BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Luftar Paja: Drama shqipe ka mangësi dhe do vëmendje të veçantë, skenarët e filmave duhet t’i bëjnë ata që kanë mendim krijues

Luftar Paja: Drama shqipe ka mangësi dhe do vëmendje të

Vlerësimet dhe sukseset e kanë shoqëruar aktorin e njohur Luftar Paja në jetën artistike. Një aktor i dashur për publikun, i cili e ka vlerësuar me rolet e tij në komedi, drama dhe filma të ndryshëm, por dhe me estradën ndër vite. “Artist i Popullit” Luftar Paja tregon se si aktor, me ata regjisorë që ka bashkëpunuar, ka qenë një punë shumë e mirë dhe secili i ka vlejtur në jetën e tij artistike. Një kohë e vështirë për artin nga pandemia, por aktori Luftar Paja shprehet se tani njerëzit kanë nevojë për një ndryshim të gjendjes emocionale, dhe sidomos artistët kanë pasur kohë që të mendohen dhe të nxjerrin gjëra me cilësi në jetën artistike. Roli i fundit në skenë ka qenë me një shfaqje vitet e fundit, por Luftar Paja shprehet se pret që të ketë një propozim për rol, që ta joshë nga ana artistike dhe të jetë në skenë. Por ashtu si dhe artistë të tjerë edhe aktori Luftar Paja shprehet për problemet e jetës artistike dhe thotë se teatrot në rrethe janë të vakëta, dhe duhet bërë më shumë për artistët. Problem për aktorin është dhe mungesa e dramës shqipe në skena. Sa i takon kinematografisë, si aktor i roleve në disa filma të njohur, Luftar Paja thotë se sot problem është skenari.

 

-Pandemia solli shumë kufizime për njerëzit, ju si e kaluat këtë kohë?

Vetëkuptohet që kjo kohë ka qenë e zymtë, por që njerëzit ishin në panik nga virusi dhe pothuajse nuk mendonin fare për art dhe kulturë. E mbanin mendjen vetëm kush është sëmurë dhe frika mos infektoheshin. Kjo periudhë e Covid-19 i futi njerëzit në panik. Unë kam një banesë në Orikum dhe aktualisht jam këtu, por dhe gjithë dimrin e kalova buze detit.

-Këto ditë u bë me dije dhe lajmi për hapjen e masave, mes të tjerave do të lejohen dhe aktivitetet në teatro. Për ju sa i shërben artistëve kjo?

Mendoj që njerëzit kanë nevojë për një ndryshim të gjendjes emocionale, sidomos artistët kanë pasur kohë që të mendohen dhe të nxjerrin gjëra me cilësi. Sidomos tani që është dhe koha e turizmit artistët mund të bëjnë gjëra shumë të bukura, qoftë në qendra turistike apo në plazhe, kudo që ata të jenë. Ka variante dhe ka kohë që munden të nxjerrin gjëra me vlera.

-Pandemia ashtu si fusha të tjera të jetës, godit dhe artin. Për ju si ndikoi te teatri?

 

Ashtu si të gjitha sferat, edhe sferën e artit pandemia e goditi rëndë, sepse njerëzit ishin mësuar me komunikim, me njëri-tjetrin. Qendrat artistike janë ato që të mbajnë jetën gjallë, por njerëzit kanë shumë nevojë që të rigjallërohen dhe të rikomportohen me njëri-tjetrin. Megjithatë kujdesi duhet të jetë i vazhdueshëm, sepse virusi nuk është zhdukur plotësisht, pavarësisht nga shenjat që jepen mjekësia, që u mbyllën spitalet covid, etj. Por vigjilenca nuk duhet të zbehet. Me gjithë nevojën që ka për rigjallërimin e jetës artistike, ka nevojë dhe për kujdesin e madh, që duhet treguar në këtë drejtim.

 

-Çfarë duhet bërë për institucionet teatrore tani, që po hiqen kufizimet?

Mendoj se regjisorët duhet të kenë akumuluar në këtë drejtim, dhe duhet me doemos ti shpalosin e vlerat e tyre në mënyrë cilësore. Kanë pasur kohë regjisorët për tu menduar dhe demonstruar atë akumulim, që kanë grumbulluar.

