Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Luftar Paja: Jam për Teatër të ri Kombëtar, është i të gjithë Shqipërisë

Postuar: 14/06/2018 - 12:32

Gjatë dëgjesës për Teatrin e ri me kryebashkakun Erion Veliaj, ka folur edhe aktori Lufatar Paja. Ai është shprehur që është dakort për një Teatër të ri Kombëtar, më cilësor  dhe me përmasa kombëtare.

"I respektoj të gjitha mendimet e kolegëve, -  tha Paja, por jam për Teatër të ri Kombëtar me të gjitha përmsat që i takon një Teatri nacional shqiptar.  Por që të kemi këtë Teatër mua nuk më vjen mirë që ne si artistë harrojmë gjënë kryesore dhe merremi me llaçin dhe tullat. Këto janë të ndara: Ka kush përgjigjet për llaçin e tullat, ka kush përgjigjet për betonin. 

Ne si artistë duhet të bashkojmë forcat për llaçin dhe betonin artistik. Ja e bëmë dhe Teatrin, por a kemi ndonjë Romeo dhe Zhuljetë që të demostrojmë atje?  Kjo është një çikë e thellë mendoj unë, e fillon që nga Universiteti i Arteve, kush jep mësim atje dhe çfarë bëjnë për të ardhur pastaj këtu tek llaçi e tullat.

Më vjen keq që lokalizohet jo Tirana, jo Korça, jo Shkodra. Teatri Kombëtar e ka emrin Kombëtar dhe aty duhet të vijnë ata jo që banojnë në Tiranë, por ata që e meritojnë Teatrin Kombëtar. 

Ndaj nuk duhet të lokalizohet, se Teatri është i gjithë Shqipërisë. Ndaj të mos ofendojmë nejri -tjetrin por ta respektojmë njeri -tjetrin.

Të mos merremi me ato metro, jo aq po kaq, aty ka specialistë që duhet të merren me atë punë.”

Në fjalën e Pajës ka ndërhyrë në fund një avokate nga shoqëria civile, të cilën Paja e ka ndërprerë me fjalët: “Nuk ka nevojë për avokat, se jam avokat vetë." 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 07:26

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" bën me dije se shfaqja teatrore “Magjia e Jozef  Bider” me regji nga Milto Kutali dhe aktorin Arben Derhemi do të jetë për publikun deri të

Postuar: 24/05/2019 - 07:25

Koncerti simfonik nga "Peizazhet Muzikore" me veprën muzikore të Dmitri Shostakovich er

Postuar: 24/05/2019 - 07:23

Veprimtaria “Ndalohet të mos prekësh” bëri që grupi i dytë i fëmijëve me probleme shi

Postuar: 24/05/2019 - 07:22

Ministria e Kulturës në politikat e saj për librin ka çelur për disa vite fondin për krijimtarinë

Postuar: 23/05/2019 - 07:36

Në Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri” Berat, prezantohet sot sistemi dixhital i aud

Postuar: 23/05/2019 - 07:35

“I humburi” titullohet filmi me skenar nga Tonin Çekliqi dhe regji nga Bruno Shllaku

Postuar: 23/05/2019 - 07:34

Artistët shprehen se ndryshimet në ligjin e artit janë të rëndësishme për të përmirësuar situatën