BREAKING NEWS

Yuri Kim nxjerr foton dhe paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

Yuri Kim nxjerr foton dhe paralajmëron ndryshimin e madh në
x

Kultura

Margariti: Në Laboratorin e Restaurimit shpëtohen nga degradimi vepra ikonografike

Margariti: Në Laboratorin e Restaurimit shpëtohen nga degradimi

Në Laboratorin e Restaurimit në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë kryhen procese për veprat, që janë me probleme. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se puna vijon çdo ditë për veprat e ndryshme të artit, duke nxjerrë në dritë vlerat e tyre. “Çdo ditë, në Laboratorin e Restaurimit, në Muzeun Kombëtar Mesjetar, në Korçë shpëtohen nga degradimi vepra të trashëgimisë sonë ikonografike, duke nxjerrë në dritë vlera të jashtëzakonshme. Ekspozita “Restaurime” sjell në vëmendjen e publikut këto operacione delikate, që i rikthejnë shkëlqimin e venitur nga koha. Ikona e “Shën Minait”, e mesjetës së hershme, prejardhur nga kisha e “Shën Mërisë”, në Ogren të Përmetit është shembulli më i mirë i punës plot durim e pasion të specialistëve të Muzeut Kombëtar Mesjetar, në Korçë”, shprehet ministrja e Kulturës në një status të saj në Facebook, ndërsa ka publikuar dhe ikonën. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, në Korçë u përurua më 24 prill 1980. Ai është një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të Shqipërisë e më gjerë. Fondi i tij ka mbi 7 mijë objekte kulti e arti, kryesisht ikona e më pak punime guri, druri, metali e tekstili të krijuara nga mesjeta e hershme deri në fillim të shek. XX prej artistësh anonimë e të mirënjohur, nga treva të ndryshme të vendit. Në sallën kryesore janë vendosur një koleksion ikonash dhe objekte nga më të mirat, krijuar në shekuj e që pasqyrojnë momente të ndryshme të zhvillimit të ikonografisë shqiptare dhe përfaqësuesit kryesorë të tyre. Aty ka vepra të autorëve anonimë të shekullit XIII-XIV dhe të tjerë të mirënjohur si: Onufri, Onufër Qiprioti, Mësues Kostandini, Jeromonaku, Shpataraku, Selenicasi, vëllezërit Zografi etj. Drejtimet kryesore të aktivitetit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar janë ekspozimi dhe promovimi publik, mbrojtja, konservimi dhe restaurimi i objekteve, studimi e puna shkencore dhe aktiviteti ndërkombëtar.  I ndërtuar në vitin 1980 dhe rindërtuar në 2016-ën, ai shtrihet përgjatë bulevardit “Fan Noli”. E vjetra dhe e reja bashkëjetojnë në mënyrë të natyrshme mes një harmonie ngjyrash.