BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Luftar Paja: Teatri ka dy probleme të mëdha, mungesën e regjisorëve dhe dramës shqipe

Luftar Paja: Teatri ka dy probleme të mëdha, mungesën e

Aktori i njohur Luftar Paja shprehet se në teatrin shqiptar problem mbetet mungesa e regjisorëve. Sipas tij sot janë pak regjisorë të afirmuar, dhe ky është një problem që prej vitesh ndikon dhe në shfaqjet teatrore në skena të ndryshme të teatrit. Në intervistën për “SOT” aktori Luftar Paja rendit një sërë problemesh që janë me teatrin, por dhe kinemanë. Sipas tij kemi aktorë të mirë, por për regjisorët ka probleme. Për aktorin e njohur këtu duhet të ndërhyjë dhe shteti, dhe Ministria e Kulturës duhet të dërgojë jashtë vendit për specializim regjisorët. Ai përmend se jo vetëm në teatër, por dhe në kinematografinë shqiptarë nuk ka më regjisorë si dikur. Problem për aktorin është dhe mungesa e dramës shqipe, që sipas tij duhet të jetë më shumë në skena. Këto ditë, aktori i njohur Luftar Paja ka nisur punën për një tjetër projekt artistik.

-Me çfarë po merreni këto kohë sa i takon aktivitetit tuaj artistik?

Ne kemi akoma vazhdimësinë e komedisë “Mbesa e krahinarit”, që është e shkruar nga Kristo Floqi, por regjisori dhe stafi drejtues i veprës e sollën në kohë. Neglizhenca në punë ka pasur në atë kohë në vitet 30, ka edhe sot. Çdo periudhë ka të mirat dhe të këqijat e saj. Ne u munduam, që ta biem në kohë këtë komedi pa cënuar idenë dhe pa cënuar dhe kohën. Unë kam fjalët më të mira për grupin, që ishim në këtë shfaqje, edhe në radhë të parë dashamirësia e drejtoreshës së Teatrit të Metropolit Jonida Beqaj, që na i krijoi të gjitha kushtet, dhe ajo është një artiste që e do punën, edhe jeta në atë institucion gumëzhin. Nuk është grupi që mora pjesë unë, por ishin paralel dhe disa grupe të tjera me artistë. Pavarësisht se ishte festivali i dramës shqipe “Metrofest”, atë institucion nuk e gjen bosh, ka gjithmonë aktivitet. Me këtë shfaqje ne me datë 16 do të jemi në një tjetër festival komedie. Unë isha më i vjetri aktor në këtë shfaqje dhe të tjerët ishin të rinj, por punova me një pasion të veçantë, sepse dhe ata ishin djem dhe vajza të shkëlqyer, shumë të mirë. Kam fjalët më të mira për regjisorin Aldi Hysotoçi, që e kishte premierën e parë me ne, dhe ishte një djalë me pasion për punën, dhe që akumulon dhe vepron.

-Ju ishit në një festival të dramës shqipe, për ju sa rëndësi pati?

Ajo ishte një vepër e shkruar në vitet ‘30, i takonte arkivit të dramës shqipe. Po si ajo ishin në skenë dhe vepra të tjera të arkivit. Drama shqipe ka shumë rëndësi. Kristo Floqi siç dihet ka qenë një intelektual i mirëfilltë, ka rritur deri dhe ministër i Drejtësisë. Si shumë të tjerë edhe ai pati fatkeqësinë që e burgosën, por ai ka lënë disa vepra të cilat e kanë gjetur dritën e skenës me sukses, siç ka qenë dhe vepra “Zi e më zi”. Por dua të them që të rinjtë duhet të mos kursehen për të kërkuar ndihmën tonë, por dhe ne artistët e vjetër nuk duhet të kursehemi që të lozim me ata në teatër. Është një gjë shumë e bukur shkëmbimi i të resë me atë të vjetër. Fjalët më të mira kam për të gjithë artistët në shfaqje si Xhino Musollari, Donald Shehu, Alba Shtëmbarin. Festivali “Metrofest” pati një rëndësi të jashtëzakonshme, sepse ngjalli interesin spektatorit në radhë të parë. Çdo kohë ka pasur të mirat dhe të këqijat e saj, por e veçanta është që ne dhe këtyre brezave na del detyra që ti rikujtojmë dhe ta ringjallim dramën shqipe dhe komedinë. Sepse në fund të fundit secili komb ka fizionominë e tij në tradita, kulturë e art, dhe kështu duhet ti tregojmë brezave që në kohëra të ndryshme janë bërë dhe punë të lavdërueshme. Të gjitha festivalet që janë brenda në Tiranë dhe në qytete të tjera duhet të heqin dorë që jehonë bën vetëm komedia e huaj, ato dihen që kanë shkallë më të lartë cilësore. Por zotësia jonë është, që këtë traditën tonë do ta çojmë dhe më përpara. Institucionet e teatrit kanë përgjegjësi të madhe, sepse ashtu si bëhen festivale në disa qytet të vendit dhe për çudi nuk bëhen analiza të këtyre festivaleve. Pse bëhen dhe si do bëhen në të ardhmen? Pas çdo shfaqje në festival të ketë diskutime dhe analize artistike.

