BREAKING NEWS

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda
x
BREAKING NEWS

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel,
x
BREAKING NEWS

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam
x
BREAKING NEWS

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?"
x
BREAKING NEWS

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt
x

Kultura

Margariti: Bonusi i Rijetësimit, aplikimet deri më 17 mars

Margariti: Bonusi i Rijetësimit, aplikimet deri më 17 mars

Ministria e Kulturës shpalli thirrjen për Bonusin e Rijetësimit më 30 janar, ku afati për aplikime ishte deri më 10 mars. Por një ditë më parë ministrja e Kulturës Elva Margariti bëri me dije se afati do të jetë deri më datë 17 mars. Sipas ministres së Kulturës Bonusi i Rijetësimit është një mundësi që nuk duhet humbur. “Njoftim i rëndësishëm! Për shkak të kërkesave të shumta dhe kohëzgjatjes së plotësimit të dokumentacionit të kërkuar, shtyhet afati i dorëzimit të dosjeve aplikuese për të përfituar nga Bonusi i Rijetësimit. Afati i fundit është data 17 mars 2023. Aplikimi do të vijojë të kryhet përmes portalit e-albania.al. Bonusi i Rijetësimit është një mundësi që nuk duhet humbur për të mirëmbajtur dhe rijetësuar objektet-monument kulture apo që gjenden në lagja-kala, në qendra historike etj. Aplikoni!”, shkruan Margariti në Facebook. Për vitin 2022,  aplikuan 96 individë dhe u mbështetën nëpërmjet kësaj nisme 41 projekte fituese në Shkodër, Krujë, Berat,Gjirokastër, Korçë, Përmet, Pogradec, etj. Këtë vit ndërhyrje të mirëmbajtjes dhe konservuese në pasuritë e paluajtshme në pronësi private, të tilla si: mirëmbajtje, restaurim çatie, fasada, muraturë, porta, dritare, të cilat ndikojnë në vlera dhe unitetin kompozicional të ansamblit historik urban, qendrave historike financohen deri në 1.000.000 lekë (nje milion). Ndërhyrje për restaurim/ rijetësim të pjesshëm ku përfshihen edhe: instalimet elektrike, sanitare, mekanike, të mbrojtjes ndaj zjarrit, ose të plotë në pasuritë e paluajtshme, në pronësi private, që janë pjesë përbërëse e: ansambleve historike urbane, qendrave historike (QH), zonës së mbrojtur në kufi me QH, që ka ndikim në peizazhin historik urban të saj, lagjeve të banuara brenda mureve rrethues të kalave, ose kanë statusin pasuri kulturore si objekte të veçanta jashtë këtyre zonave, financohen deri në 6.000.000 lekë/vit.