BREAKING NEWS

‘Është fake’/ Pas reagimit të fortë të Jozefina Topallit, kryeministri Rama nuk ndalet dhe nxjerr një tjetër video që po ‘çmend’ rrjetin

‘Është fake’/ Pas reagimit të fortë të
x

Kultura

Margariti: Punimet restauruese në shtëpinë e At Gjegj Fishtës drejt përfundimit

Margariti: Punimet restauruese në shtëpinë e At Gjegj

Punimet restauruese në shtëpinë e At Gjergj Fishtës janë drejt përfundimit. Lajmin e bën me dije ministrja e Kulturës Elva Margariti, që shprehet se punimet që po kryhen i përmbahen konfiguracionit origjinal të ndërtesës. “Ishte 23 tetor i vitit 2019, kur ne? dite?n e lindjes se? poetit tone? te? madh, Homerit shqiptar, At Gjergj Fishta, premtuam se do te? restauronim shtëpinë, ku ai jetoi pe?r pak kohe?, ne? Fishte?. I nise?m punimet ne? 17 qershor te? ke?tij viti dhe sot, jam e ke?naqur te? shoh se ato janë drejt pe?rfundimit. Punimet restauruese po i pe?rmbahen konfiguracionit origjinal te? nde?rtese?s, ne? te? gjithë elemente?t e saj, ne? dyer, dritare, dysheme, tavane druri, shkalle?, parmakë, c?ati ”, bën me dije ministrja e Kulturës, që ka publikuar në profilin e saj në Facebook dhe disa foto të punimeve që po kryhen në shtëpinë e At Gjergj Fishtës. Në reagimin e saj ministrja Margariti shton më tej se puna do të vijojë dhe në të tjera objekte, që janë quajtur si “Itinerari Fishtian”. “Por ky e?shte? vete?m një stacion i jete?s se? Fishte?s. Do te? vijojmë pune?n me te? tjera objekte e pika ndalese, qe? pe?rbe?jne? atë qe? ne e kemi quajtur “Itinerari Fishtian”, një rruge?tim fizik dhe shpirte?ror ne? jete?n e një prej njerëzve me? te? me?dhenj te? letrave shqipe”, shprehet ministrja Margariti. Banesa e At Gjergj Fishtës, në Fishtë, Lezhë, mban statusin e Monumentit të Kulturës së kategorisë së “II”-të, shpallur me vendim të Komitetit të Kulturës dhe Arteve, Nr. 4, datë 7. 5.1991 dhe Vendim të MTKRS me Nr. 702, datë 5. 6.2008. Më herët Ministria e Kulturës lajmëronte se projekti synon restaurimin e plotë të banesës, me një fond prej 5.935.887 lekë. Në projekt i është dhënë rëndësi dhe punimeve në oborrin e godinës, ku përfshihen restaurimi i murit rrethues dhe kangjellave metalike; shtrimi i rrugës, që lidh portën e hyrjes në oborr me hyrjen kryesore, në banesë; realizimi i një sistemi drenazhi dhe sistemimet e jashtme me gjelbërim. Gjergj Fishta (Fishtë, 23 tetor 1871 - Lezhë, 30 dhjetor 1940) ka qenë frat françeskan, arsimtar, shkrimtar, përkthyes dhe po ashtu kryetar i komisionit për hartimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit, anëtar i delegacionit të qeverisë Përmeti në Konferencën e Versajës dhe zëvendëskryetar i legjislativit shqiptar më 1921. Pas dekadës së dytë të shek. XX, Fishta iu imponua kulturës shqiptare jo vetëm si shkrimtar (poet, dramaturg, prozator etj.), por edhe si kritik, historian i letërsisë dhe estet.