BREAKING NEWS

Berisha zbulon telefonatën që solli përplasjen me Erdogan: Më kërkoi në mënyrë jodiplomatike…

Berisha zbulon telefonatën që solli përplasjen me Erdogan:
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha zbulon arsyen pse bojkotoi sot Kuvendin

Sali Berisha zbulon arsyen pse bojkotoi sot Kuvendin
x
BREAKING NEWS

Erdogan nuk e takoi, reagon për herë të parë Ilir Meta

Erdogan nuk e takoi, reagon për herë të parë Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Pritet kthesa drastike në politikën shiptare / Spartak Ngjela tregon planin e madh që po përgatitet për Shqipërinë

Pritet kthesa drastike në politikën shiptare / Spartak Ngjela tregon
x
BREAKING NEWS

Erdogan ia bën të qartë qeverisë shqiptare: Merrni masa të menjëhershme pë gylenistet që marrëdhëniet tona të mos errësohen

Erdogan ia bën të qartë qeverisë shqiptare: Merrni masa
x
BREAKING NEWS

Presidenti Erdogan flet në Parlamentin e Shqipërisë: S’do lejojmë askënd që të prishë këtë panoramë të bukur e të këndshme

Presidenti Erdogan flet në Parlamentin e Shqipërisë: S’do
x
BREAKING NEWS

Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit
x
BREAKING NEWS

Erdogan jep njoftimin e rëndësishëm, paralajmëron zhvillime të reja në Shqipëri

Erdogan jep njoftimin e rëndësishëm, paralajmëron zhvillime
x

Kultura

Marenglen Verli: Albanologjia kërkon përkrahje të vazhdueshme shtetërore, që të mbahet gjallë dhe të ketë arritje

Marenglen Verli: Albanologjia kërkon përkrahje të vazhdueshme

Kuvendi Ndërkombëtar i Studimeve Albanologjike i organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës nisi të enjten në Tiranë. Rreth 182 studiues shqiptarë dhe të huaj janë pjesëmarrës në Kuvendin që nis në datë 25 dhe vijon dhe në 26 e 27 nëntor. Akademikë e studiues të ndryshëm u shprehën se është me rëndësi ky Kuvend. Akademik Marenglen Verli, njëkohësisht dhe anëtar në grupin organizues shprehet se Kuvendi Ndërkombëtar i Studimeve Albanologjike është një arritje, një përmbledhje dhe nxjerr në pah të rejat. “Përveç detajeve që do të dalin në mbi 180 kumtesa që do të mbahen e rëndësishme është që në këtë stad të tregohet rëndësia e albanologjisë, si një shkencë identitare me degët e saj. Për kombin dhe shtetin shqiptar dhe njëkohësisht të tërhiqet dhe vëmendja e botës për vlerat që ka albanologjia”, thotë ai. Historiani Verli shprehet se në të gjitha periudhat historike, duke filluar që nga albanologjia ka vende për të punuar. “Për të mbushur njollat e bardha, për përforcuar ato teza që tashmë kanë marrë themele të shëndosha siç është vazhdimësia iliro-shqiptare, për të trajtuar në mesjetë vlerat e arbërve si një popullsi e formuar me një identitet, me një kulturë, me një ekonomi të qartë”, u shprehet akademik Marenglen Verli historian. Për akademikun Verli duhet një punë e madhe duke studiuar bibliotekat, arkivat e atyre periudhave për të nxjerrë në pah edhe shumë risi, që sipas tij kjo periudhë në përgjithësi i ka të tepërta zonat e errëta. “Natyrisht periudha e rilindjes kombëtare dhe më tej kanë mjaft pika të studiuara mirë, por kanë dhe pika që duhen detajuara. Këtu nuk besoj se do të ketë përmbysje të konkluzioneve deri tani për problemet e ndryshme, por gjithsesi detajimi do të sjelli përveç vlerave sasiore dhe vlera cilësore”, shprehet akademiku.

Vëmendja ndaj albanologjisë

Kuvendi ka bërë bashkë studiuesit  në Tiranë, por ata shprehen se duhet dhe më shumë vëmendje për albanologjinë shqiptare. Akademik Marenglen Verli pohon se albanologjia trajtohet në disa institucione, por interesimi shtetëror është i ndryshëm.  “Studiuesit në tre shtetet e Ballkanit, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut e kanë në nivele të ndryshme interesimin shtetëror”, thotë akademiku. Për të pasur arritje më shumë në albanologji, sipas akademikut Verli duhet një mbështetje e vazhdueshme shtetërore. “Sikurse u theksua në përshëndetje dhe nga autoritete të vendit, që nga kryetarja e Kuvendit e deri te ministret duhet bërë shumë më tepër, sepse vërtetë që kjo punë bëhet vetëm me pasion në radhë të parë, por natyrisht duhet dhe mbështetja tjetër financiare, logjistike, përkrahja morale e vazhdueshme shtetërore në mënyrë që jo vetëm të mbahet gjallë albanologjia, por vërtetë të kemi kuota të reja, arritje të reja në këtë fushë”, thotë akademiku Verli. Prej vitit 1972, kohë kur u mbajt në Tiranë Kuvendi Ndërkombëtar i Studimeve Ilire, i cili bëri një bilanc të plotë të të gjitha arritjeve që ishin shënuar deri në atë kohë në fushë të historisë së shqiptarëve, prejardhjes së tyre, të gjuhës shqipe, duke treguar vijimësinë iliro-shqiptare përmes argumenteve historikë, arkeologjikë dhe gjuhësorë, e deri më sot, gati 50 vjet më vonë nuk ka pasur një aktivitet të këtyre përmasave që e kthejnë Tiranën në qendër të studimeve albanologjike.