BREAKING NEWS

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim nga SPAK për presidentin, i kujtojnë bllokun 700 mijë euro dhe reformën në drejtësi

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim
x

Kultura

Margariti: “Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit”, është një mënyrë për të thënë se "Teatri vazhdon"

Margariti: “Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit”,

Shfaqje nga institucionet teatrore, por dhe të skenës së pavarur janë këtë vit në konkurrim në "Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit Online". Festivali organizohet nga Teatri Kombëtar në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se “Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit Online” është një mënyrë për të thënë se “Teatri vazhdon”.  Për ministren e Kulturës në këtë kohë të vështirë pandemie përpjekja është, që të gjendet dhe komunikimi me publikun. “Në këto kohë pandemie, kur numrat janë kokëfortë, përpiqemi të gjejmë forma alternative komunikimi me publikun. “Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit” është një mënyrë për të thënë se "Teatri vazhdon". Shfaqje nga të gjitha trevat shqiptare: Prishtina, Gjakova, Shkupi, Tirana, Shkodra, Korça...do të transmetohen online.  Ju ftoj të bëheni pjesë e kësaj ngjarjeje jo vetëm si një mbështetje për artin, por edhe duke votuar për çmimin e publikut. Urojmë që duartrokitjet virtuale të mbushin sallat tona, së shpejti”, shprehet ministrja e Kulturës në një status të saj në Facebook për “Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit Online”, që do të nisë pas disa ditësh. “Teatri vazhdon” ky është slogani i festivalit , në të cilin do të marrin pjesë 20 trupa nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe nga skena e pavarur, me shfaqjet e tyre më të mira. Nga 23 shkurti çdo ditë në orën 19:00, “teatri vjen në shtëpi” nëpërmjet një dritare virtuale, livestream në Facebook të Teatrit Kombëtar dhe në Facebook të teatrove pjesëmarrëse. Në festival do të shpërndahen çmime për artistët dhe shfaqja më e mirë. Në 2018 “ArTurbina” hapi dyert për të mirëpritur “Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit”, ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit, ku në datat 23-30 shtator u ngjitën në skenë 14 trupa teatrale nga të gjitha trevat shqiptare. Në 2018, Ministria e Kulturës si dhe Bashkia e Tiranës ishin në ndihmë të këtij festivali, ku shfaqjet për publikun u prezantuan në sallën e madhe të Universitetit të Arteve, si dhe te “ArTurbina”.  Këtë vit për festivalin online, më herët institucionet njoftonin se shfaqja dhe muzika të kenë të drejtën e autorit në të kundërt Facebook do ta bllokojë transmetimin.