
Humbje e madhe! Ndahet nga jeta parakohe nga një sëmundje e rëndë Drejtori i Turizmit në këtë bashki të vendit

Thellohet tragjedia për familjen nga Vora, babain ia vrau gjyshi dhe nëna ndodhet në burg, aksidentohet për vdekje djali i Kudret Saliajt. Ishte duke udhëtuar me...

Aksident i rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret Saliajt

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Marrëveshja për objektet e sekuestruara garanton ndërveprim mes institucioneve për ruajtjen e veprave të dyshuara si objekte të trashëgimisë kulturore

Shkruar nga Julia Vrapi 16 Nëntor 2022

Ruajtja e objekteve të pasurisë kulturore është pjesë e marrëveshjes mes tre institucioneve në vend. Ministria e Kulturës, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit “Për ruajtjen e përkohshme të objekteve të sekuestruara pjesë e trashëgimisë kulturore”. Marrëveshja u nënshkrua në ambientet e Ministrisë së Kulturës, ku u ekspozuan disa objekte të sekuestruara në mars 2022 si të dyshuara “trashëgimi kulturore”. Kjo marrëveshje garanton ndërveprimin mes institucioneve, duke siguruar ruajtjen e specializuar të veprave të dyshuara si objekte të trashëgimisë kulturore dhe shmangien e çdo lloj dëmtimi të tyre përgjatë të gjitha proceseve, nga momenti i sekuestrimit e deri në përfundim të hetimeve paraprake dhe/ose gjykimit me vendim të formës së prerë sipas ligjit. Sipas ministrisë, palët angazhohen të ofrojnë mbështetje dhe ndihmë të ndërsjelltë, në interes të rritjes së efektivitetit në parandalimin, zbulimin dhe hetimin e plotë të veprimtarisë kriminale në mbrojtje të objekteve pasuri trashëgimi kulturore të vjedhura dhe/ose të trafikuara, si dhe mënyrën e administrimit të tyre. “Së bashku me gjurmimin, kapjen dhe sekuestrimin, ruajtja dhe magazinimi janë elemente kyçe në mbarëvajtjen e procesit si hetimor ashtu edhe identifikues, çka kërkon jo vetëm infrastrukturën e duhur, por edhe një staf të specializuar, ndaj edhe kjo marrëveshje i paraprin organizimit të programeve të kualifikimit dhe shpërndarjen e praktikave të mira për forcimin e kapaciteteve profesionale të punonjësve”, thuhet rreth marrëveshjes.
Trashëgimia dhe strukturat shtetërore
Ministrja e Kulturës Elva Margariti tha një ditë më parë se marrëveshja e Shkupit nuk do të ishte bërë e mundur pa bashkëpunimin e kahershëm e tre institucioneve, çka u zyrtarizua edhe përmes dokumentit të firmosur. “Ndaj edhe gjej rastin që t’i falenderoj ministrin, z. Çuçi dhe Prokurorin e Përgjithshëm z. Çela për gjithë angazhimin e tyre dhe të institucioneve që ata drejtojnë në ndërmarrjen e aksioneve të suksesshme, si ai që konkluduam në marrëveshje dje në Shkup. Pa harruar Institutin Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore dhe stafin e Ministrisë së Kulturës, për punën në vazhdim për identifikimin e objekteve. Janë shembuj të luftës pa kompromis kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë, që vendi ynë është angazhuar të vazhdojë në krahë të vendeve partnere, që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, marrëveshjen me të cilën e ratifikuam në Parlamentin Shqiptar, për të vijuar me vendet fqinje e më gjerë. Është një luftë që na vendos në krahun e të drejtëve”, shprehet Margariti. Ministri i Brendshëm, z. Bledi Çuçi nënvizoi vlerën e një marrëveshjeje të tillë për ruajtjen e objekteve “trashëgimi kulturore”, të cilat kërkojnë një trajtim të veçantë nga ana e punonjësve të kualifikuar. Ndërsa Prokurori i Përgjithshëm, z. Olsian Çela u shpreh se ky është një nga ato rastet që jo vetëm duhet vlerësuar, por edhe promovuar, pasi lidhet me trashëgiminë kulturore, e cila kërkon një vëmendje të veçantë jo vetëm nga strukturat shtetërore e ligjvënëse, por edhe nga vetë komuniteti, të cilit ajo i përket. Sa i takon objekteve që u ekspozuan në Ministri të Kulturës, Margariti tha se janë rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional. “Një pjesë e tyre janë identifikuar, ndërkohë që procesi i identifikimit vazhdon. Ka mes tyre edhe nga kishat greke, edhe maqedone, por edhe shqiptare, si nga kisha e Labovës së kryqit, Karavastasë, Fierit”, tha ministrja Margariti. Janë ikona, pjesë ikonostasesh, porta manastiresh, shandanë, temjanica, veshje peshkopale e objekte të tjera, një pjesë e të cilave janë denatyruar, duke u përdorur si element zbukurues të orendive shtëpiake, si dollapë, skrivani, etj.
Më të lexuarat


Kalendar i ngjeshur artistik në TKOB për muajin shkurt, zbardhen aktivitetet

Plas sherri Blushi-Kadare, e bija e shkrimtarit e akuzon për intervistën, Ben Blushi e konsideron si të paedukatë

Në 95-vjetorin e lindjes të ish-partizanit të Brigadës së I Sulmuese, Hazis Ndreut që ngjiti majat e pushtetit vendor dhe institucioneve kulturore artistike

Një projekt konservimi për zbulimin e ri arkeologjik në Durrës

Komedia franceze “La Baby -Sitter”, ku trajtohet problemi i marrëdhënieve në çift, do të vijë në skenën teatrore

Trashëgimia arkeologjike, në konferencën për projektin Adriatiko-Jonian “Transfer 1071”

Buxheti i “Bonusit të Rijetësimit”, për projekte restauruese dhe rijetësim të objekteve monument kulture

Mbrëmja poetike “Kadare në vargje” në 87-vjetorin e shkrimtarit

Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me aktorët Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj nis sezonin në Tiranë

Oltsen Gripshi: Është themelore dhe detyrë e ne historianëve dhe kuratorëve të dimë të ndajmë vlerat nga mediokriteti dhe amatorizmi në art