-Një periudhë që kaloi pa aktivitete në teatro, por janë zhvilluar disa festivale sipas mundësive që kanë pasur dhe për shkak të pandemisë. Nëse flasim për zhvillimin e festivaleve të teatrit ku ka dhe konkurrim, për ju çfarë duhet të jetë në vëmendje?

Patjetër që gara artistike duhet të jetë në festivale më e kujdesshme, edhe masiviteti duhet të jetë gjithmonë e distancimeve, aq sa mund të lejohen. Mbi të gjitha nëse është toleruar orari, koha etj, nuk është toleruar kujdesi që duhet pasur në këto lloj aktivitetesh. Kështu që, gjithmonë duet hedhur dy hapa para dhe një hap prapa.

-Në vitin 1968 ju jeni emëruar aktor profesionist në estradën e Fierit, por keni vijuar dhe me teatrin. Kanë kaluar dekada nga ajo kohë dhe çfarë mund të na thoni mbi rëndësinë e këtyre trupave artistike në rrethe?

Estradat profesioniste janë sfumuar komplet, por dhe teatro shumë pak kanë mbetur me aktivitet artistik, duke përjashtuar deri diku teatrin e Korçës deri diku, dhe Teatri Kombëtar nuk diskutohet. Por teatrot e tjera janë të vakëta. Mund të them që Ministria e Kulturës apo qeveria duhet ti kushtojë vëmendje sidomos disa teatrove të rretheve të mëdha. Vlora e ka të nevojshme, Shkodra po, Fieri, etj, janë disa teatro që kanë dhe traditën që është zbehur. Por kjo kërkon një punë për ta ringritur këtë, sepse pothuajse teatrot në rrethe kanë mbetur bosh pa artistë si dikur. Përmend Fierin, goxha institucion, një godinë e bukur që u rikonstruktua, por nuk vlen ai rikonstruktim po nuk e plotësove me elementin artistik. Pra që të kenë vazhdimësi me artistët, por kjo vazhdimësi mungon, sepse dhe artistët që dalin nga Universiteti i Arteve nuk e kanë mendjen të punojnë nëpër rrethe, por të grumbullohen të gjithë në qendër në Tiranë. Arti nuk është vetëm në kryeqytet, por dhe në Gjirokastër, Vlorë, Korçë, Shkodër, etj. Duhet punuar që të ketë kushte për artistët.

-Dramaturgë të njohur pohojnë herë pas here, që drama shqipe duhet të jetë më shumë në skena. Kjo vijon prej vitesh, për ju çfarë duhet bërë?

Sa i përket dramës shqipe ajo ka një mangësi. Njerëzit janë prirur pas dramave të huaja dhe e kanë lënë si dorë të fundit, pothuajse të harruar këtë punë. Kjo nuk i falet institucioneve artistike dhe as artistëve që merren me këto probleme. Drama shqipe do një vëmendje të veçantë. Ashtu si bëhen festivale të ndryshme të teatrit tek ne, ashtu të bëhet dhe festivali i dramës shqipe. Me një fjalë, nëse brenda vitit kemi zgjedhur 1 apo 2 drama sërish kemi bërë një punë të dobishme sidomos për dramën shqipe. Njerëzit duhen nxitur, stimuluar që ti kushtojnë vëmendje kësaj pune, qoftë dramaturgët dhe regjisorët, ose edhe ato vepra shqipe që kanë qenë me pak përpunim mund të rivendosen në skenat teatrore.

-Një jetë artistike në dekada me role, që janë duartrokitur nga publiku. Në galerinë tuaj të personazhe kë veçoni?

Rolet për artistin janë gjithmonë si puna e fëmijëve. Këtë nuk e kam thënë unë, por artistë më të mëdhenj dhe më të dëgjuar si Kadri Roshi, Violeta Manushi, Sulejman Pitarka etj. Nuk mund të veçosh fëmijët. Për prindin janë të gjithë të barabartë pavarësisht nuancat e veçanta që kanë gjithsecili, por artisti për deri sa i interpreton ato role, do të thotë që i ka pëlqyer dhe i ka bërë hyzmetin, kështu që për atë janë të dashur.

-Ju në vite keni qenë në shfaqje të ndryshme në teatër, kë veçoni nga bashkëpunimet me regjisorët?

