
Rihapet 21 Janari, hetime ndaj Berishës për vrasjen e Aleks Nikës, Hekuran Dedës dhe 6 të plagosurve, ja provat tronditëse të policisë në prokurori

Margariti: Muzeu “Marubi” falë vizonit të qeverisë shqiptare u shndërrua në modern

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Janar 2021

Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” ndër 50 muzetë europinë më novator të dyzet viteve të fundit. “Revisitin Museums of Influence. For decades of Innovation and Public Quality in European Museums” prezanton portretet e 50 muzeve europianë, që kanë sjellë inovacionin për nga trashëgimia e cilësia e ofertës kulturore përgjatë 40 viteve të fundit. Pjesë e këtij klasifikimi janë muze si Rijksmuseum, Hollandë; MuCEM- Museum of European and Mediterranean Civilizations, Francë; The British Galleries at the Victoria and Albert Museum, Britani e Madhe; Museum of Broken Relationships, Kroaci; War Childhood Museum, Bosnjë dhe Hercegovinë. Në një status të saj ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se muzeu “Marubi”, që ndodhet në qytetin e Shkodrës u shndërrua në modern, dhe nuk mbeti në termat e një arkive. Në fjalët e saj ministrja Elva Margariti shpreh falënderimet për partnerët që ndihmuan, por dhe stafin e këtij institucioni. “Mes këtyre muzeumeve prestigjioze renditet edhe “Marubi”, i cili falë vizionit të qeverisë shqiptare, nuk mbeti në termat e një arkive, por u shndërrua në një muzeum modern, në përputhje me standardet europiane. Falenderim për partnerët tanë, që na mbështetën në ngritjen e këtij muzeu, por edhe për stafin e palodhur, për idetë e reja që ndan me publikun”, shprehet ministrja Margariti, në një status të saj në Facebook. Më parë edhe muzeu “Marubi” në faqen e tij shkruante se ky vlerësim motivon çdo ditë e më shumë të jenë më pranë komunitetit artdashës e po ashtu një publiku të ri, të apasionuar e të vëmendshëm ndaj trashëgimisë kulturore të lënë nga brezat e që transmetohet sot përmes formave inovative e bashkëkohore. Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi”, tashmë në pedonalen kryesore të qytetit të Shkodrës, mban në arkivin e tij rreth 400.000 negativë në pllaka xhami, të organizuar në mënyrë të përkryer dhe të klasifikuar sipas vitit të shkrepjes dhe përmbajtjes së fotografisë. Në dy katet e muzeut do të mund të shihni edhe studiot e fotografit të famshëm, Pietro Marubit, dhe pasardhësve të tij. Pas vdekjes së tij, studion e trashëgoi nxënësi i tij shqiptar e më pas fëmijët e nxënësit, të cilët mbajtën të gjallë dinastinë e familjes Marubi.
Më të lexuarat


Albumi “Anima Rara” i sopranos Ermonela Jaho, i pari në Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike

Trashëgimia kulturore, me rënie të numrit të vizitorëve në vitin 2020

Endri Sina: Jemi në një vakum të tmerrshëm të botimit të veprave muzikore shqiptare, Ministria e Kulturës të ketë një plan konkret

TOB: “La Boheme” e 2019, 98 për qind e kastit krijues të rinj

Komedia satirike “Opera për 3 grosh” vepër që i flet realitetit, në role aktorë të njohur

Oda e miqve në banesën qytetare beratase, përkujdesje e veçantë arkitektonike

Andi Tepelena: Skena e Pavarur Kulturore pa mbështetje financiare, Ministria e Kulturës të jetë transparente

Margariti: Ndërtesa e ish “Radio Tiranës” s’ka dalë nga lista e monumenteve, ka projekt restaurimi

“Open Cinema” edicioni i pestë, vëmendje epokës së ndritur të kinemasë me filmin retrospektiv shqiptar dhe të huaj

"Rrugëtim historik i Ismail Qemalit", në 177- vjetorin e lindjes së “Plakut të Pavarësisë”
