Lajme të tjera
BREAKING NEWS

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19
x

Kultura

Margariti: Xhamia e Pazarit, një nga monumentet e rralla të Gjirokastrës

Margariti: Xhamia e Pazarit, një nga monumentet e rralla të

Xhamia e Pazarit është një nga monumentet e rralla të trashëgimisë kulturore. Një nga objektet, që i është nënshtruar restaurimit dhe sipas ministres së Kulturës Elva Margariti ky proces ka nxjerrë në dritë vlerat e saj. “Xhamia e Pazarit, një nga monumentet e rralla të Gjirokastrës, i është nënshtruar restaurimit, duke nxjerrë në dritë vlerat e këtij objekti, i cili nuk i shërben vetëm besimtarëve, por është edhe një atraksion turistik. Xhamia e Gjirokastrës, si nuk e keni parë!”, bën me dije ministrja Elva Margariti gjatë këtyre ditëve të fundit, ndërsa ka publikuar në profilin e saj në Facebook dhe një link, që tregon pamjet nga objekti. Ndër tre xhamitë e fundit të shekullit XVIII, xhamia e Pazarit është më e rëndësishmja e qytetit, duke qenë në mes të çarshisë së vjetër. Xhamia e Pazarit është e vetmja xhami e paprekur, e cila si objekt u ka mbijetuar shkatërrimeve nga koha e komunizmit. Mori statusin monument kulture në vitin 1973. Ajo ka një minare me një sherife. Xhamia e Pazarit vizitohet kryesisht në verë nga turistët e interesuar për qytetin, ku ajo bie shumë mirë në sy nëse kalon në zonën muzeale të Gjirokastrës. Ka një mbishkrim të lartë mbi hyrjen. Vetëm 4 rreshta të vegjël të mbishkrimit janë paksa të lexueshme. I pari përmban prezantimin si “Zotëruesi i Punëve të mira”. Gjirokastra është qytet i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit otoman. Relievi i thyer ka lënë vulën në përcaktimin e vendosjes dhe mënyrën e shtrirjes së qytetit, që u krijua dhe u rrit nëpër kurrizet e kodrave, nën hijen e kalasë. Nga ana tjetër, afërsia e burimeve, prej ku sigurohej guri i nevojshëm për muret dhe për çatitë, mundësoi pamjen e veçantë që ka qyteti. Në vitin 1961 shteti shqiptar e shpall "qytet muze". Në Gjirokastër jo vetëm objektet e kultit, por vizitorët mund të vizitojnë edhe Muzeun Kombëtar të Armeve, muzeun Etnografik e një sërë banesash karakteristike. Ajo çka e bën Gjirokastrën goxha të njohur janë vlerat arkitekturale të ndërtimit të shtëpive me gurë, çative me dërrasë dhe kalldrëmeve.