
Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Margariti: Tek godina e maternitetit ruhet basorelievi, me Mozaikun e Tiranës kemi ecur sipas procedurave

Shkruar nga Julia Vrapi 26 Mars 2021

Shembja e godinës së maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” monument kulture i kategorisë së dytë, si dhe rehabilitimi i zonës pranë “Mozaikut të Tiranës” rikthyen debatin mbi trashëgiminë kulturore. Specialistë të fushës së trashëgimisë dhe me gjerë reaguan, duke u shprehur për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë. Pas disa ditësh heshtje, të enjten ministrja e Kulturës Elva Margariti foli për ndërhyrjet që po zhvillohen pranë Mozaikut të Tiranës, e cila është zonë e mbrojtur dhe çfarë ndodhi me godinën “Mbretëresha Geraldinë”. Në reagimin e saj, ministrja e Kulturës tha se tërmeti e bëri të papraktiueshme godinën te materniteti. “Godina që ju shihni në pjesën e rikonstruksionit të saj është një objekt, që lindi gjatë regjimit komunist si nevojë për t'iu shtuar godinës historike, asaj italiane, për nevojën e shtimit të kapaciteteve. Ka lind më fakt si godinë që mendohej të kishte një vëllim njëkatësh, por i janë shtuar dhe dy kate të tjera. Kjo ka agravuar gjendjen e godinës. Tërmeti dha shtysën e fundit për ta bërë të papraktikueshme”, u shpreh Margariti. Ministrja e Kulturës sqaroi se projekti për godinën e maternitetit ka kaluar dhe në këshillin e monumenteve, duke pohuar se me këtë ndërhyrje basorelievi ruhet. Ministrja Maragriti gjithashtu tha se i vinte mirë, që ky objekt u fut më fondin e rindërtimit. “Projekti ka kaluar në këshillin e monumenteve së kemi një monument, që i bashkëngjitet një objekt tjetër që lidhet në mënyrë funksionale se s'ka pasur akesim deri tani, korridor apo shkallë. Shihet lidhja organike për sistemin anti-zjarr. Ne kemi dhënë rekomandime për strukturën e re që dialogon me linja të thjeshta. Është një lidhje me xhama, më organike dhe funksionale. Monumenti me basoreliev ruhet totalisht, për ne është lajm i mirë që ajo godinë ku kemi lind u jep jetë dhe të tjerëve”, pohoi ministrja Margariti.
Punimet te mozaiku
Rehabilitimi i hapësirave publike pranë Mozaikut të Tiranës është një projekt nga Bashkia e Tiranës. Në reagimin e saj, ministrja e Kulturës Elva Margariti tha nëse ka gjetje arkeologjike punimet ndërpriten. “Mozaiku ka një zonë të vetëmbrojtur që është e rrethuar nga MK. Do të kalojë përmes një procesi të një projekti jo vetëm në pjesën e sheshit, jo vetëm hapësirën urbane, por edhe projekti i ministrisë që do të dialogojë me projektin e bashkisë. E gjithë zona një potencial arkeologjik në çdo moment që bëhen punime, nëse ka një gjetje në pamje të parë arkeologjike ashtu siç ka ndodhur drejtuesit e institucionit kanë ndërprerë punimet”, tha Margariti. Sipas ministres së Kulturës punimet po ecnin sipas rregullave, që ndiqen në të tilla raste dhe do të ketë sondazhe. “Në relacionet që më janë konfirmuar nuk janë gjetje që përmbajnë relancë të lartë të gjetjeve arkeologjike. Ne kemi ecur sipas rregullave dhe procedurave. Kemi kërkuar konceptin e sondazheve, në disa pika të projektit do të kemi sondazhe. Çdo gjë është brenda të gjitha parametrave”, vijoi Margariti. Por në lidhje me gërmimet që janë bërë me ekskavator, ministrja e Kulturës ndër të tjera tha se nuk është hera e parë që bëhen punime të tilla. Nëse flasim për potencialin që ka zona, ministrja Margariti u shprehet se duhet ti jepet kohë ekspertëve për projektin në vijim. “Nuk është hera e parë që punohet me ekskavator. Punimet në një zonë urbane siç është ajo rreth mozaikut kanë ndodhur jo vetëm sot, por në 20 vitet e fundit për sa kohë aty ka banorë që jetojnë prej dekadash. Nëse flasim për potencialin e zonës nuk duhet të ishte ndërtuar deri në Zogun e Zi. Ti japim kohë ekspertëve dhe çdo lloj projekti, që do të zhvillohet. Kjo hapësirë është e lidhur me një monument që ka vlera, ambicia jonë është ta rikthejmë në pozicionin që meriton. Ti bashkohemi projektit të bashkisë me një projekt për ruajtjen dhe konservimin e mozaikut”, tha ministrja e Kulturës. Mozaiku i Tiranës shpallur monument kulture që në vitin 1973, por ministrja Margariti gjithashtu theksoi se punonjësit e drejtorisë kanë qenë në terren. “Nuk ka asnjë shkelje të ligjit dhe monitorimi është kryer. Gabimi i drejtorisë sonë është që nuk ka bërë video 24 orëshe për të demonstruar, që kanë qenë prezent në terren”, pohoi ministrja. Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës.
Më të lexuarat


Çmimi “Pjetër Gaci” edicioni i njëzetë, konkurrimi në disiplina të ndryshme muzikore

Arti, trashëgimia kulturore dhe e drejta e autorit, në marrëveshjen Shqipëri-Turqi

Autorët: Poezia shqipe meriton të prezantohet më mirë në gjuhë të tjera, shumë antologji të botuara në botë nuk përfaqësojnë vlerat tona

Muzeu Arkeologjik në Durrës, objekt i rëndësishëm për trashëgiminë kulturore

Promovimi dhe evidentimi në fushën e letrave, QKLL hap thirrjen “Fondi i Krijimtarisë Letrare për të Rinj”

Abaz Hado: Ekspozita e Helidon Halitit, një dialog me veten dhe shoqërinë si sintezë e kohës

TKOBAP: Vaçe Zela, ikona e këngës shqiptare

“Trëndafilin kur ta dhashë” me muzikën më të bukur popullore, një koncert me artistët e Ansamblit Popullor

Qyteti mesjetar Lissus, miratohet projekti për ndërhyrje konsoliduesue-restauruese

Botuesit kritikë: Nuk kemi librari të funksionojnë në mënyrë bashkëkohore, janë në kufijtë e mbijetesës
