BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Kultura

Margariti: Teatri i Operës dhe Baletit ngre perdet së shpejti

Margariti: Teatri i Operës dhe Baletit ngre perdet së shpejti

Teatri i Operës dhe Baletit ngre perdet së shpejti. Kështu shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti në një status të saj, për Teatrin e Operës dhe Baleti që për disa vite iu nënshtrua rikonstruksionit. Artistët prej disa javësh janë rikthyer në mjediset e reja që janë rregulluar dhe kanë nisur punën me provat për koncertet, që janë dhënë gjatë kësaj kohe jashtë institucionit. Ministrja e Kulturës Elva Maragriti në një status të saj shprehet se rikonstruksioni, që u bë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit është nga investimet më të mëdha që janë bërë gjatë viteve të fundit. Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka publikuar dhe një video ku tregohen mjediset në këtë institucion, ku shprehet se tashmë në Teatrin e Operës dhe Baletit janë ambiente dinjitoze jo vetëm për artistët, por dhe për publikun që do të ndjekë aktivitetin artistik. “Një nga investimet më të mëdha të viteve të fundit; teknologji bashkëkohore; ambiente dinjitoze për artistët dhe publikun. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ngre perdet së shpejti!”, shkruan ministrja Elva Margariti në një status të saj në Facebook. Koncerti më i fundit që zhvilluan artistët e TOB ishte ai me titull “Ballkoni i Romancave”, me pjesë nga krijimtaria e autorëve të njohur shqiptarë. Pritjes së gjatë më shumë se tre vjeçare të artistëve të Teatrit të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor për të interpretuar në skenë, me pohimet që po bëhen gjatë këtyre ditëve duket se po i vjen fundi. Fillimi i punimeve në TKOBAP mban datën 15 mars të vitit 2017. Siç është pohuar më parë, projekti i rindërtimit ka kushtuar rreth 1.2 miliard lekë, por arritjen e standardeve bashkëkohore është përdorur edhe buxhet shtesë. Si institucioni më i madh muzikor dhe skenik i vendit, TOB vendoset në godinën e Pallatit të Kulturës, në vitin 1966, aty ku edhe sot vazhdon aktivitetin e tij. Në vitin 2015, Këshilli i Ministrave vendos që godina e TKOB ti nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë dhe në mars të vitit 2017 trupat zhvendosen në dy godina pranë Ministrisë së Kulturës në ish-Kinostudion “Shqipëria sot”. Teatri i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka në përbërje të tij artistë, të cilët janë pjesë e orkestrës, korit, trupës së baletit, solistëve lirikë dhe ansamblit. Trupat e Teatrit të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor krahas turneve artistikë, të cilët i kanë realizuar brenda vendit, kanë realizuar dhjetëra shfaqje e turne jashtë vendit si në Rusi, Jugosllavi, Gjermani, Francë, Kanada, Austri, SHBA, Hungari, Rumani, Bullgari, Poloni, Çeki, Kinë, Turqi, Greqi, Itali etj.