Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Margariti në rrugën e Kumbaros, asnjë përfaqësues nga ministria në takimin e kërkuar nga artistët për problemet e artit dhe kulturës

Postuar: 22/03/2019 - 07:24

Konferenca "Skena e Pavarur Kulturore: Sfida dhe Prespektiva" bëri bashkë artistë dhe drejtues të shoqatave që veprojnë në fushën e artit. Edhe pse e ftesa i ishte drejtuar më parë ministres së Kulturës Elva Margariti ajo nuk ishte e pranishme, për të dëgjuar problemet për aktivitetin artistik. Artistë dhe drejtues të shoqatave u shprehen se buxhetet e pakta, mungesa e transparencës me projektet dhe fondet nga Ministria e Kulturës, mungesa e infrastrukturës për zhvillimin e aktiviteteve, mangësitë në legjislacion ishin shumë problem për zhvillimin e skenës së pavarur kulturore në vend. Ilda Mara drejtuese e shoqatës “Argjiro” në analizën e zhvillimeve kulturore duke iu drejtuar në fjalën e saj dhe Ministrisë së Kulturës u shpreh se gjendja e SPK është më keq se kurrë dhe çdo gjë është e lidhur me politikën. “Ne jemi më keq se kurrë. Ajo që ne kërkuam që në fillim ishte që të bashkonim forcat dhe të mos nëpërkëmbeshim qoftë përballë institucioneve të kulturës, por dhe në mënyrën e politikbërjes të politikave kulturore. Fatkeqësia e madhe në këtë vend është se çdo gjë është e lidhur me politikën. Kjo ka infektuar shumë skenën e artit, por dhe ato pak fonde që janë në dispozicion të krijimtarisë në vend janë në duart e politikës”, u shpreh Mara. Më tej ajo vuri në dukej se SPK kërkon decentralizim të artit dhe kulturës në vend. “Ne kemi bërë një memorandum me Ministrinë e Kulturës dhe ti përmbahemi të tëra pikave që ne jemi angazhuar me ministrinë, gjë që nuk ka ndodhur nga ana tjetër. Sot dhe fakti që nuk ka përfaqësues të ministrisë ku ne i kemi çuar dy herë ftesa edhe zyrtarisht edhe privatisht ministres si dhe stafit të saj, por asnjë interes nga ana e tyre për të ardhur. Qëllimi jonë kryesor është decentralizimi i artit dhe kulturës në vend”, u shpreh Mara shoqata “Argjiro”. Andi Tepelena drejtues i “Art Kontakt” nënvizoi se në objektivat e SPK është dhe një network kombëtar dhe rajonal. “Kemi buxhetin më të ulët në Europë për art dhe kulturë. Ne mbijetojmë sepse kemi një rrjetëzim të aplikimeve, si në Creative Europe. SPK është e hapur, të kemi bashkëpunime me skenën e pavarur kulturore dhe jashtë. Qëllimi i rrjetit është që të jemi kombëtar dhe të shpërndahemi nëpër Shqipëri. Të zhvillojmë takime çdo muaj në qytete të ndryshme të vendit”, tha Tepelena. Ardian Isufi, dekan i Fakultetit të  Arteve të Bukura theksoi se problem është dhe fakti që mungon një analizë për aktivitetet në vend. “Çfarë japim si produkt kulturor? Ne nuk kemi një analizë të aktiviteteve tona. Në shkolla janë reduktuar dhe orët e historisë së artit, kjo është skandaloze”, tha dekani Isufi.

Beteja e SPK

Artistët në diskutimet e tyre u shprehën SPK ka pasur një betejë, ku arritën të bllokojnë ligjin për art dhe kulturë që ishte paçavure dhe do ti jepte të gjitha pushtet ministrisë. Në vijim drejtuesja e shoqatës “Argjiro” Ilda Mara vijoi se fusha e kulturës është e vendosur në duart e një ministrie që nuk lëshon asgjë. “Me borde komplet anonimë. Ne i kemi shkruar ministrisë dhe në takimet tona me ministren Kumbaro jua kemi kërkuar ti bëjnë publike, por si kanë bërë. Cilët janë këta njerëz që vlerësojnë projektet e vitit? Sot i jepet një artisti të ri shumë marramendëse si ka qenë rasti i një përfaqësuesi dhe në Bienalen e Venecias, një shumë diku te 200 mijë euro, po nuk dimë cilët artistë morën pjesë në këtë shpallje, kush konkurroi. Por thjesht vendim i titullarit të institucionit për të dërguar x artist. Kjo është një lloj totalirizmi në art”, vijoi Mara. Sipas saj me decentralizim në një farë mënyre është krijimi i Qendra Kombëtare të Artit dhe Kulturës. “Por ministrja Kumbaro ishte shumë alergjike me termin QKAK, por kjo qendër ka qenë një nga kushtet tona. Këshilltari i BE i ka marr parasysh rekomandimet tona, gjë që nuk ka ndodhur me strategjinë e Ministrisë së Kulturës”, shtoi më tej Mara. Agron Domi drejtues i “TIFF” dhe Gjergj Prevazi me “Albanian Dance Festival” u shprehën se mbijetesa e festivaleve është mjaft e  vështirë. “Ne për TIFF duhet të na thërrasë ministria, por nuk na ka as në kalendar. Një gjendje mjerane e artit në vend. Ministria e Kulturës po mbjell mediokritet. 16 vite TIFF në Shqipëri dhe merr 5 mijë euro buxhet nga ministria”, tha Domi. Ndërkaq që koreografi Gjergj Prevazi u shpreh se artistët kërkojnë atë që u takon. “Decentralizim i kulturës në Shqipëri, dhe për këtë është të bërtasim. Institucionet tona janë tejet burokratike dhe me mentalitet të vjetër. Ministria nuk është pronare e atyre parave. Ne nuk i marrim fonde ministrisë, por na takojnë”, u shpreh Prevazi. Në fund të diskutimeve u nënvizua se Skena e Pavarur Kulturore ka si qëllim kryesor të ndërtojë një skenë kulturore të qëndrueshme dhe synon decentralizim të prodhimit kulturor, bashkëpunim të vazhdueshëm midis organizatave kulturore. Po ashtu SPK synon zhvillim të audiencave në sektorin e pavarur kulturor; advokim për modele që nxisin transparencën dhe pjesëmarrjen në politikat kulturore, si dhe përmirësim të politikave që nxisnin një zhvillim më të shpejtë kulturor.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/04/2019 - 07:54

Në Ditën Botërore të Librit, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë pedagogët theksuan sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet libri në Shqipëri.

Postuar: 24/04/2019 - 07:52

 Filmi “Zgjimi i Enver Simakut” me skenar dhe regji nga Marco L

Postuar: 24/04/2019 - 07:49

Regjisorja Eliona Thomaraj shprehet se te “arTurbina” nuk do të pranojë kurrë të shko

Postuar: 23/04/2019 - 07:42

Olen Cesari rikthehet për publikun e Tiranës në një koncert të madh për dy mbrëmje me rradhë në s

Postuar: 23/04/2019 - 07:41

Në “Moscow International Film Festival” u shfaq premiera botërore e filmit artistik &

Postuar: 23/04/2019 - 07:39

Filmi “Internimi” i regjisorit Kast Hasa u shpall filmi më i mirë i huaj në “Ar

Postuar: 23/04/2019 - 07:38

Shkrimtarë dhe studiues sot në Ditën Ndërkombëtare të Librit shprehen se ndihen të larguar nga Mi