BREAKING NEWS

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj ja vetëm do shpronësohen, por do burgosen

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të
x

Kultura

Maliq, një tjetër zbulim arkeologjik del në dritë gjatë punimeve

Maliq, një tjetër zbulim arkeologjik del në dritë gjatë

Një tjetër zbulim arkeologjik me rëndësi ka dalë në dritë, në zonën e Maliqit. Ministria e Kulturës bën me dije se pranë fshatit Podgorie, tek vendi i quajtur Kopace, midis Burrës dhe Kishnikut, në Bashkinë e Maliqit, në një pronë private, gjatë punimeve, ka dalë në dritë një objekt arkeologjik, i cili sipas arkeologëve rezulton të jetë një pitos. Në njoftimin e Ministrisë së Kulturës ndër të tjera për këtë zbulim arkeologjik thuhet se specialistët janë në terren për të kryer verifikime të mëtejshme. “Menjëherë, pas vënies në dijeni të këtij zbulimi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Korçë, ngriti grupin e punës, për të kryer inspektimin në terren dhe verifikimin paraprak të objektit”, thotë ministria. Njoftimi vijon, se sipas specialistëve pitosi është prej qeramike, i përzierë me guralecë të vegjël, me një lartësi prej 145 cm, gjerësi 65 cm dhe me një fund 16 cm. “Objekti paraqitet i stërgjatur dhe ka një shirit në pjesën më të fryrë të trupit, një dekor plastik me gjerësi 5.5 cm dhe trashësi 2 cm. Mendohet që objekti t’i përkasë periudhës së vonë arkaike-klasike, të shek. VI-V p.k. Të dhënat çojnë drejt mundësisë së ekzistencës së një tjetër objekti të ngjashëm, në terren. Punimet në terren pritet të nxjerrin në dritë të tjera të dhëna”, shkruan Ministria e Kulturës për këtë zbulim në Maliq. Fusha e Maliqit në periudhën antike bënte pjesë në krahinën ilire të Dasaretisë dhe ishte një nga trevat më të zhvilluara të kulturës ilire, duke pasur një pozicion strategjik në kontrollin e hyrjes për në Dasareti, dallohet për një përqendrim të vendbanimeve të lashta, duke filluar që nga prehistoria deri në Mesjetë. Vendbanim i Maliqit ka qenë banuar pa ndërprerje që nga periudha e neolitit e deri në atë të hekurit të hershëm dhe është studiuar nga arkeologu Frano Prendi. Kronologjia e Maliqit merret si referim për studimet e qendrave prehistorike të Greqisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë. Mbi bazën e studimit të materialeve të Maliqi është përcaktuare dhe rruga e formimit të popullsisë ilire gjatë epokës së bronxit në Shqipëri. Materialet e zbuluara në Maliq gjenden në Muzeun Arkeologjik të Tiranës. Një qendër e rëndësishme arkeologjike është edhe Sovjani, një vendbanim prehistorik i gërmuar që nga viti 1993 nga një ekspeditë shqiptare-franceze.