-U zhvillua festivali mbarëkombëtar i teatrit në Tiranë. Nga artistët u kërkua që të vijojë të jetë traditë. Ju si mendoni?

Festivali në Tiranë përveçse të mirave nuk ka asnjë të keqe. Arti po nuk u bë i kuptueshëm për masat sa para bën? Pse mos të bëhet një festival i shkrimtarëve të dramaturgjisë shqipe. Një festival i autorëve. Kush është drama më e mirë e shkruar. Do të vijnë në festival dhe më pas i marrin në teatrot këto vepra për ti vënë në skena. Por me mendimin meskin, që çfarë do ti bëjmë dramës shqiptare se nuk ka, ky nuk është mendim, por denigrim i teatrit shqiptar. Unë nuk flas vetëm për Teatrin Kombëtar, por në përgjithësi krijimtaria artistike e krijuesve shqiptarë, sepse art nuk ka vetëm Tirana. Art ka dhe në qytete të tjera, këto institucione të teatrit duhen vlerësuar dhe stimuluar për ti bërë këto punë që duhet.

-Pse jeni shprehur se nuk kemi regjisorë?

Unë mund të jem më i bezdisuri, sepse e kam thënë disa herë këtë. Por Shqipëria ka nevojë për kualifikim dhe ky është në radhë të parë tek regjisorët e teatrit. Këtë punë duhet ta bëjë Ministria e Kulturës të nisi me shpenzimet e saj 10-15 artistë që kanë mbaruar për regjisorë, për specializim jashtë shtetit dhe të paktën prej këtyre disa do të dilnin të mirë. Kemi aktorë, por nuk kemi regjisorë sot të afirmuar, duke përjashtuar ndonjë rast me të vërtetë, që nuk kemi regjisorë.

-Artistë të tjerë pohojnë se ka humbur disiplina artistike në teatër. Për ju çfarë po ndodh?

Sot regjisorët vijnë dhe e vënë një pjesë në teatër. Thonë mblidhuni këtu tani dhe nuk ka nevojë të flisni ju dhe ti bëni analizë për dramën dhe komedinë, sepse këtë e di unë. Unë e di që regjisori është ai që ka gatuar këtë shfaqje bashkë me të parin, autorin, dhe më pas vijnë me radhë. Por tjetër punë ka autori që gjeti fabulën, dhe nuk është gjithçka autori që të thotë se kush do të luajë veprën e tij. Kompetente për këtë punë është regjisori. Aktori duhet ta bëjë mirë rolin dhe ta zbërthejë atë. Në përgjithësi rolet i ka në kokë regjisori, por ky art që është kolektiv ka dhe atë që duhet të jenë të përmbajtur nga ana psikologjike të gjitha palët.

-Po kinematografia si po zhvillohet sipas jush?

Edhe kinemaja vuan për buxhete. Por kualifikimi i regjisorëve nuk vlen vetëm në teatër, por dhe në kinematografi. Pavarësisht anës ideologjike dhe politizimit, por regjisorë si Viktor Gjika, Dhimitër Anagnosti, Piro Milkani etj, janë me vlera të mëdha. Por vuajtja më e madhe është mungesa e regjisurës. Duke mos pasur regjisorë teatri dalin vepra teatrore në cunguara. Ju do thoni ku janë këto vepra të cunguara? Por përderisa shfaqja nuk të ndiqet deri në atë shkallë që mendon, çfarë pret?

-Ka pasur aktorë që janë shprehur se në teatrot shqiptare 70 përqind e produktit teatror në vend është mediokër. Sa bashkoheni ju?

Po shumë mirë e kanë thënë. Ngulmoj te regjisorët. Të jesh regjisor i mirë duhet të zgjerosh gamën e dijes. Sa mbarojnë shkollën thonë dola regjisor. Por kaq nuk mjafton. Që të jesh regjisor i mirë duhet ta zgjerosh gamën e dijes çdo natë dhe orë.

-Sipas jush sa bëhet për artin dhe kulturën në vend nga institucionet?

Nuk ndihmohet arti tek ne në shkallën e duhur. Ndarjet e reja kanë bërë dhe një punë, që mua më duket jo shumë e dobishme, sepse disa institucione artistike janë në varësi të bashkive të vendit. Por bashkitë secila prej tyre ka konceptet e saj, ka dhe nga ata anëtarë të këshillit bashkiak, që mund të thonë ne na zien koka për kanalizimet këta duan trala. Kjo është e keqja tek ne, që nuk iu jepet vendi i merituar vlerave.

-Ju keni nisur punën dhe për programin e Viti të Ri në RTSH. Shikojmë që po punoni për rolin e Çobo Rrapushit, ndër më të vlerësuarit për ju. Do ta riktheni?

Do jetë një retrospektivë e rolit të Çobo Rrapushit. Ai personazh ka pasur fatkeqësinë, sepse me ato bobina që ne kishim krijimtarinë filluan të thurnin gardhet. Shumë nga krijimtaria artistike e dekadave më parë ka përfunduar në kosh të plehrave. Arkivi u dëmtua, nuk u ruajt si duhet.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat