BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Kultura

Margariti: Kcimi i Tropojës dhe xhubleta, më pranë UNESCO-s

Margariti: Kcimi i Tropojës dhe xhubleta, më pranë UNESCO-s

“Kcimi i Tropojës” dhe xhubleta janë pjesë e trashëgimisë sonë, që do të kandidojnë në UNESCO. Ministrja e Kulturës Elva Margariti bëri me dije të martën, se u firmos formulari i kandidimit të këtyre dukurive. “Kcimi i Tropojës dhe xhubleta, më pranë UNESCO-s. Firmosëm sot formularin e kandidimit të dukurisë së Kcimit të Tropojës për "Representative List of Intangible Cultural Heritage of Humanity" (lista përfaqësuese e dukurive të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale te njerëzit) dhe dijebërjes së xhubletës për në listën e dukurive në rrezik (Urgent Safeguarding List)”, shkruan ministrja e Kulturës, në një status të saj. Në reagimin e saj ministrja Elva Margariti e cilëson një moment të rëndësishëm firmosjen e formularit dhe shpreh falenderimet dhe për komunitet lokale. “Një moment i rëndësishëm për ruajtjen dhe transmetimin brez pas brezi, por edhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore përtej kufijve lokalë. Faleminderit komuniteteve lokale që e propozuan dhe këmbëngulën, por edhe partnerit tonë The_AADF , që na mbështetën për ta çuar përpara këtë nismë, që për ne është një mision”, vijon më tej ministrja e Kulturës. Gjatë kësaj kohe është folur shumë dhe për dosjen e xhubletës, që është trashëgimi e kulturës sonë. Ne misterin e xhubletës janë një seri simbolesh, ku paraqesin lidhjet me fenë katolike, besimin te zoti, dashurinë dhe bukurinë e femrës malësore. Në një mbledhje të zhvilluar më parë Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale mori vendimin që të miratonte katër “dukuri” të reja, që sipas ministres së Kulturës Elva Margariti ishin të denja për të qenë pjesë e kandidimit si kryevepra të trashëgimisë në UNESCO. Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale u krijua me ligjin e ri për trashëgiminë kulturore. KKTKJ është organ kolegjial vendimmarrës pranë ministrisë përgjegjëse për trashëgimisë kulturore, i cili kryesohet nga ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore dhe përbëhet nga 11 anëtarë, të përcaktuar me urdhër të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore.