BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

“Martesa” e Çehov, me shfaqjet e fundit këtë muaj për publikun në amfiteatrin e Durrësit

“Martesa” e Çehov, me shfaqjet e fundit këtë muaj

Komedia “Martesa” është me shfaqjet e fundit këtë muaj për publikun. Komedia nga Anton Çehov me regji nga Driada Dervishi vazhdon dhe të mërkurën e të enjten për publikun, që ka mall për teatrin në amfiteatrin antik të Durrësit. Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës bën me dije për 3 shfaqjet e fundit të majit, më datat 25, 26 dhe 27 maj. Komedia “Martesa” përmes 5 pjesëve nga Çehov vjen plot ritëm dhe deri tani është mirëpritur shumë nga publiku në amfiteatrin antik të Durrësit. Regjisorja Driada Dervishi bën me dije se pas Durrësit, kjo vepër do të vijojë dhe në qytete të tjera. “U bënë tre javë që e japim komedinë “Martesa” dhe do të vijojmë edhe në rrethe të tjera. Për momentin jemi në Durrës, por në qershor edhe në Korçë e Berat”, shprehet regjisorja e njohur Driada Dervishi që po shënon një tjetër sukses të saj me tetarin, me veprën e Çehov. Komedia “Martesa” erdhi premierë për publikun në vitin 2015 nga regjisorja Driada Dervishi. Në dy net, gjithçka ndodh në një martesë nga të kurdisurat për interes nga e ëma e vajzës. Aty gjen nusen, që do të argëtohet, e një dhëndër koprac. Gjen një bashkëshort, që është lodhur nga përgjegjësitë e ngarkesa që i jep çdo ditë e shoqja, e që do të pengojë dhëndrin të martohet, duke i treguar se si do të jetë pas një viti martese jeta e tij. Po aty gjen një vejushë, që është betuar të mbajë zi për gjithë jetën, e që për ironi bie në dashuri me borxhliun e bashkëshortit. Fqinji i familjes, pikërisht në këtë dasmë gjen rastin të kërkojë dorën e mbesës, mirëpo situata shkon në një debat mbi pronat, ku përfshihet gjithë familja. Më herët në muajin maj, teatri “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit shkruante se shpresonte që vepra e Anton Çehov me regji nga Dervishi të shërbejë si hapëse e siparit të skenave. ““Martesa” parashikon të fillojë shfaqjet në ambiente të hapura dhe shpresojmë të shërbejë si një hapëse e siparit të skenave teatrore”, shprehej teatri i Durrësit, që ka publikuar dhe materiale të shfaqjes.  

 Komedia me disa çmime

Komedia “Martesa” u shpërblye me çmimet “Regjia më e mirë në “KoKo Fest 2016”, aktorja më e mirë jo protagoniste në “KoKo Fest 2016” dhe çmimi i publikut në “Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit Moisiu On”. Përshtatja e tekstit dhe regjia Driada Dervishi, koreograf Elton Cefa, drejtor fotografia Daniel Dervishi, kostumografia Driada Dervishi dhe Adelina Muça. Udhëheqëse vokale mazzo-soprano Olta Juba. Në role në komedi janë aktorët e trupës së teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës”. Në role vijnë aktorët Amos Muji Zaharia, Adelina Muça, Gentian Zenelaj, Xhejni Fama, Mimoza Marjanaku, Suela Bako, Andia Xhunga, Gjergj Doçi, Alesia Xhemalaj dhe Jaho Guma. Kjo komedi është përmbledhja e 5 pjesëve: "Martesa", "Tragjik pa dashje", “Ariu”, “Propozimi”, për t'u mbyllur me “Këngën e mjellmës", e konceptuar si një këngë nostalgjie për kohën që ikën. Një nostalgji lirike, që përshkruan gjithë krijimtarinë e dramaturgut të mirënjohur rus Anton Çehov, e cila vjen nën regjinë e Driada Dervishit duke pasur parasysh interesimin e madh e të vazhdueshëm të publikut. Anton Çehov u lind në 29 janar të vitit 1860 dhe u nda nga jeta më 15 korrik të vitit 1904. Anton Çehov ishte një dramaturg dhe shkrimtar rus i tregimeve, i cili konsiderohet të jetë ndër shkrimtarët më të mëdhenj të trillimeve të shkurtra në histori. Karriera e tij si një dramaturg prodhoi katër klasikë, dhe tregimet e tij më të mira të shkurtra vlerësohen shumë nga shkrimtarët dhe kritikët.