BREAKING NEWS

“Rama përfundon në burg nëse...”, Spartak Ngjela nxjerr skenarin tronditës, zbulon kush e ka ‘fundosur’ Ilir Metën

“Rama përfundon në burg nëse...”, Spartak Ngjela
x

Kultura

Margariti: Plan menaxhimi i Butrintit, për investim të qëndrueshëm

Margariti: Plan menaxhimi i Butrintit, për investim të

Draft plani i menaxhimit të parkut të Butrintit u dorëzua në Ministri të Kulturës në prani të ministres Elva Margariti nga kreu i bordit të AADF Michael Granoff. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se bëhet fjalë për një investim të qëndrueshëm, që i mbetet shqiptarëve. “Pas një bashkëpunimi të suksesshëm 10 vjeçar, nisim një tjetër sfidë me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (The_AADF). Kreu i Bordit të AADF, Michael Granoff, në mënyrë simbolike na dorëzoi draftin e menaxhimit të integruar të parkut të Butrintit. Sipas tij, bëhet fjalë për investim të qëndrueshëm, me shqiptarët dhe që i mbetet shqiptarëve”, pohon ministrja e Kulturës. Sipas ministres Margariti, nevoja për një plan të tillë erdhi për ta nxjerrë parkun e Butrintit nga limitet e një ishulli. “Nevoja për një plan menaxhimi të integruar erdhi nga kërkesa dhe domosdoshmëria për ta nxjerrë Butrintin nga limitet e një ishulli dhe për ta kthyer atë që qendrën e një varg rrathësh koncentrikë. Butrinti është vetëm një qendër, që gjeneron zhvillim në gjithë zonën përreth, duke sjellë përfitime për të gjithë këtë territor dhe njëkohësisht trashëgimia kulturore ruhet e promovohen”, vijon Margariti. Hartimi i planit të menaxhimit të integruar për parkun kombëtar të Butrintit, është realizuar nga kompania e kontraktuar “Prince and Pearce” edhe kostoja e tij është 250 mijë dollarë. Plani parashikon të adresojë çështje të cilat janë të mbartura nga shkuara dhe nga ana tjetër të jap zgjidhje mbi kontekstin e ri të krijuar me ligjin e trashëgimisë. Bazuar mbi këtë ekspertizë plani i ri i menaxhimit do të ofrojë udhëzime dhe politika, bazuar në praktikat për menaxhimin e integruar të vlerave kulturore dhe natyrore; të bëjë propozime për mundësitë e zhvillimit ekonomik në sit dhe përreth tij (zona tampon) duke përfshirë aktivitetet e turizmit dhe kohës së lirë; të propozojë një strukturë menaxhimi për funksionimin e sitit dhe të rrisë kapacitetet e stafit drejtues të parkut. Në përfundim, plani i ri do të prodhojë, krahas planit të përgjithshëm të menaxhimit, një plan biznesi të ri për zonën UNESCO të Butrintit si dhe përgatitjen e një harte të përditësuar GIS për gjithë territorin e parkun kombëtar të Butrintit 9.000 hektarë. Në rrafshin ndërkombëtar, rëndësia e qytetit antik u njoh dhe u konfirmua në vitin 1992, kur ai u përfshi në listën e pasurive botërore të UNESCO-s.