Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Margariti në Gjirokastër: Asgjë nuk prishet nga kalldrëmi i stilizuar i viteve '70

Postuar: 17/03/2019 - 07:44

Qafa e Pazarit, e njohur si kompleksi muzeal i qytetit të Gjirokastrës, me vlera të veçanta historike e kulturore, po i nënshtrohet rehabilitimit të plotë. Por heqja e kalldrëmit ka sjellë jo pak reagime nga specialistët e trashëgimisë kulturore, të cilët kanë kërkuar të mos ketë dëmtime. Ndërsa punimet në Gjirokastër po vijojnë, ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se i është kthyer shkëlqimi i pazarit të harruar. “Prej disa ditësh kam ndjekur me vëmendje të gjitha argumentet pro dhe kundër punimeve në Qafën e Pazarit të Gjirokastrës. Pasi i kthyem shkëlqimin e harruar këtij pazari me rehabilitimin e fasadave dhe çative po punojmë për fazën e dytë të projektit "Rehabilitimi i Qafës së Pazarit të Gjirokastrës”. 3,5 milionë dollarë investim, mbi 5000 m2 restaurim dhe prona të rivlerësuara si asnjëherë më parë i kemi kthyer Pazarit të Gjirokastrës, së bashku me AADF, partnerin tonë strategjik”, pohon Margariti. Më tej ajo vijon se rezultatet e kësaj pune janë fort të prekshme. Sipas saj, sot kemi një zhvillim në rritje të turizmit, falë investimeve të kësaj qeverie, që e ka në qendër të vëmendjes Gjirokastrën. “Në Gjirokastër janë ndërtuar 67 bujtina nga 4 që kishte qyteti para 3 vitesh. Qafa e Pazarit është pjesë e investimeve që po realizohen në kuadër të projektit “Zhvillimi i Integruar Urban e Turistik në Shqipëri” në qendrat urbane të Sarandës, Gjirokastrës, Beratit e Përmetit, i financuar nga Banka Botërore në vlerën 63.8 milionë euro. Me partnerin tonë të rëndësishëm FSHZH po kryejmë realizimin e rehabilitimit të infrastrukturës inxhinierike, rrjetin e furnizimit me ujë, energji elektrike, rrjetin e MNZ, telefonisë e rrjetit Lan si dhe restaurimin e kalldrëmeve e trotuareve, si fazë e dytë e projektit të rehabilitimit”, shton më tej ministrja e Kulturës. Në reagimin e saj Margariti vijon se Ministria e Kulturës dhe IMK janë duke monitoruar çdo fazë në këtë rehabilitim. “Procesi i çmontimit të kalldrëmit ka filluar së pari me dokumentimin e hollësishëm të tij sipas rrugëve në cilat po kryhet ndërhyrja dhe gurët përkatës janë magazinuar sipas rrugëve ku është çmontuar. Asgjë nuk humbet. Asgjë nuk prishet nga kalldrëmi i stilizuar i viteve '70. Po magazinohen dhe pas përfundimit të punimeve të infrastrukturës do të rivendosen shtresat e kalldrëmit. Lajmi tjetër i mirë është se gjatë punimeve u zbuluan pjesë kalldrëmi që mendohet se i përkasin një kohe më të hershme se vitet '70.  Për të gjitha këto informacione është njoftuar Agjencia e Shërbimit Arkeologjik dhe materialet mbi këto gjetje do të shqyrtohen në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë”, shkruan ministrja e Kulturës. Ajo vijon se Qafa e Pazarit, kjo trashëgimi botërore në mbrojtje të UNESCO-s është vetëm një pjesë e investimit dhe vëmendjes së qeverisë për këtë vlerë unike të trashëgimisë kulturore.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 07:33

Libri “Mjekësia alternative shqiptare”, risi në trajtimin e sëmundjeve të kockave, volumi 1 nga autorët Ylli Merja dhe Erjola Braçi është botimi më i ri, që vjen për lexuesit nga shtëpia botuese “Mor

Postuar: 18/07/2019 - 07:31

Teatri i Operës dhe Baletit mbyll sezonin artistik me një trio shfaqjesh.

Postuar: 18/07/2019 - 07:30

Piktorit Vangjo Vasili vjen për publikun me ekspozitën e tij vetjake në galerinë e artit të qendr

Postuar: 18/07/2019 - 07:29

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë përballet sot jo vetëm me probleme financiare, por dhe me një

Postuar: 17/07/2019 - 07:30

Opera “Madama Butterfly” është vënë në skenën shqiptare për herë të parë në vitin 196

Postuar: 17/07/2019 - 07:29

Ekspozita “Phos” vjen përmes fotografive nga Emira Zenelaj në galerinë FAB.

Postuar: 17/07/2019 - 07:27

Studiuesi i artit Agim Janina shprehet se artistët nuk kanë ende vendin që meritojnë dhe nga inst