
“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

“Luba” nga regjisori Armand Bora, drama e një historie dashurie në diktaturë në skenën teatrore

Shkruar nga Julia Vrapi 10 Mars 2023

Ngjarje dhe histori të viteve ’60-’70 në vendin tonë vijnë në “Luba”. Një vepër teatrore shqiptare shkruar nga Ylljet Aliçka, që e sjell në skenë regjisori Armand Bora. "Luba" një playbacktheater për herë të parë në skenën shqiptare do të jetë për dy mbrëmje me radhë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit nën interpretimin e shtatë aktorëve. “Luba” do të jetë për publikun mbrëmjet e datave 11 dhe 12 mars. “Luba” është historia tragjike e një gruaje të huaj, martuar me një shqiptar. Ngjarje dhe histori të viteve ‘60-‘70 vijnë në skenë përmes parodizimit të sistemit diktatorial dhe shpërfaqjes së thelbit të tij kriminal. Më herët regjisori Armand Bora ka treguar se shoqëria jonë ka ende detyrim ndaj personave që vuajtën në diktaturë. "Kënaqësia për vënien e kësaj shfaqje, është e dyfishtë, qoftë për sprovën e vënies së një forme të re teatrore, edhe për sa i përket faktit që iu rikthehemi këtyre temave, sepse ne si shoqëri kemi detyrim akoma ndaj këtyre personave, që vuajtën dhe e paguan shtrenjtë atë sistem, dhe për më tepër kur janë edhe të huaj, siç është rasti i Lubës. Këto gra, erdhën në Shqipëri duke ëndërruar parajsën dhe gjetën ferrin. Në këtë rast shoqëria ka detyrim, që minimalisht t'i kujtojë me një shfaqje apo bashkëbisedim të tillë", shprehet regjisori Bora.
Puna me veprën
I krijuar për herë të parë në Amerikë nga JonathanFox dhe Jo Salas në vitin 1975, playbacktheater është një teatër i ndërtuar mbi interaktivitetin me spektatorët. Regjisori Armand Bora ka treguar se kur vendosi për ta sjellë këtë vepër në skenë, formati i saj krijonte lehtësi për ta përshtatur në një formë të re teatrore, që është playbacktheatre. “Mua më pëlqeu teksti, sepse përveç historisë që është shumë me ngarkesa emocionale, ishte shkruar në një format të tillë modern, që më krijonte lehtësi për të përshtatur një formë të re teatrore që është playbacktheatre, që për herë të parë eksperimentohet në Shqipëri. Një formë që është krijuar në Amerikë dhe është shpërndarë më pas nëpër gjithë botën. Një histori, që rrëfehet dhe materializohet në skenë nga aktorët”, tregon regjisori për pjesën që solli në skenë. Interpretojnë në shfaqje Xhoana Karaj, Kristian Koroveshi, Igli Fusha, Astiano Shehaj, Livion Aliaj, Klaudio Gega, Eno Basha. Koreografe Veroniki Chatzopoulou, kompozitor EnisMullaj dhe as/regjisor: AstianoShehaj. Autori Ylljet Aliçka është i vlerësuar në krijimtarinë e tij ndër vite dhe këtë herë vepra e tij sillet në skenë nga Armand Bora. Si regjisor Armand Bora ka shumë vite pune në teatër, duke filluar prej vitit 1994 në teatrin “Petro Marko” në Vlorë dhe për të vazhduar pastaj në Teatrin e Operës, Teatrin Kombëtar, në disa skena të tjera shqiptare dhe të huaja deri në Australi, ku ka mundur të bashkëpunojë me dy aktorë australian në teatrin e famshëm “La MAMA” në Melburn, etj.
Më të lexuarat


Shqipëria pjesë e “First Kings of Europe”, objekte të trashëgimisë prehistorike në ekspozitën ndërkombëtare në SHBA dhe në Kanada

Çmimi “Nderi i festivalit” për Ansamblin Popullor në Vitie

“Burrnesha”, “Pesë stinët e armikut të popullit” dhe “Kthimi i Karl Majit” vepra të autorit Jeton Neziraj në skenën e Teatrin Kombëtar Eksperimental

“Dasma e Lunxhërisë” në vitin 1874, shfaqja e parë teatrore e dokumentuar në Shqipëri

Prodhime kinematografike të viteve 2020-2022 prezantohen në “Ditët e Filmit Malazez”, filmat pas Tiranës do të shfaqen në Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër

TKOB: Opera “Don Pasquale” afroi me kulturën operistike pranë dyerve të teatrit një publik të ri

Vladimir Doda: Teatri është në të njëjtën situatë që gjendet shoqëria shqiptare dhe ca më keq

Vladimir Hasimi, ikona e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, një jetë duke mbrojtur dhe promovuar vlerat e shkëlqyera të trashëgimisë kulturore jomateriale mbarëkombëtare shqiptare

“Gdhendja e germave të gjuhës shqipe në shtypshkrimet e Pjetër Budit”, në kuadrin e “Tragë”

Ekspozita “Rrugës...” nga artistët Emanuel Koko dhe Bertrand Shijaku, ku prezantohen punimet më të fundit në skulpturë dhe grafika
