Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Manjola Nallbani rikthehet me koncert recital, para publikut me këngë të lehta, popullore dhe klasike

Postuar: 16/05/2019 - 07:54

Koncerti recital “Jetë me ju” i këngëtares së njohur Manjola Nallbani vjen mbrëmjen e sotme për publikun me këngët më të bukura, që janë kënduar prej artistes ndër vite por dhe me krijime të reja. Mbrëmjen e sotme në qendrën e kulturës ( katedralja Ortodokse) në Tiranë, këngëtarja ka ftuar për të qenë pjesë  koncertit të saj recital dhe artistë të tjerë të njohur. Koncerti do të jetë me repertorin më të mirë ndër vite si dhe krijime të reja, por veçanta e tij është që do të përmbajë interpretime të muzikë së lehtë, asaj popullore por edhe klasike. Jo vetëm me këngët për publikun, por këngëtarja Manjola Nallbani tregon se këtë herë është dhe producente dhe çdo gjë e ka realizuar vetë. “Unë jam edhe producente e koncertit tim, sepse pjesën më të madhe të gjërave i kam ideuar dhe po i realizoj vetë. Suporti muzikor do të jetë bendi i drejtuar nga Elton Deda. Repertori do të jetë i ndryshëm siç është normalisht dhe fizionomia ime artistike. Pra koncerti recital do të jetë me muzikë të lehtë, me këngët më të mira ndër vite, por dhe me këngë të reja që do të jenë pjesë e koncertit. Do të jenë edhe dy krijime që për herë të parë do të këndohen në këtë koncert recital, por do të ketë dhe muzikë popullore si dhe dy interpretime që janë zhanër klasik”, tregon këngëtarja Manjola Nallbani. Pjesë e kësaj mbrëmje muzikore janë dhe artistë të tjerë të njohur, por këngëtarja shprehet se janë dhe miqtë e saj jo vetëm të profesionist, por dhe në jetë. “Do të jenë të ftuar ata që unë i kam konsideruar dhe miq të mi në jetë dhe jo vetëm të profesionit, që janë Aurela Gaçe, Eli Fara, Kastriot Tusha dhe Shkëlzen Jetishi. Në koncert kam një pianist shumë të talentuar, që ka ardhur nga Italia, Eklant Hasa, por i ftuar është dhe aktori i humorit Rezart Veleshnja”, tregon këngëtarja Manjola Nallbani mes të tjerave për recitalin e saj “Jetë me ju”.

 E veçanta e recitalit

 Manjola Nallbani është nga zërat më të vlerësuar dhe të dashur për publikun. Edhe këtë mbrëmje publiku i pranishëm do të ketë mundësinë të ndjekë këngët e saj më të mira ndër vite, por jo vetëm të muzikës së lehtë, por dhe ato popullore, si dhe interpretime nga muzika klasike. Këngëtarja shprehet se ky recital vjen pas atij që zhvilloi më parë në skenën e Akademisë së Arteve, por që ishte me muzikën klasike. “Në muajin qershor zhvillova një koncert recital, por unë e bëra me muzikë klasike në Akademi. Ka qenë dhe një më parë para tre vitesh në amfiteatrin e qytetit të Durrësit me këngë qytetare. Por ky recital tani ka të veçantën, sepse do të jem me muzikën e lehtë, popullore dhe atë klasike. Pra janë tre zhanre të ndryshme dhe kam vite që se kam bërë këtë”, tregon këngëtarja. Ndërsa mbrëmja e sotme sjell recitalin “Jetë me ju” interesi i publikut ka qenë i madh për ta ndjekur këngëtaren e njohur. Ndërsa ka publikuar disa momente gjatë provave me artistët për recitalin, në profilin e saj këngëtarja shkruan se tre ditë para koncertit biletat janë shitur të gjitha. Në koncertin recital me bendin muzikor do të jetë dhe Elton Deda, i cili shkruan se salla e katedrales do të kumbojë nga zëri i bukur i këngëtares Manjola Nallbani. “Jam shumë i lumtur të jem pjesë e këtij koncerti! Një artiste madhështore dhe modeste në të njëjtën kohë. Meriton jo vetëm respekt, por edhe maksimumin e përpjekjeve artistike për ta shoqëruar në këtë rrugëtim fantastik që i takon me meritë. Manjola, jam i bindur që do shkëlqesh. Të duam dhe besojmë te ti. Të enjten, salla e katedrales do kumbojë nga zëri yt i bukur”, shprehet Elton Deda.

Nga Julia Vrapi

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/08/2019 - 07:59

Filmi “The Van” po garon me 14 filma të tjerë për të fituar “Zemrën e Sarajevës”. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Postuar: 24/08/2019 - 07:57

Arkeologjia shqiptare është vënë në “lupën” e francezëve dhe italianëve.

Postuar: 23/08/2019 - 07:57

Që kur ka nisur diskutimi për teatrin e ri, kam pasur rastin të takoj shumë nga miqtë e mi aktorë

Postuar: 23/08/2019 - 07:55

Biseda e parë në Art House School do të bëhet me artistët Chiaralice Rizzi dhe Alessandro Laita.

Postuar: 23/08/2019 - 07:54

Filmi “Derë e hapur” me regji nga Florenc Papas është në garën kryesore të Festivalit

Postuar: 22/08/2019 - 07:37

Ditën e djeshme në Qendrën e Kulturës “Vaçe Zela” u hap ekspozita me titull “Di

Postuar: 22/08/2019 - 07:34

Kinemaja verore prej një muajsh ka pushtuar qytetin bregdetar të Durrësit, i cili është i mbushur