Lajme të tjera
BREAKING NEWS

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19
x

Kultura

Margariti: Xhamia e Et’hem Beut, objekt që po kthehet në identitet

Margariti: Xhamia e Et’hem Beut, objekt që po kthehet në

Xhamia e Et’hem Beut në Tiranë pritet që së shpejti ti kthehet besimtarëve mysliman. Një nga objektet me vlera, ku ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se falë mbështetjes nga TIKA Tiranë po kthehet në identitet. “Shumë shpejt, një nga objektet më të rëndësishme të besimit mysliman, por dhe një monument i rrallë i trashëgimisë sonë kulturore, Xhamia e Et'hem Beut, do t’i kthehet besimtarëve e vizitorëve. Falë mbështetjes financiare të T?KA Tiran, ky objekt po kthehet në identitet”, bën me dije ministrja e Kulturës, që ka zhvilluar dhe një vizitë në këtë objekt kulti për të ndjekur punët, që po kryhen nga specialistët. Më tej ministrja e Kulturës shton se edhe pse kohë pandemie puna po vazhdon. “Ka mbaruar një nga fazat më të rëndësishme, ajo e restaurimit të afreskeve dhe po punohet për rregullimin e çatisë, të degraduar nga koha, për të vijuar me dyshemenë. Me gjithë vështirësitë e krijuara nga Covid 19, puna vazhdon”, thekson ministrja Maragriti në një status të saj në Facebook, ku ka publikuar dhe foto të këtij objekti në Tiranë. Xhamia e Et'hem Beut, është një xhami historike dhe monument kulture në mes të Tiranës, e cila nisi të ndërtohej nga stërnipi i Sulejman Pashës, Molla Beu i Petrelës rreth 1793 dhe e përfundoi i biri, Haxhi Et'hem Beu më 1238 H (1822/1823). Në kohën që është ndërtuar xhamia bënte pjesë në kompleksin e ndërtimeve, që përbënin qendrën e Tiranës. Përballë saj ndodhej pazari, pranë saj kulla e sahatit që është pjesë e pandarë, në lindje xhamia e Sulejman Pashës 1614, në veri perëndim xhamia e Karapicëve. Xhamia e Et’hem Beut përbëhet nga salla e lutjeve, portiku që e rrethon atë nga lindja dhe veriu, si dhe minarja. Salla e lutjeve ka planimetri katrore dhe është ndërtuar me vëllim unik mbuluar me kupolë. Hyrja për në sallën e lutjeve është në anën veriore. Kupola është gjysëm sferike dhe pa dritare. Portiku mbulohet nga një çati me konstruksion druri dhe tavan të rrafshët dërrasash. Minarja ndodhet në të djathtë të sallës së lutjeve dhe lidhet me të në dy nivele, në dyshemenë e sallës dhe atë të mafilit. Pjesa e poshtme e minares është me seksion drejtkëndësh. Mbi të vjen një pjesë e ulët trung piramide shumë faqëshe. Mbi këtë, me një kornizë që ndjek ritmin e pjesës së sipërme fillon trupi i minares, i cili shkon deri tek kazani, duke u ngushtuar lehtazi. Shkallët brenda minares janë helikoidale prej gurësh dhe ndriçohen nga dritare të vogla si frëngji.