BREAKING NEWS

“Zelensky është si Hitleri”, Dmitry Medvedev del me teorinë e frikshme, ja si zyrtari i lartë rus po e përgatit terrenin për të marrë vendin e Vladimir Putinit

“Zelensky është si Hitleri”, Dmitry Medvedev del me
x
BREAKING NEWS

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në
x
BREAKING NEWS

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë
x
BREAKING NEWS

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”,
x

Kultura

Martin Camaj në sistemin letrar shqiptar, akademikët vlerësojnë studimet dhe veprat

Martin Camaj në sistemin letrar shqiptar, akademikët

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit dhe poetit Martin Camaj zhvilluan tryezën shkencore  “Martin Camaj në sistemin letrar shqiptar”.  Akademik Shaban Sinani në fjalën e tij shpreh se Martin Camaj ishte shkrimtari më i rëndësishëm i nënsistemit letrar shqiptar të diasporës në një gjysmë shekulli. “Ai është paraprirës i letërsisë së botuar shqipe në Kosovë e themelues i saj. Ai mbetet fenomen unik në letërsi dhe studiuesit do të kenë punë për një kohë të gjatë me të”, tha ai ndër të tjera. Morën pjesë akad. Francesco Altimari, prof. dr. Bashkim Kuçuku, prof. dr. Bardhyl Demiraj, akad. asoc. Stefan Çapaliku, prof.dr. Mimoza Priku, prof. as. dr. Evalda Paci, prof. as. dr. Viola Isufaj, dr. Belfjore Qose - Zifla, Ledio Hala, prof. dr. Blerina Suta, dr. Jolanda Lila, akad. Matteo Mandalà. Martin Camaj (Telum, 13 korrik 1925 - Mynih, 12 mars 1992) ka qenë shkrimtar dhe albanolog shqiptar. Ai vlerësohet si një nga autorët kryesorë të prozës moderne shqiptare. Romani i tij “Rrathë” konsiderohet si romani i parë psikologjik i shkruar në gjuhën shqipe. Është përfshirë thuajse në të gjitha antologjitë dhe veprat, ku flitet për shkrimtarët shqiptarë. Kërkimet akademike të Camajt u përqendruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore. Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhanër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza. Martin Camaj e nisi veprimtarinë e tij poetike me dy përmbledhjet e para që i botoi në Kosovë: “Një fyell ndër male” dhe “Kanga e vërrinit”. Vëllimi i tij i parë me varg klasik "Nji fyell ndër male", Prishtinë 1953, dhe "Kanga e vërrinit", Prishtinë 1954, u frymëzuan nga banorët e zonave ku lindi, malësorët e veriut, mbas të cilëve qëndroj shumë i afërt shpirtërisht edhe mbas shumë e shumë viteve në mërgim dhe pamundësia për t'u kthyer. Një përzgjedhje e poezive të tij e përkthyer në Anglisht nga Leonard Fox në vëllimet "Selected Poetry", New York 1990 (Poezi të zgjedhura), dhe "Palimpsest", Munich & New York 1991.