BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona kanë dalë pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit (BILANCI)

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona
x

Kultura

Margariti: Është koha që asetet tona kulturore jo vetëm t'i restaurojmë, por edhe rijetëzojmë

Margariti: Është koha që asetet tona kulturore jo vetëm

Berati, për shkak të vlerave të veçanta historike e kulturore u shpall “qytet muze” në vitin 1961, ndërsa që nga viti 2008 është në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Ministrja e Kulturës Elva Margariti bashkë me kryeministrin Edi Rama inspektuan së fundmi punimet në disa prej objekteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në qytetin e Beratit. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet, se janë disa kantiere pune për objektet e trashëgimisë kulturore. “Berati është qyteti me më shumë kantiere pune, njëkohësisht. Bashkë me kryeministrin Edi Rama inspektuam punimet në disa nga objektet më të rëndësishme jo vetëm të kultit, por dhe trashëgimisë sonë kulturore, të cilat shumë shpejt do t'u kthehen besimtarëve”, bën me dije ministrja e Kulturës. Nga Berati ministrja e Kulturës bën me dije dhe për ngritjen e Fondit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, i cili sipas saj do të orientojë investimet. “Por projektet tona shkojnë përtej objekteve të veçuara. Rehabilitimi i Qendrës Mesjetare është hapi i radhës. Por lajmi më i mirë, që ndajmë bashkë me kryeministrin është ngritja e Fondit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, i cili do të orientojë investimet në mënyrë efikase dhe prioritare. Është koha që asetet tona kulturore, jo vetëm t'i ruajmë e restaurojmë, por edhe rijetëzojmë, duke i kthyer në një të mirë të përbashkët kulturore dhe ekonomike”, shton më tej ministrja Margariti. Qyteti i Beratit vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj, pa lënë pas edhe ata vendas. Fakti që qyteti i Beratit tashmë është pjesë e UNESCO-s, por dhe vlerat e veçanta kulturore dhe historike që kjo zonë mbart ndër vite, kanë tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve për ta vizituar. Berati ndërthur në mënyrë harmonike kulturën perëndimore me atë lindore dhe dëshmon më së miri traditën e harmonisë fetare në vend. Xhamia Mbret ose Xhamia e Sulltanit, një nga xhamitë kryesore të Beratit. Në kuadër të programit të Ministrisë së Kulturës “Rrugët e Besimit”, Xhamia Mbret i është nënshtruar ndërhyrjeve restauruese, të financuara nga Agjencia Turke për Zhvillim (TIKA) dhe e mbikëqyrur nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.