BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Kultura

Margariti: Memorandumi Shqipëri-SHBA, i rëndësishëm në luftën kundër trafikimit të trashëgimisë

Margariti: Memorandumi Shqipëri-SHBA, i rëndësishëm në

Memorandumi në luftën kundër trafikimit të trashëgimisë kulturore i nënshkruar në gusht në SHBA është një hap i rëndësishëm, shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti. Të mërkurën ministrja Margariti bëri me dije se në mbledhjen e qeverisë u miratua ratifikimi i memorandumit të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për "Vendosjen e kufizimeve të importit për kategoritë e materialeve arkeologjike dhe etnologjike të Shqipërisë". “Një memorandum i nënshkruar në muajin gusht në Uashington, me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Kulturën dhe Edukimin, Mathew Lussenhop, si rezultat i një pune të gjatë mes palësh, që hedh një hap të rëndësishëm në luftën kundër trafikut të trashëgimisë sonë kulturore, por edhe që na rreshton ne në anën e duhur të një lufte, e cila nuk prek vetëm vendin tonë”, shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti në një status të saj. Më herët në reagimin e saj ministrja Margariti tha se pjesëmarrja në konventën e UNESCO-s të vitit 1970, një sërë aktesh nënligjore dhe udhëzimesh, si dhe ky memorandum, e pozicionojnë Shqipërinë ndër vendet aktive në luftën e trafikimit të pasurive kulturore. Margariti u shpreh se tashmë Shqipëria ka një database me listën e pasurive kulturore të vjedhura, ndërsa do të krijohet edhe një database tjetër, ku do të përfshihen koleksionistët dhe tregtarët e veprave të artit. Për këtë ajo tha se do të bashkëpunohet si me gjendjen civile edhe me Policinë e Shtetit. Margariti deklaroi se tashmë Shqipëria nuk është më në listat e zeza të trafikimit të pasurisë. Në zbatim të memorandumit, ministrja Margariti bëri të ditur se do të ngrihet një grup ekspertësh nga Ministria e Kulturës dhe Policia e Shtetit që do të bashkëpunojnë me Departamentin Amerikan të Shtetit në kuadër të bashkëpunimit në luftën kundër trafikimit të pasurisë kulturore.