Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Margariti premton rikonstruksionin e Muzeut të Arsimit

Postuar: 12/02/2019 - 07:34

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti vizitoi Muzeun Kombëtar të Arsimit në Korçë, një nga ndërtesat emblematike të Korçës, e vizitueshme në çdo kohë dhe periudhë nga qindra shqiptarë vendas dhe të diasporës. Objekti është i amortizuar pothuajse në të gjithë elementët e tij arkitektonikë dhe konstruktivë dhe ministrja Margariti theksoi rëndësinë e këtij muzeu, duke u shprehur në një rikonstruksion të plotë, si nga ana strukturore, ashtu edhe nga ana muzeale. “Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë në Korçë ka hartuar projektin e plotë të restaurimit dhe në kuadër të Samitit të Diasporës ky projekt do të prezantohet si një nga objektet e rëndësishme të historisë shqiptare. Objekti parashikon restaurimin e të gjithë strukturës dhe elementeve tradicionalë, duke ruajtur të gjithë elementët. Projekti parashikon realizimin e sondazheve dhe analizat e nevojshme për objektin për të pasur një situatë të qartë të ndërhyrjeve”, shkruan ministria.

Projekti është hartuar nga Drejtoria Rajonale Kulturës Kombëtare Korçë dhe parashikon edhe restaurimin e murit rrethues me muraturë guri, me elemente të kangjellave metalike, si edhe sistemim të oborrit me pllaka guri, pastrim i monumentit dhe trajtimi i sipërfaqeve gjelbëruese. Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë, sot Muzeu Kombëtar i Arsimit , është monument i kategorisë së Parë e shpallur në vitin 1973. Kjo ndërtesë ishte shtëpia ku banonte patrioti korçar Diamanti Terpo, i cili e dhuroi banesën për shkollën shqipe, e hapur më 7 mars 1887 nga ana e mësuesit patriot Pandeli Sotiri. Në këtë muze pasqyrohet historia e shkrimit shqip, e morisë së alfabeteve deri në alfabetin që kemi sot, vendosur në Kongresin e Manastirit, më 1908, si dhe historia e librit shqip prej abetares së parë të gjuhës shqipe (evetari, 1744), hartuar nga Naum Panajot Bredhi (Veqilharxhi). Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte rreptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për 15 vjet dhe u mbyll në vitin 1902, për t`u riçelur në vitin 1908. U mbyll përsëri në vitin 1912 dhe u çel pas pesë vjetësh, më 1917. Përkrahës të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Vëllezërit Frashëri, Petro Nini Luarasi, Naum Naçi, Thoma Avrami, Familja Qiriazi, etj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 07:32

Atelieja e Restaurimit “Konservimi i pikturës murale në kishën e Shën Kostandinit dhe Helenës, Berat, Shqipëri” po zhvillohet në Berat.

Postuar: 26/06/2019 - 07:31

Drama “Vizita e inspektorit” shkruar nga John Priesley vjen premierë në skenë nga reg

Postuar: 26/06/2019 - 07:29

Komedia "Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas!" nesër në mbrëmje do të shfaqet për publikun

Postuar: 26/06/2019 - 07:28

Drejtues të festivaleve të ndryshme që zhvillohen në vend shprehen se me shumë vështirësi po zhvi

Postuar: 25/06/2019 - 07:28

Në Ministrinë e Kulturës ka nisur punëtoria "Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale d

Postuar: 25/06/2019 - 07:26

Në galerinë FAB u çel ekspozita vjetore “OP Fashion atelie”, me diplomat bachelor të

Postuar: 25/06/2019 - 07:25

 Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli” gjatë këtij sezoni artistik k