
Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

“Luba” me një histori tragjike dashuria në skenën e Teatrit Eksperimental

Shkruar nga SOT.COM.AL 16 Mars 2023

Vepra “Luba” vjen në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”. Shkruar nga autori Ylljet Aliçka vepra është me regji nga Armand Bora. Shfaqja teatrore “Luba” rikthehet në skenën e Tiranës, pasi u shfaq më parë në teatrin “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit. Me regji nga Armand Bora, “Luba” është një histori tragjike dashurie. Vepra do të jetë në skenën e Teatrit Eksperimental mbrëmjet e datave 17 dhe 18 mars. Produksion privat që luhet në skenë nga aktorët Xhoana Karaj, Kristian Koroveshi, Igli Fusha, Livion Aliaj, Klaudio Gega, Eno Basha. Koreografe Veroniki Chatzopoulou, kompozitor Enis Mullaj, as/regjisor Astiano Shehaj. Luba është historia tragjike e një gruaje të huaj, martuar me një shqiptar. Ngjarje dhe histori të viteve ‘60-‘70 vijnë në skenë përmes parodizimit të sistemit diktatorial dhe shpërfaqjes së thelbit të tij kriminal. Më herët regjisori Armand Bora ka treguar se shoqëria jonë ka ende detyrim ndaj personave që vuajtën në diktaturë. "Kënaqësia për vënien e kësaj shfaqje, është e dyfishtë, qoftë për sprovën e vënies së një forme të re teatrore, edhe për sa i përket faktit që iu rikthehemi këtyre temave, sepse ne si shoqëri kemi detyrim akoma ndaj këtyre personave, që vuajtën dhe e paguan shtrenjtë atë sistem, dhe për më tepër kur janë edhe të huaj, siç është rasti i Lubës. Këto gra, erdhën në Shqipëri duke ëndërruar parajsën dhe gjetën ferrin. Në këtë rast shoqëria ka detyrim, që minimalisht t'i kujtojë me një shfaqje”, shprehet regjisori Bora. “Luba" është një playbacktheater për herë të parë në skenën shqiptare. I krijuar për herë të parë në vitin 1975 në Amerikë, nga Jonathan Fox dhe Jo Salas, playbacktheater është një teatër i ndërtuar mbi interaktivitetin me spektatorët. Shfaqja teatrore “Luba” është në vijim të aktivitetit të Armand Borës si regjisor në teatër.
Më të lexuarat


“Gdhendja e germave të gjuhës shqipe në shtypshkrimet e Pjetër Budit”, në kuadrin e “Tragë”

Ekspozita “Rrugës...” nga artistët Emanuel Koko dhe Bertrand Shijaku, ku prezantohen punimet më të fundit në skulpturë dhe grafika

Artisti Adrian Paci në Akademinë e Shkencave për “Trajektore të ndërthuruna”

Frano Kulli: Rrjeti i librarive në Shqipëri është ai i fillimviteve '90, ende nuk ka një librari serioze në Tiranë

Konkursi ndërkombëtar për muzeun “Besa”, Ministria e Kulkturës shtyn afati deri më 30 mars

TKOB hap thirrjen për programin e parë profesional muzikor në Shqipëri “Akademia Teatrale”, Ermonela Jaho rikthehet për të kontribuar me një masterclass

Muzikë dhe poezi nga artistët në Sarajet e Toptanasve

Jaho Brahaj: Lahuta dhe Eposi Shqiptar janë trashëgimi kombëtare dhe jo pasuri që mundet të certifikohet me praktika kadastrale nga Ministria e Kulturës

Aktorët Ema Andrea dhe Dritan Boriçi me interpretime poezish në COD

“Gruaja e thyer” një monodramë që trajton boshllëkun njerëzor, vetminë dhe krizën e individit në marrëdhënie me shoqërinë ku jeton
