
Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Mbrëmja poetike “Kadare në vargje” në 87-vjetorin e shkrimtarit

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Janar 2023

“Kadare në vargje” bëri bashkë njerëz të kulturës e politikës në 87-vjetorin e shkrimtarit të madh shqiptar. Në 87-vjetorin e lindjes së gjeniut të letrave, Ismail Kadaresë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Akademia e Shkencave organizuan mbrëmje poetike me muzikë e vargjet e shkrimtarit në hollin e Universitetit të Arteve. Një mbrëmje interpretimesh nga aktorët Rajmonda Bulku, Kastriot Çaushi dhe Kristian Koroveshi. Shkrimtari Ismail Kadare ishte i pranishëm bashkë me bashkëshorten e tij Helena Kadare. Kjo mbrëmje poetike erdhi si një shenjë mirënjohje për Kadarenë, që përmes letërsisë u rendit mes autorëve më të shquar. “Shkrimtari një ëndërr ka, një mendim, një gjë e ndjek hap pas hapi ajo që ka shkruar apo që mund të shkruante më mirë. Ose, e ka shkruar shumë mirë, por... pavarësisht se mund t’ia lëvdojnë shumë, ai e di vetë”, u shpreh Kadare. Ndërsa për Helena Kadarenë mbrëmja poetike ishte me interpretues të mrekullueshëm. “Vargjet e Ismailit padyshim që janë më të preferuarat e mia, por edhe interpretuesit ishin të mrekullueshëm”, u shpreh ajo. Në këtë veprimtari përshëndeti në emër të kryesisë së Akademisë së Shkencave, akad. Vasil S. Tole. Në këtë mbrëmje që u zhvillua të shtunën, akademiku Vasil Tole tha se Kadareja është shkrimtari që na ka dhënë liri për dekada me radhë në një kohë kontrolli të përgjithshëm. “Krijimtaria juaj ishte dhe mbetet “buka” jonë shpirtërore, e cila ushqente dhe ushqen imagjinatën, shtynte dhe shtyn, zgjeronte dhe riformatonte përmasat e munguara të lirisë individuale, dhe me universalitetin e saj është letërsi për çdo qenie njerëzore anembanë botës. Çfarë mund të kërkosh më shumë prej saj! Ismail Kadare shkroi një vepër unike me të cilën krijoi një Shqipëri europiane”, tha akademiku Tole ndër të tjera. Ismail Kadare është poet e prozator dhe një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare. Ai është një ndër personalitet qendrore të kulturës shqiptare të gjysmës së dytë të shek. XX. Ismail Kadare lindi në vitin 1936 në Gjirokastër.
Më të lexuarat


Shqipëria pjesë e “First Kings of Europe”, objekte të trashëgimisë prehistorike në ekspozitën ndërkombëtare në SHBA dhe në Kanada

Çmimi “Nderi i festivalit” për Ansamblin Popullor në Vitie

“Burrnesha”, “Pesë stinët e armikut të popullit” dhe “Kthimi i Karl Majit” vepra të autorit Jeton Neziraj në skenën e Teatrin Kombëtar Eksperimental

“Dasma e Lunxhërisë” në vitin 1874, shfaqja e parë teatrore e dokumentuar në Shqipëri

Prodhime kinematografike të viteve 2020-2022 prezantohen në “Ditët e Filmit Malazez”, filmat pas Tiranës do të shfaqen në Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër

TKOB: Opera “Don Pasquale” afroi me kulturën operistike pranë dyerve të teatrit një publik të ri

Vladimir Doda: Teatri është në të njëjtën situatë që gjendet shoqëria shqiptare dhe ca më keq

Vladimir Hasimi, ikona e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, një jetë duke mbrojtur dhe promovuar vlerat e shkëlqyera të trashëgimisë kulturore jomateriale mbarëkombëtare shqiptare

“Gdhendja e germave të gjuhës shqipe në shtypshkrimet e Pjetër Budit”, në kuadrin e “Tragë”

Ekspozita “Rrugës...” nga artistët Emanuel Koko dhe Bertrand Shijaku, ku prezantohen punimet më të fundit në skulpturë dhe grafika
