BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Kultura

Margariti: Muzeu “Marubi” i ka dhënë një tjetër dimension kulturës shqiptare

Margariti: Muzeu “Marubi” i ka dhënë një tjetër

Dosja e muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi” do të dorëzohet në UNESCO. Në muajin mars u bë me dije se dosja do të paraqitet për kandidim në programin “Memory of the Worls Register”. Për ministren e Kulturës Elva Margariti investimi që u bë më parë në këtë muze nxori në dritë një thesar. “Muzeu kombëtar i fotografisë "Marubi" i ka dhënë një tjetër dimension jo vetëm Shkodrës, por gjithë kulturës shqiptare. Një investim që nxori në dritë një thesar të jashtëzakonshëm, të cilin do ta kandidojmë në UNESCO”, shprehet ministrja e Kulturës në një status të saj. Aktualisht e vetmja pasuri kulturore shqiptare, që është pjesë e këtij programi janë Kodikët e Beratit, të pranuar në vitin 2005. Programi “Memory of the World Register” mbron trashëgiminë kulturore dokumentare të njerëzimit, nga harresa kolektive, braktisja, dëmtimet kohore e të diktuara nga kushtet klimatike, apo edhe ata të qëllimshme. Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” më herët shprehej se ceremonia e dosjes ishte kulmimi i një pune shumëvjeçare të muzeut për aktivizimin e kontakteve, si dhe përpilimin e dosjes që do të dorëzohet pranë zyrave qendrore të UNESCO-s. Tashmë dosja për muzeun e fotografisë “Marubi”, i cili mbart të gjithë koleksionin dhe arkivin e familjes më të njohur në Shkodrën e shekullit të 19-të është mbyllur. Për muzeun, ky është hapi i parë konkret drejt UNESCO-s, drejt një procesi i cili kërkon të vlerësojë imazhet e arkivit Marubi, ku ruhen rreth dy shekuj histori, proces i cili pritet të kulmojë në vitin 2022. “Ky koleksion përfaqëson për historinë e kombit shqiptar dhe të civilizimit europian në një plan më të gjerë, si një urë lidhëse mes të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes, përmes së cilës bëhet e mundur të ballafaqohemi dhe të rikonsiderojmë vazhdimisht identitetin tonë”, shprehej muzeu “Marubi”. Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” është i pari muze fotografie në Shqipëri i hapur në 2016 nga koleksioni i ish fototekës kombëtare “Marubi”. Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” ruan dhe promovon vlerat e një koleksioni fotografik që shtrihet nga gjysma e dytë e shekullit të nëntëmbëdhjetë e deri në fundin e shekullit njëzet, pjesë e të cilit janë Marubët e pasardhësit e tyre që kanë dokumentuar momente të rëndësishme të jetës shoqërore, kulturore, sportive e deri politike duke fiksuar kështu rrjedhën e pakthyeshme të kohës.