BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Margariti: Ministria e Kulturës mision të ruajë e të promovojë trashëgiminë kulturore

Margariti: Ministria e Kulturës mision të ruajë e të

Në Shijon të Elbasanit, mes besimtarëve ortodoksë, u dorëzuam lipsanet e Shën Gjon Vladimirit, në manastirin me të njëjtin emër. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se ishte një punë e gjatë, që u kurorëzua me këtë ceremoni shpirtërore. “Sjellja e lipsaneve të Shën Gjon Vladimirit, të cilat prej vitesh ruheshin në fondin e Muzeut Historik Kombëtar është rezultat i një pune të gjatë, jo pak të vështirë, për gjetjen e hapësirave ligjore që na e lejonin dorëzimin e tyre për një periudhë 5-vjeçare në këtë manastir që mban emrin e shenjtorit, në Shijon të Elbasanit e ku ato marrin vlerën e tyre të vërtetë”, shprehet Margariti. Sipas saj, ky akt dorëzimi i lipsaneve i përgjigjet kërkesave të komunitetit fetar. “Ministria e Kulturës ka për mision të ruajë e të promovojë trashëgiminë tonë kulturore, por edhe të respektojë ndjeshmërinë e komuniteteve fetare. Ndaj edhe ky një akt që i përgjigjet kërkesave të vazhdueshme të komunitetit të besimtarëve ortodoksë”, thotë Margariti. Manastiri i Shën Gjon Vladimirit (shkurtimisht Shën Gjon) është një manastir, monument i trashëgimisë kulturore në Shijon, rrethi i Elbasanit. U rindërtua nga Karl Topia në 1381, mbi rrënojat e një kishe më të vjetër dhe u bë 4 herë më e madhe, siç del nga mbishkrimet. Janë tri mbishkrime: latinisht, greqisht dhe sllavisht, me përmbajtje të përafërt, ku thuhet se Karl Topia, mbret i shqiptarëve e ka bërë manastirin për lavdinë e tij. Gjatë shekullit të 18-të Kostandin Shpataraku pikturoi muret e kishës. Ky manastir është një nga qendrat më të mëdha kulturore kishtare të Shqipërisë. Është një monument historik shumë i rëndësishëm i mesjetës shqiptare. Në mure ka disa skulptura dhe ornamente më të hershme se të shekullit XIV, mbishkrime më të vona, si dhe ka qenë portali i gdhendur mjeshtërisht që është marrë dhe montuar në Muzeun Historik Kombëtar. Stema e Karl Topisë ndodhet në anën e majtë të portalit të Manastirit të Gjon Vladimirit. Ka formë katërkëndëshe dhe përbën jo vetëm një vepër arti, por edhe një nga stemat më të rëndësishme të historisë së heraldikës shqiptare.