
"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

LUAN PËRZHITA: Për Akademinë e Studimeve Albanologjike presim një rritje buxheti 20 përqind për aktivitetet e vitit 2023, pjesa kryesore botimet dhe kërkimi shkencor

Shkruar nga Julia VRAPI 22 Nëntor 2022

“Ditët e Albanologjisë” bënë bashkë studiuesit në Tiranë. Ekspozita, prezantime të botimeve të ndryshme, si dhe konferenca shkencore janë pjesë e “Ditëve të Albanologjisë” edicioni XIII organizuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike. Rektori Luan Përzhita tha dje se Akademia e Studimeve Albanologjike për asnjë çast, nuk e ka ndalur punën për të prezantuar para botës akademike europiane e më gjerë, arritjet më të mira të albanologjisë shqiptare. Institutet Arkeologji, Gjuhësi dhe Letërsi, Histori, si dhe Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit janë pjesë e ASA-s, por rektori Luan Përzhita tregon se sa i takon mbështetjes financiare kanë bërë kërkesë për rritje buxheti vitin që vjen. Sipas tij kjo rritje do të mbulojë zhvillimin e aktiviteteve. “Sa i takon mbështetjes financiare nga ana e qeverisë për albanologjinë, ASA në vitin 2022 ka pasur një rrije buxheti prej 10 përqind. Për vitin 2023 ne ende nuk e kemi marrë buxhetin, por nga kërkesat që kemi bërë presim një rritje 20 përqind të buxheti, që do të plotësonte deri në një farë mase aktivitetet për të cilat jemi të interesuar të zhvillojmë gjatë vitit. Natyrisht pjesa kryesore do jetë te botimet, si dhe lidhjet që do të ketë albanologjia me kërkimin shkencor në trojet shqiptare, por dhe më gjerë”, thotë prof. dr. Përzhita për mbështetjen financiare për ASA-n. Po ashtu rektori Përzhita tregon se kërkesa për mbulim me buxhetin e shtetit ka qenë dhe për muzeun Arkeologjik apo dhe laboratorin. “Një kërkesë tjetër është në lidhje me restaurimin, që do ti bëjmë muzeut Arkeologjik dhe me laboratorin e etnografisë dhe kulturës popullore, që ne i kemi prezantuar dhe presim me një mbulim nga buxheti i shtetit”, tregon rektori Përzhita.
Në fokus gjuha shqipe
Rektori Luan Përzhita thotë se edicioni i 13-të i “Ditëve të Albanologjisë” fokusin kryesor do ta ketë tek gjuha shqipe. “Me rastin e 50- vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, në data 25 dhe 26 në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet konferenca “Një komb një gjuhë”, ku marrin pjesë rreth 80 studiues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si dhe nga Europa”, thotë ai. Një tjetër aktivitet i rëndësishëm lidhet sipas prof. dr. Luan Përzhitës dhe me ndërkombëtarizimin e albanologjisë shqiptare, që u trajtua dje në sallën e albanologjike në Pallatin e Kongreseve. “Albanologjia përtej nesh”, një prezantim i marrëveshjeve ndërkombëtare që ASA ka lidhur këtë vit me universitete, qendra e agjenci të kërkimit shkencor nëpër rajon, Evropë e më gjerë. Rektori Përzhita tregon se janë rreth 80 marrëveshje ndër institucionale. “Janë marrëveshje të fushës së arkeologjisë, antropologjisë, gjuhësisë dhe historisë, të cilat fokusohen në kërkimin shkencor, por dhe në shkëmbime, konferenca dhe fonde të përbashkëta për të publikuar mbi ngjarjet, situatat dhe vende të ndryshme të popullsisë jo vetëm shqiptare, por dhe ballanike e më gjerë”, tregon Përzhita. Në “Ditët e Albanologjisë” dje u prezantuan disa nga botimet më të rëndësishme të ASA-s për këtë vit: “Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX”, vëllimi IV, grup autorësh; “Xhubleta” nga prof. Afërdita Onuzi, “Dardanët” nga prof. Luan Përzhita, “Vegla bakri dhe sëpata bronzi në Shqipëri dhe Kosovë” nga Adem Bunguri. Në përmbyllje, në ceremoninë “Çmimi i Albanologjisë”, u nderuan albanologu Robert Elsie-n (pas vdekjes), gjuhëtari Agron Duro dhe arkeologu Skënder Aliu.
Më të lexuarat


Kalendar i ngjeshur artistik në TKOB për muajin shkurt, zbardhen aktivitetet

Plas sherri Blushi-Kadare, e bija e shkrimtarit e akuzon për intervistën, Ben Blushi e konsideron si të paedukatë

Në 95-vjetorin e lindjes të ish-partizanit të Brigadës së I Sulmuese, Hazis Ndreut që ngjiti majat e pushtetit vendor dhe institucioneve kulturore artistike

Një projekt konservimi për zbulimin e ri arkeologjik në Durrës

Komedia franceze “La Baby -Sitter”, ku trajtohet problemi i marrëdhënieve në çift, do të vijë në skenën teatrore

Trashëgimia arkeologjike, në konferencën për projektin Adriatiko-Jonian “Transfer 1071”

Buxheti i “Bonusit të Rijetësimit”, për projekte restauruese dhe rijetësim të objekteve monument kulture

Mbrëmja poetike “Kadare në vargje” në 87-vjetorin e shkrimtarit

Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me aktorët Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj nis sezonin në Tiranë

Oltsen Gripshi: Është themelore dhe detyrë e ne historianëve dhe kuratorëve të dimë të ndajmë vlerat nga mediokriteti dhe amatorizmi në art
