BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Kultura

Marrëveshja për Butrintin, Margariti: Krijon një model menaxhimi, ku shteti është pjesë

Marrëveshja për Butrintin, Margariti: Krijon një model menaxhimi,

Ministria e Kulturës dhe Fondacioni i Menaxhimit të Butrintit nënshkruan marrëveshjen e administrimit të pasurisë kulturore të parkut të Butrintit. Sipas Ministres së Kulturës, Elva Margariti, në këtë marrëveshje ku shteti është pjesë i hap dhe rrugë donatorëve potencialë. “Marrëveshja e firmosur krijon një model menaxhimi hibrid jofitimprurës ku shteti është pjesë por i jep zë dhe garanci edhe donatorit për administrimin e fondeve; i hap rrugë donatorëve të tjerë potencialë që t’i bashkohen procesit në vazhdim duke i garantuar fondacionit autonomi në vendimmarrje, brenda rregullave të caktuara me ligj, duke bazuar në një plan biznesi të detajuar”, shprehet Maragriti. Po ashtu sipas saj, garanton investime të rëndësishme në infrastrukturë 3 vitet e para, me krijimin e një qendre bashkëkohore për pritjen e vizitorëve, si dhe shërbime të integruara, etj. Sipas marrëveshjes së administrimit ministria, i jep fondacionit të drejtën dhe detyrimin e administrimit të pasurisë kulturore (jo pronësinë) për një periudhë 10-vjeçare me të drejtë rinovimi nëse modeli rezulton i suksesshëm. Në këtë aspekt Ministria e Kulturës do të angazhojë rreth 2 milionë USD, të mbledhura ndër vite në Butrint ndërsa Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim (AADF) do të angazhojë rreth 5 milionë USD në 7 vitet ardhshme. Të gjitha këto të fonde të kombinuara së bashku me afrimin e donatorëve të tjerë do të bëjnë të mundur realizimin e planit të biznesit për operimin sa më efektiv të Butrintit. Ministrja Margariti në fjalën e saj shprehet se çdo e ardhur në arkën e Butrintit do t’i shkojë sërish Butrintit, duke e kthyer edhe në një qendër studimore; në një qendër edukuese për brezin e ri. “Por ky park-lider do të ndihmojë edhe “simotrat” e veta më të vogla, pasi 2 për qind e të ardhurave të Butrintit do të derdhen në Fondin e Trashëgimisë Kulturore, për t’u investuar në të tjera site në territorin e Shqipërisë”, pohon ministrja e Kulturës Elva Margariti. Qyteti antik i Butrintit më 1999 u regjistrua në UNESCO.