Tani vlerësime ka shumë. Atje ku të dhemb dhëmballa vete gjuha. Unë përshembull kam punuar me Pëllumb Kullën, me Piro Manin, Gëzim Kamen, e shumë regjisorë të tjerë të cilët kanë vlerat e tyre, stilet e tyre, më i dashur njëri se tjetri për mua. Kështu që nuk mund ti ndaj me thikë e të them ky regjisor i mirë dhe tjetri jo. Unë si aktor me ata regjisorë që kam bashkëpunuar ka qenë një punë shumë e mirë, dhe secili mua më ka vlejtur në jetën time artistike.

-Ju keni luajtur role të ndryshme në drama dhe komedi, por këto kohë a keni pasur propozime për role në shfaqje?

Përderisa unë ndihem shumë mirë fizikisht pres që edhe të më joshin artistikisht. Kështu që varet nga këndvështrimi i regjisorëve, që më njohin mua.

-Si aktor jeni me role në prodhime të suksesshme të kinematografisë shqiptare. Si po e shikoni zhvillimin e saj?

Kinemaja shqiptare për mendim tim është bërë me pikatore. Nuk ka më atë organizim që ka pasur njëherë kohë, që e quanin Kinostudio “Shqipëria e re”. Tani kinemaja shqiptare është kush mund të zhvasë ndonjë gjë private, dhe më shumë privatisht se sa në mënyrë të organizuar.

-Ju përmendët Kinostudion, ku prodhimet e para 1990 i ndjek publiku. Si e shikoni këtë për vlerat artistike të filmave?

Filmat shqiptarë para 1990 kërkojnë kujdesin e tyre në pastrimin e disa ideologjizmave, por në përgjithësi populli i do, sepse ato pak a shumë kanë pasqyruar një realitet të jetës shqiptare. Nuk mund ta absolutizojmë, që kanë qenë të gjithë filmat cilësorë. Ka pasur aty dhe politizime të asaj kohe, por me një kujdes në këtë drejtim do të shfaqen, sepse i do populli.

-Skenari nga artistë të ndryshëm përmendet si probleme në prodhimet sot. Nuk ka më skenaristë si dukur janë shprehur ata. Ju çfarë mund të na thoni?

Mendoj se kanë pasur të drejtë që të shprehen kështu, sepse vëmendja është spostuar nga skenarët e filmave artistikë, dhe shumica e njerëzve rendin të bëjnë gjëra “të mëdha”, kërkojnë të bëjnë romane e gjëra që ndoshta janë dhe jashtë mundësive të tyre. Por sidomos që të jetë një skenar, për mua duhet të ketë parasysh që ta njoh jetën, fabulën që do të shtjellojë në atë vepër artistike kinematografike. Kështu që nuk është me një të rënë të lapsit, dhe të thuash që kushdo mund të bëjë skenarë. Skenarët në filma duhet ti bëjnë ata që kanë kulturë dhe mendim krijues cilësor. Kështu që dhe kjo kërkon konkurse të një pas njëshme për të nxitur krijimtarinë e skenarëve apo dramave shqipe, e të gjitha të letërsisë artistike.

-Krijuesit sot flasin dhe për probleme financiare në kinematografi. Sipas tyre buxheti i paktë sjell vështirësi me filmat. Si ndikon kjo?

Kjo është një deficit i madh. Çdo gjë që kemi diskutuar si dramat, filmat, skenarët, shfaqjet artistike pa para nuk bëhen. Duhet të investohet.

-Me një galeri të pasur rolesh në vite dhe vlerësime, si ndiheni sot kur kanë kaluar dekada që nga roli i parë?

Unë në masën e gjerë të artdashësve ndjehem komod. Por mendoj, që më shumë vlerësim duhet të kenë artistët nga institucionet që paguhen për atë punë.

-Titulli “Mjeshtër i Madh” është dhënë për emra të ndryshëm. Ju nuk e keni këtë titull...

“Mjeshtër i Madh” nuk ka ç’më duhet kur unë kam titullin “Artist i Popullit”, që e kam marrë vite më parë.

-Po ndahen shumë tituj...

Tani këto tituj që jepen, kanë ikur nga meritokracia dhe po jepen nga politokracia. Janë politizuar. Cili president vjen mendon krahun politik, që di ai. Kështu që për mendimin tim shumë tituj janë dhënë pa meritokraci.

-Ju po qëndroni në Orikum, po në Tiranë kur do ktheheni?

Besoj nga muaji shtator apo tetor do kthehem në Tiranë.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat