BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona kanë dalë pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit (BILANCI)

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona
x

Kultura

Margariti: Ministria e Kulturës ia ka kushtuar gjithë muajin pasurisë sonë materiale e shpirtërore

Margariti: Ministria e Kulturës ia ka kushtuar gjithë muajin

Aktivitete të ndryshme zhvillohen në Europë, në “Javë europiane të trashëgimisë kulturore”. Me nisjen e kësaj jave, ministrja Elva Margariti u shpreh se këtë muaj Ministria e Kulturës ia ka kushtuar pasurisë materiale e shpirtërore. “Nisi sot “Java europiane e trashëgimisë kulturore”, dhe në të gjithë Europën do të zhvillohen aktivitet për mbrojtjen dhe promovimin e saj. Ministria e Kulturës ia ka kushtuar gjithë muajin pasurisë sonë materiale e shpirtërore”, pohon Margariti. Më tej ministrja e Kulturës Elva Margariti shton se aktivitetet në vendin tonë do të kulmojnë më datë 29 shtator. “Përgjatë gjithë muajit janë zhvilluar aktivitete në të gjithë Shqipërinë, të cilat kulmojnë përgjatë kësaj jave e më së shumti në 29 shtator, “Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore””, shprehet ajo. “Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore” festohet çdo vit në vendin tonë më datë 29 shtator. Në themel të kësaj dite qëndron akti patriotik dhe atdhetar i ushtarakëve Kamber Bënja, Bexhet Manastirliu dhe Abaz Taushani, të cilët ndaluan plaçkitjen dhe vjedhjen e objekteve arkeologjike të parkut të Apolonisë në vitin 1916, gjatë Luftës së I -rë Botërore. Festimet për herë të parë, të datës 29 shtator, si “Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore” në Shqipëri u bënë në vitin 2003. Që në datë 1 shtator, ministrja e Kulturës Elva Margariti bëri me dije se ka nisur muaji në të cilën promovohen vlerat kulturore dhe tradicionale, muaji i trashëgimisë kulturore. Sipas saj, këtë vit ky muaj do të ketë laramani aktivitetesh nën moton “Trashëgimi dhe edukim”. Më parë Margariti bënte me dije se ky muaj është kthyer në një traditë tashmë pasi lidhet me një datë të rëndësishme, atë të “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë”, por dhe “Javën e Trashëgimisë Europiane”. Sipas saj, tema e këtij viti është “Trashëgimi dhe edukim”. “Ne do t’i mëshojmë fort qasjes së fëmijëve, brezit të ri drejt kësaj pasurie shpirtërore e materiale, që shtrihet në të gjithë Shqipërinë”, shprehej ministrja e Kulturës Ela Margariti në ditën e parë të këtij muaji. FGjatë këtyre ditëve në faqne e Ministrisë së Kulturës herë pas here janë publikuar dhe fotografi të dryhsme me kostume popullore, të zonave të ndyrsme të vednit, pjesë e ytarshëgimisë sonë.