BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x
BREAKING NEWS

SURPRIZA e Kongresit të PS-së, vajza e të ndjerit Bashkim Fino me lot në sy mban fjalimin drithërues dhe zbulon vendimin që ka marrë: Do plotësoj porosinë e babait!

SURPRIZA e Kongresit të PS-së, vajza e të ndjerit Bashkim Fino me
x
BREAKING NEWS

Pamje spektakolare/ Nis Kongresi i jashtëzakonshën i PS, ja kush e shoqëronte kryeministrin Rama në momentin e hyrjes dhe gjesti i tij që tërhoqi vëmendjen (VIDEO-LIVE)

Pamje spektakolare/ Nis Kongresi  i jashtëzakonshën i PS, ja kush e
x
BREAKING NEWS

Situata e COVID-19 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e mirë, ja sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit (Harta e shpërndarjes)

Situata e COVID-19 në vendin tonë, Ministria e
x
BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x

Kultura

Maksim Bushi: “PranverArt” në edicionin e 11 hapet në shtator, ndër vite institucionet nuk na kanë mbështetur

Maksim Bushi: “PranverArt” në edicionin e 11 hapet në

Ekspozita "PranverArt” një aktivitet, që bën bashkë piktorë dhe skulptorë të ndryshëm do të hapet në muajin shtator. Një aktivitet, që ishte pjesë prej vitesh në jetën artistike të Tiranës nga organizatorët e saj është menduar që të hapet dhe këtë vit në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita ishte planifikuar në pranverë, por për shkak të pandemisë ajo u shty për një tjetër moment, dhe tashmë organizatorët kanë menduar muajin shtator të përshtatshëm për “PranverArt”. Skulptori i njohur Maksim Bushi, si një nga organizatorët e ekspozitës tregon se këtë vit “PranverArt” është në edicionin e 11 dhe nëse nuk do të ketë një përkeqësim të situatës nga pandemia ajo do të hapet në muajin shtator në Muzeun Historik Kombëtar. “Ne e kemi prenotuar në shtator sallën te Muzeu Historik Kombëtar, por gjithmonë nëse nuk bëhet ndonjë mbyllje më në vend. Ne e kemi bërë dhjetë vjet ekspozitën dhe kjo e këtij viti është ekspozita e 11, që ne do të bëjmë “PranverArt”. Ekspozita do të bëhej si gjithnjë në pranverë, por njëherë u anulua për tërmetin sepse MHK po bënte rregullime, më pas erdhi pandemia dhe gjendja dihet se si ishte. Tani ne menduam që ta zhvillojë nën shtator dhe shpresojmë, që ta bëjmë nëse nuk mbyllemi”, tregon skulptori i njohur. Ekspozita “PranverArt” ka qenë deri tani në historikun e saj një nga aktivitetet, që ka pasur vëmendjen e publikut dhe është mirëpritur jo pak. Si një nga organizatorët e saj skulptori Maksim Bushi thotë se edhe këtë vit pritet të ketë një pjesëmarrje të artistëve sa ka qenë në edicionet më parë. “Këtë vit në këtë ekspozitë ne vazhdojmë të ruajmë numrin që kemi pasur si zakonisht me pjesëmarrjen e artistëve, që janë diku te 80 piktorë dhe skulptorë”, pohon skulptori i njohur Maksim Bushi.

Pa ndihmë institucionale

Skulptori Maksim Bushi tregon se kjo është një ekspozitë, që në dhjetë vjet vetëm dy herë pati mbështetjen institucionale. Skulptori shprehet se si projekt “PranverArt”, në jetën artistike është zhvilluar vetëm me kontributin e vetë artistëve. “Ekspozita “PranverArt” është zhvilluar dhe më parë vetëm me forcat tona, pra me kontributin e vetë artistëve pjesëmarrës në të me punët e tyre në pikturë dhe skulpturë. Gjatë dhjetë viteve kjo ekspozitë është mbështetur vetëm dy herë nga Ministria e Kulturës. Për edicionin e këtij viti, që është menduar të zhvillohet ne nuk kemi aplikuar në Ministri të Kulturës për të na mbështetur, sepse dhe më parë nuk kemi pasur ndihmë. Por ne tani u mësuam me këtë gjë dhe e zhvillojmë ekspozitën me kontributin tonë si artistë. Ekspozita “PranverArt” është kontributi ynë si artistë dhe dëshira jonë, që ta bëjmë çdo vit dhe mos të mungojë si aktivitet”, shprehet skulptori i njohur Maksim Bushi. Duke folur për ekspozitën që pritet të jetë në muajin shtator, skulptor Maksim Bushi thotë më tej se artistët janë mërzitur nga protesta që bëjnë, pasi zëri i tyre nuk dëgjohet nga institucionet në vend. “Është një gjendje e përvitshme që ne vetëm e realizojmë ekspozitën, por nuk ka qenë në vëmendjen e ministrisë më parë. Ne jemi mërzitur si artistë nga protesta që bëjmë çdo vit për ekspozitën dhe flasim për mosmbështetjen nga ministria. Parvjet ne na ndihmoi bashkia. Piktorët dhe skulptorët, që marrin pjesë paguajnë nga 30 mijë lekë të vjetra, që shkon për sallën dhe të tjerat që bëhet ekspzoiat. Ne bëjmë dhe një katalog po me atë kontribut”, thotë skulptori i njohur Maksim Bushi. “PranverArt” është një ekspozitë që ka dy gjini, pikturë dhe vepra në skulpturë dhe si gjithnjë me krijimtari të re e punuar nga autorët pjesëmarrës. Ekspozita e pranverës u ndërpre në vitin 1972 dhe nuk u zhvillua më. Por që nga viti 2010 kjo është një ekspozitë, që vazhdon pa ndërprerje.