BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Kultura

Lufta kundër piraterisë, gjoba dhe ndëshkime kush nuk respekton ligjin, QKLL dhe IMT memorandum bashkëpunimi

Lufta kundër piraterisë, gjoba dhe ndëshkime kush nuk respekton

Gjoba dhe ndëshkime për piraterinë e librave, ku e drejta e autorit duhet të respektohet sipas ligjit. Kjo u diskutua në takimin që u bë në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL) dhe Inspektoriatit të Mbikëqyrjes së Tregut, ku u nënshkrua dhe memorandum bashkëpunimi për luftën kundër piraterisë në vendin tonë. Bazuar në këtë marrëveshje të bërë ditët e fundit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Inspektoriati i Mbikëqyrjes së Tregut angazhohen për hapa konkretë për luftën kundër informalitetit dhe piraterisë, përmes një memorandumi bashkëpunimi. Memorandumi me në fokus mbrojtjen e pronësisë intelektuale në fushën e letrave shqipe, u nënshkrua nga drejtoresha e QKLL Alda Bardhyli dhe kreu i Inspektoriatit të Mbikëqyrjes së Tregut Ladrim Sahitaj. Në fjalën e saj drejtoresha e QKLL Alda Bardhyli tha se Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të punojnë së bashku për organizimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese për të drejtat e autorëve dhe të pronësisë intelektuale. Kjo sipas Bardhylit, për të bërë të mundur ndërgjegjësimin e të gjithë zinxhirit të subjekteve dhe faktorëve në industrinë e librit, duke realizuar aktivitete informuese mbi detyrimet ligjore që duhen përmbushur në bazë të ligjit 36/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” si edhe ligjit Nr. 9616, datë 27.9.2006 “Për Librin në Republikën e Shqipërisë. “Mbrojtja e dorëshkrimeve të autorëve shqiptarë dhe përgatitja e tyre për botim në bazë të legjislacionit përkatës është një nga pikat e kësaj marrëveshje”, u shpreh ndër të tjera drejtoresha Bardhyli.

Informaliteti problem

Kreu i Inspektoriatit të Mbikëqyrjes së Tregut Ladrim Sahitaj tha se me interes të veçantë do të jetë shkëmbimi i eksperiencave dhe realizimi i trajnimeve të përbashkëta ndërmjet ISHMT dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. “Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut do të ofrojë serinë e broshurave informuese ndërsa Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të ofrojë botimet e tyre”, tha Sahitaj. Informaliteti vijon të jetë ende një temë e ndjeshme për sa i përket librit. Vetëm një muaj më parë përmes një tryeze diskutimi botuesit ngritën zërin mbi rëndësinë, që ka marrja e hapave konkretë në këtë fushë. Kreu i shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri ngriti në këtë tryezë problemin e fotokopjimit pa leje të librave pranë fakulteteve, botimi i librave pa të drejtën e autorit dhe piratimi nga persona të dytë i veprave, të cilët i shesin nëpër tezga, skanimi i librave pa leje dhe nxjerrja e tyre në faqet e internetit, të cilat ua shesin lexuesve kundrejt një pagese. Edhe pse terreni i veprimit është i vështirë përmes këtij memorandum pritet të ketë hapa konkretë në mbikëqyrjen e tregut, duke ndëshkuar me gjoba dhe pezullim të aktivitetit në raste shkeljeje të përsëritura.