BREAKING NEWS

Kryeministri Rama ‘ngre’ traun, hapet zyrtarisht rruga e rëndësishme në vendin tonë (VIDEO-LIVE)

Kryeministri Rama ‘ngre’ traun, hapet zyrtarisht rruga e
x
BREAKING NEWS

Deputetja e njohur shqiptare jep lajmin TRONDITES, rrëqeth me mesazhin dhe ka një lutje për të gjithë: Më është rikthyer sërish tumori në tru. Të mërkurën do duhet prapë me u përballë mes jetës edhe vdekjes!

Deputetja e njohur shqiptare jep lajmin TRONDITES, rrëqeth me mesazhin dhe
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x
BREAKING NEWS

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart Taçit? Braçe shpërthen i revoltuar dhe “hedh topin” tek Arben Ahmetaj: Unë siguroj dokumentin e plotë dhe në atë datë unë kam qenë vetëm deputet

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart
x

Kultura

“Lulani Muze”, me veprat e artistit të shquar Ismail Lulani në Muzeun Historik Kombëtar

“Lulani Muze”, me veprat e artistit të shquar Ismail Lulani

Ekspozita “Lulani Muze” me veprat e piktorit Ismail Lulani, një nga emrat më të mëdhenj të artit tonë u çel për publikun të hënën në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita me vizatime dhe piktura është kuruar nga Helidon Haliti, ku prezantohen dhe objekte personale të autorit. Në hapjen e saj merrnin pjesë emra të njohur të artit dhe kulturës. E pranishme ishte dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar dr. Dorian Koçi, përfaqësues nga Galeria Kombëtare e Kosovës, etj. Veprat në ekspozitë u sollën nën kujdesin e vajzës së tij, Ormira Lulani dhe kuratorit piktori Helidon Haliti. Në fjalën e tij kuratori Haliti, e cilësoi Ismail Lulanin si krijuesin brilant, duke lënë pas mbi 1800 vizatime. “Para 10 vitesh kemi arkivuar vizatimet e tij, të cilat kanë shifrën mbi 1800, dhe sigurisht ajo diplomë që erdhi në hartë copë-copë, dhe unë bashkë me një mikun tonë të vyer, e kemi ngjitur me thënë të drejtën me ditë të tëra”, tha Haliti, për diplomën që është në ekspozitë. Në hapje të kësaj ekspozite, kuratori Haliti ndër të tjera tha se shtëpia në Shkodër duhet të kthehet në një muze. “Dua të jetë muze në Shkodër, secili nga artistët e mëdhenj padyshim do të kenë muzeumet e tyre’”, u shpreh ai. Ekspozita e Ismail Lulanit një prej emrave të mëdhenj të artit u hap në muze, por vajza e piktorit Ormira Lulani u shpreh se ndihej shumë mirë që kaq shumë njerëz e duan, respektojnë dhe nderojnë veprën e babait të saj. “Kjo do të thotë shumë për mua. Në çdo cep të kësaj ekspozite, ju mund të shikoni shpirtin e Lulanit”, tha mes të tjerave vajza e piktorit. Ismail Lulani (Tuz, 26 mars 1933- Shkodër, 6 tetor 2002) një nga emrat më të shquar të artit shqiptar. Ismail Lulani krijoi në dy sisteme shoqërorë të ndryshëm, por ai mbetet një nga përfaqësuesit e rëndësishëm të artit shqiptar të shekullit të XX. Ekspozita që u hap për publikun në MHK është një ngjarje në jetën artistike në Tiranë, për të cilën u përgatit dhe një katalog.