BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Margariti në Berat: Punime me ritme të shpejta në Xhamia Mbret

Margariti në Berat: Punime me ritme të shpejta në Xhamia Mbret

 Xhamia Mbret ose Xhamia e Sulltanit, një nga xhamitë kryesore të qytetit të Beratit, ndodhet në qendër të qytetit si pjesë e një kompleksi arkitekturor ku veç saj janë dhe teqeja e Helvetive me gjithë konakët, si dhe ajo e Sheh Qerimit. Gjatë një vizite në qytetin e Beratit ministrja e Kulturës, Elva Margariti zhvilloi një vizitë ku pa ecurinë e punimeve për këto objekte. “Po punohet me ritme të shpejta për rregullimin e çatisë, pastrimin dhe konsolidimin e pikturave, nxjerrjen në dritë të tjera elementeve të fshehura nga koha, për ta risjellë me gjithë bukurinë, këtë objekt të trashëgimisë sonë kulturore”, shkruan ministrja e Kulturës Elva Margariti për inspektim e punimeve në teqenë e Helvetive në Berat. Teqeja Helvetive në Berat është një nga teqetë me të bukura në Ballkan. Duhet të jetë e ndërtuar në vitin 1600. Teqeja e Helvetive, është një monument e cila paraqet një nga realizimet më të mira të arkitekturës në qytetin e Beratit. Teqeja është ndërtuar në shek XVtë dhe rindërtuar nga Ahmet Kurt Pasha në fund të viteve 70 të shekullit XVIII-të dhe i përket sektit të helvetike, të cilët janë një nga sektet e islamit dhe i shërbejnë një grupi të caktuar. Në kuadër të programit të Ministrisë së Kulturës “Rrugët e Besimit”, Xhamia Mbret, Berat po i nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese, të financuara nga Agjencia Turke për Zhvillim (TIKA) dhe e mbikëqyrur nga Instituti i Monumenteve të Kulturës Projekti i restaurimit është hartuar në bashkëpunim me specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe parashikon restaurimin e plotë të xhamisë. Gjatë vizitës në qytetin e Beratit ministrja Elva Margariti ishte e pranishme dhe në Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri” ku u prezantua sistemi dixhital i audioguidave. “Përuruam sistemin audioguide në katër gjuhë në muzeun "Onufri". Turistët do të kenë shansin të zbulojnë muzeun dhe kryeveprat e tij, përmes gjuhëve shqip, italisht, anglisht dhe gjermanisht. Histori të jashtëzakonshme fshihen pas së kuqes së Onufrit, portreteve dhe alegorive të Çetirëve e simboleve të gdhendura në ikonostasin e rrallë”, shkruan ministrja për këtë muze. Muzeu Ikonografik “Onufri” është i pari në të cilin implementohet audioguida.

Më të lexuarat