
Sa do të kapërcejnë temperaturat? Njihuni me parashikimin e motit për datën 6 korrik 2022

“Nëse SPAK nuk heton…”/ Kryemadhi plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron arrestime të politikanëve: Ja lista e ministrave që përfundojnë në burg

Çështja e pensionistëve milionerë, Kryemadhi zbardh detaje të reja: Ja ku qëndron problemi! Kikia: Totalisht e pafalshme për drejtësinë, skema më e madhe pas firmave piramidale

Skema e mashtrimit me inceneratorët, Monika Kryemadhi flet me emra dhe nxjerr aferën me firmën e Edi Ramës: Arben Ahmetaj...

“Ishte 82 vjeç, kryeministri sapo kishte mbaruar si student”, Kryehetuesi i komunizmit zbulon pse kërkohej arrestimi i gjyshit të Edi Ramës

Inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi paralajmëron: Kam filmime dhe gjëra të tjera që nuk i kam publikuar ende, institucionet nuk më kthejnë përgjigje edhe pse...

Rritja e rasteve me Covid, mjeku Alimehmeti shpjegon situatën dhe i bën thirrje qeverisë: Kjo vjen si rrjedhojë e...

Skandali me inceneratorët, Kryemadhi: Mua nuk tregonte njeri, se jam gruaja e Ilir Metës

Marrëveshja për Butrintin, arkeologu Apollon Baçe: Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një ligj të bëhet në porosi të një fondacioni, parkun po ua japim të tjerëve

Shkruar nga Julia Vrapi 24 Maj 2022

Arkeologë, aktivistë, etj, protestuan dje kundër marrëveshjes për administrimin e parkut kombëtar të Butrintit. Përballë parlamentit ata kërkuan, që të anulohet projektligji i marrëveshjes për menaxhimin e parkut të Butrintit. Ata u shprehën se specialistët nuk janë pyetur në lidhje me këtë çështje dhe se ligji favorizon një fondacion të caktuar. Arkeologu Apollon Baçe tha se nuk mund të shitet shpirti i kombit për një sasi lekësh. “Butrinti sot jep 2.1 milionë euro edhe thuhet që do futen 6 milionë, ku do vejnë këto?! Janë lekë që do përdoren për bare dhe restorante. E bukura është që 1/3 duhet ta paguajë populli”, tha arkeologu Baçe, i cili dhe më parë ka dalë kundër kësaj marrëveshje për parkun e Butrintit. Sipas tij, ky plan që po mendohet për parkun kombëtar është qesharak. Akademiku dhe arkeologu Apollon Baçe thotë se përfitimi do ti kalojë fondacionit. “Nuk ka ndodhur ndonjëherë tjetër, që një ligj të bëhet në porosi të një fondacioni të caktuar. Këtu do kemi një përfitim që do ti kalojnë komplet fondacionit amerikan. Nuk ka të bëjë shteti shqiptar, por nëpërmjet një fondacioni, në krye të të cilit është një anti-shqiptar. Plani i këtyre është plani më qesharak. Ato lekët që do të futen janë tamam lekë për baret”, tha arkeologu Apolon Baçe, pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit, që u krijua më parë nga një grup veprimtarësh, studiuesish dhe ekspertësh të historisë dhe arkeologjisë.
Rëndësia e parkut kombëtar
Për rëndësinë që ka parku kombëtar i Butrintit, akademiku dhe arkeologu Apollon Baçe tha se është shpirti i kombit, i historisë sonë. “Njëherë që më kanë pyetur kam thënë edhe se është qyteti antik më i bukur në botë. Më të bukur se Butrinti nuk ka më. Është një perlë. Pse ne këtë t’ia japim të tjerëve? Për mua është e paimagjinueshme, parlamenti tek ne është shumë i habitshëm”, tha arkeologu Apollon Baçe. Për arkeologun Baçe kjo që po ndodh me parkun e Butrintit është skandal dhe në kundërshtim me ligjet. Sipas tij ministrja e Kulturës Elva Margariti është një vegël, që përdoret për të thënë ato që duhet të thotë. “Ministrja përgjegjësia e një vegle që ka bërë gjithçka. Giora Solar që është numri një në botë thotë se nuk ka ndodhur ndonjë herë tjetër dhe fondacioni të jetë ai që do të përfitojë nga ky ligj”, vijoi me tej arkeologu, duke shtuar se në Butrint nuk duhet të ketë ndërtime. Fondacioni për menaxhimin e Butrintit krijohet në partneritet me Fondacionin jo shtetëror Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe do të përbëhet nga 5 anëtarë, 2 prej të cilëve nga Ministria e Kulturës, 2 të tjerë nga partneri strategjik AADF, ndërsa një i pestë është arkeologu i huaj britanik Richard Hodges. Kontributi fillestar financiar i partnerit strategjik është 5 milionë dollarë, ndërsa ai i Ministrisë së Kulturës 2 milionë dollarë. Parku kombëtar i Butrintit është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, arkeologjike, mjedisore dhe turistike të vendit. Zemra e parkut kombëtar është qyteti antik i Butrintit, ekzistenca e të cilit vazhdoi pa ndërprerje, që prej periudhës së prehistorisë e deri në mesjetë, duke ofruar kështu një shumëllojshmëri kulturash dhe periudhash historike.
Më të lexuarat


Instituti i Arkeologjisë prezanton projektin “Storie Nostrum në Shqipëri”, i sjell publikut antikitetin me imagjinatën e një gjuhë të re

Kisha e Shën Marisë në Niçë, një ndërhyrje për ta shpëtuar

Projekti i inventarizimit të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, një regjistër i plotë kombëtar deri në fund të 2025

Viti 2021, 512 shfaqje dhe premiera në institucione ndjekur nga 38.091 spektatorë

“Legjenda e vendit t'shenjtë” shfaqet për herë të parë në Tiranë, historia dhe trashëgimia në film

Agim Janina: Vlerësimi i artistëve nuk bëhet me postime të ministres së Kulturës në rrjetet sociale, vepra të shumta dergjen shtëpive apo magazinave në rrezik zhdukjeje

Pavijoni i Lashtësisë, nga më të pasurit në MHK

Teatri Kombëtar mbyll sezonin artistik shtator 2021- qershor 2022, katër vepra të huaja dhe asnjë shqiptare në skenën teatrore

Korriku, muaji i kinematografisë me rastin e 70-vjetorit të ish- Kinostudios

Inva Mula sjell festivalin muzikor “MIK”, koncertet me artistë shqiptarë dhe të huaj
