Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Margariti: Ta përdorim teknologjinë në shërbim të promovimit të trashëgimisë

Postuar: 19/04/2019 - 07:27

Monumenti i Agonotetëve, ngritur mes gjelbërimit dhe kurorës së ullinjve, u kthye në një prej simboleve të këtij viti, në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike, në Shqipëri. Ministrja e Kulturës Elva Margariti, zgjodhi pikërisht Apoloninë, një nga parqet më të rëndësishme arkeologjike në vendin tonë, për të dhënë mesazhin e mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore. “Ajo që ndodhi në Paris duhet të na bëjë edhe më të ndërgjegjshëm për trashëgiminë tonë kombëtare, për ta mbrojtur atë dhe nga ana tjetër për ta promovuar edhe më tepër. Është e rëndësishme që teknologjinë ta përdorim në këtë drejtim. Është një formulë, tek e cila ne besojmë fort, që është ajo e dixhitalizmit për dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Sot, mundësitë që na ofron teknologjia, të gjithë mund t’i përdorim në shërbim të promovimit të kulturës”, u shpreh ndër të tjera ministrja Margariti, gjatë prezantimit në Apoloni të Projektit 3D-IMP-ACT, të arritjeve të deritanishme nga skanimi deri te printimi 3D. Ministrja Margariti, e shoqëruar nga drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani, si edhe drejtues e specialistë të parkut, vizituan disa prej monumenteve kryesore të parkut, si mozaikun në vilën me Impluvium, murin rrethues veri-lindor të manastirit, murin e Temenosit, por edhe Muzeun Arkeologjik dhe ekspozitën fotografike me imazhe nga Muzeu Kombëtar Etnografik Berat, në Trapezarinë e Manastirit të Shën Mërisë. Parku ndahet në zonën A dhe zonën B. Qytet antik (zona A) rreth 120 ha është i rrethuar me mur fortifikues rreth 4.5 km i gjatë, me arkitekturë greko-romake dhe bizantine. Zona B përfaqësohet nga territori ekstramural: nekropoli arkaik, helenistik dhe romak; tempuj dhe ndërtime private ekstramurale. Në vitin 1982, ICOMOS (Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Siteve) vendosi datën 18 Prill si Ditën Ndërkombëtare për Monumentet dhe Sitet, datë e cila u miratua si e tillë në Konferencën e 22-të të Përgjithshme të UNESCO-s të mbajtur në vitin 1983. Që nga kjo periudhë, 18 Prill ka shënuar ditën e kremtimit dhe promovimit të trashëgiminë kulturore dhe është vlerësuar si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për diversitetin, rëndësinë, nevojën dhe përfitimet e konservimit dhe mbrojtjes të saj. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 07:36

Në Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri” Berat, prezantohet sot sistemi dixhital i audioguidave.

Postuar: 23/05/2019 - 07:35

“I humburi” titullohet filmi me skenar nga Tonin Çekliqi dhe regji nga Bruno Shllaku

Postuar: 23/05/2019 - 07:34

Artistët shprehen se ndryshimet në ligjin e artit janë të rëndësishme për të përmirësuar situatën

Postuar: 22/05/2019 - 07:30

Në kuadër të “Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim”, Qendr

Postuar: 22/05/2019 - 07:28

Vepra “Jul Qezar” nga Uilliam Shekspir është një tjetër produksion, që po përgatitet

Postuar: 22/05/2019 - 07:26

Filmi dokumentar “Koha e Pelikulës” kushtuar regjisores Xhanfise Keko do të shfaqet t

Postuar: 22/05/2019 - 07:25

Veprat që janë realizuar nga skulptorë të njohur janë shpërndarë në territorin e vendit, por janë