Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

 Lufta e Vlorës në 100 vjetor, studiuesit në konferencë shkencore kombëtare

 Lufta e Vlorës në 100 vjetor, studiuesit në konferencë

Konferenca shkencore kombëtare në 100-vjetorin e Luftës së Vlorës (1920-2020) bëri bashkë studiues të ndryshëm. Konferenca "Lufta Kombëtare e Vlorës, luftë për mbrojtjen dhe rikonfirmimin e Pavarësisë", që u zhvillua në teatrin “Petro Marko” u drejtua nga akademik Shaban Sinani, prof. dr. Paskal Milo dhe akademik Pëllumb Xhufi. Akademik Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave në fjalën e tij tha se është një detyrim i përhershëm i historiografisë shqiptare t’u japë vendin dhe peshën e merituar epokave më të lavdishme të historisë sonë të re, ngjarjeve madhore që kanë përcaktuar ekzistencën tonë, identitetin tonë, mbijetesën e ardhmërinë tonë si popull e si vend. “Pa dyshim periudha historike e viteve 1918-1920, me Luftën e Vlorës si ngjarje kulmore; tërë zhvillimet para dhe pas saj, për nga rëndësia dhe vlera, përbëjnë një prej periudhave që meritojnë interesimin e veçantë të historianëve, të politikës e të tërë opinionit, si dhe të institucioneve kryesore të kërkimit e studimit në këto fusha. Është kjo arsyeja pse figurat tona më të spikatura, historianët më në zë të Akademisë së Shkencave dhe të institucioneve të tjera akademike , i kanë kushtuar ne vazhdimësi studimet e tyre më serioze e profesionale kësaj periudhe të historisë sonë. Shembullin e tyre po e ndjekin me po atë përkushtim edhe shumë nga studiuesit e sotëm”, u shpreh Gjinushi. Sipas tij, analizimi nga afër i kësaj periudhe ka rëndësi për t’u dhënë vlerën e duhur e për t’i paraqitur me objektivitet tërë veprimet e zhvillimet kulmore te shqiptarëve gjatë shekullit të 20-të, që është shekulli i luftës për pavarësi dhe bashkim kombëtar të shqiptarëve, duke nisur me shpalljen e Pavarësisë më 1912, me Luftën e Vlorës më 1920, me luftën për çlirim krah aleatëve në Luftën e Dytë Botërore, me përqafimin e lëvizjes demokratike në vitin 1990 dhe së fundi me luftën çlirimtare të Kosovës përkrah NATOS, me 1999 në mbyllje të shekullit. Në fjalën e tij kreu i ASH vijoi më tej se lufta e Vlorës ishte e tërë shqiptarëve. “Lufta e Vlorës tregoi qartë se pavarësia jonë u fitua me luftë. Ajo nuk u arrit vetiu, me shpalljen e saj më 1912, dhe as prej përkrahjes dhe interesave të ndonjë fuqie të kohës në momente të caktuara. Vlora tregoi se pavarësia ishte rezultati i tërë lëvizjeve për mëvetësinë shtetërore të Shqipërisë, të nisura që nga fillimi i shekullit dhe të kurorëzuara në Luftën e Vlorës, si luftë e tërë shqiptarëve”, u shpreh akademik Gjinushi.