BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Margariti: Luftë kundër trafikimit të paligjshëm të pasurisë kulturore

Margariti: Luftë kundër trafikimit të paligjshëm të

Ekspertë të huaj së bashku me ata shqiptarë do të punojnë, për ashpërsimin e luftës kundër trafikimit të paligjshëm të objekteve të pasurisë sonë kulturore. Kjo bëhet me dije nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, që shprehet se grupi i ekspertëve do të ndihmojnë dhe për ngritjen e kapaciteteve teknike e profesionale në vendin tonë. “Së bashku me skuadrën e ekspertëve të B&S Europe do të punojmë në ashpërsimin e luftës kundër trafikimit të paligjshëm të pasurisë sonë kulturore. Përpos ndihmës në qasjen e legjislacionit shqiptar me kërkesat e Bashkimit Europian, ekspertët do të kontribuojnë në ngritjen e kapaciteteve teknike e profesionale, në trajnimin e stafit të Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore dhe të institucioneve të tjera, që lidhen në mënyrë direkte e indirekte në trajtimin e kësaj çështjeje, si doganat, policia etj”, shprehet ministrja e Kulturës për këtë takim të zhvilluar së fundmi. Sipas ministres Margaritit, pjesë e këtij projekti është edhe sensibilizimi qytetar për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore, duke nisur që nga brezi më i ri, nëpërmjet edukimit përmes kulturës. Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, është institucion kombëtar i specializuar i trashëgimisë kulturore në varësi të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore. IKRTK-ja ka për mision krijimin, ruajtjen dhe përditësimin e Regjistrit Kombëtar të Pasurive Kulturore, në formë elektronike dhe të shkruar. IKRTK po ashtu ka për detyrë regjistrimin, katalogimin informatik, dokumentimin, vlerësimin, promovimin, mbikëqyrjen dhe monitorimin e respektimit të të drejtave të pronësisë dhe të lëvizjes së pasurive kulturore kombëtare. IKRTK monitoron dhe koordinon punën me njësitë territoriale në fushën e pasurive kulturore. Në vijim të aktivitetit, IKRTK ka për kompetencë të regjistrojë dhe të dokumentojë të gjitha pasuritë kulturore, materiale dhe jomateriale, si dhe pasuritë e peizazhit në pronësi publike e private në territorin e Republikës së Shqipërisë. Të hartojë platformën për regjistrimin e të gjitha pasurive kulturore të luajtshme e të paluajtshme, që ruhen nga rrjeti muzeor i vendit, nga galeritë e artit, personat privatë, institucionet e specializuara vendore e kombëtare dhe bashkësitë fetare të regjistruara me ligj, për krijimin dhe përditësimin e regjistrit kombëtar të pasurive kulturore, etj.

Më të lexuarat