Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Mbretëresha e bukurisë nga Leenane”, premierë në teatrin “Migjeni”

Postuar: 26/03/2019 - 07:27

 Vepra teatrore "Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” do të jetë premierë në skenën e teatrit “Migjeni” të qytetit të Shkodrës. Pas suksesit në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" vepra me regji nga Kiço Londo mbrëmjet e datave 29 dhe 30 mars do të jetë në teatrin “Migjeni” në ora 19:00. Kjo është një komedi e zezë shkruar nga autori Martin McDonagh dhe roletë në skenë luhen nga aktorët Laura Nezha, Ermira Gjata, Genci Fuga, Engjëll Hoxha. Kjo vepër është kandiduar për çmimin Lorenc Olivier si vepra më e mirë dramatike për produksionin e Londrës, dhe produksioni i Broduejit i vitit 1998 u kandidua për 6 çmime Toni, duke fituar 4. Kjo komedi tragjike vazhdon të shfaqet me sukses në skenat botërore, por nuk ka munguar dhe në skenën shqiptare. Si regjisor Kiço Londo në krijimtarinë e tij njëzet më parë e solli këtë vepër që pati sukses në skenë me aktorët Drita Pelinku, Yllka Mujo, Ndriçim Xhepa dhe Arben Derhemi. Po i njëjti regjisor e sjell në këtë skenë këtë herë me një trupë tjetër aktorësh.Aktorja e njohur Ermira Gjata që vjen me e personazhin e nënës Meg, më herët u shpreh se është hera e parë që luan një rol të tillë si ai në këtë komedi tragjike. “Për mua është hera e parë që unë luaj një rol si Meg. Nënë që dhunon të bijën, që bie pre e egoizmit të saj. Mban vajzën e saj larg njerëzve, që të mos mbesë vetëm. Unë jam përpjekur që ta realizoj sa më mirë këtë rol”, tregon aktorja e njohur. Me rolin Morin këtë herë aktorja Laura Nezha mori të tjera vlerësime nga publiku. Për rolin e saj ajo ka pohuar se e takon edhe në realitetin tonë, sidomos në ato zona rurale periferike. “Pra është një histori që përsëritet çdo ditë ashtu siç ndodh me Morinën. Pra është një jetë e izoluar dhe e trishtuar që në fund sjell dhe tragjedinë. Morin është gjithandej. Në vepër preket dhe tema e emigracionit e cila është një plagë shumë e thellë që ka lënë gjurmë edhe në jetët e personazheve”, pohon ajo. Vepra është përkthyer nga Adriana Tolka, skenograf Beqo Nanaj dhe kostumografe Sofi Kara, as/regjisor Marsel Greva, Kleard Gërmenji.

Ngjarjet në skenë

Vepra u ngjit në skenë për herë të parë nga kompania e Druid Theatre në Galluej, Irlandë, më 1 shkurt 1996. Ajo gjithashtu shijoi suksesin e shfaqjeve në Uest End të Londrës, Broduej dhe Of-Broduej. Vepra, e vendosur në malet e Konemarës në kontenë Galluej të Irlandës, rrëfen historinë me nota të errëta komike të Morin Folanit, një grua e zakonshme dhe e vetmuar në të dyzetat, dhe të nënës së saj manipuluese Meg. Ndërhyrja e Megit në mundësinë e parë dhe ndoshta të fundit të së bijës për një lidhje dashurie vë në lëvizje një tren me ngjarje sa komike, aq tmerruese, të cilat çojnë në fundin e pashmangshëm tragjik të pjesës.“Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” është një kritikë ndaj nacionalizmit irlandez, i cili është toksik dhe anti-modern, ndërkohë që tregon nevojën urgjente për një identitet, që nuk është vetëm modern, por edhe irlandez. Ndërsa prioritetet e autorit McDonagh sillen te krijimi i komedisë së zezë, fakti që vepra është bërë kaq e famshme tregon vendin voluminoz, që zë ajo në një diskutim më të gjerë mbi luftën për të gjetur një truall të mesëm midis nacionalizmit, që qëndron larg realitetit, dhe modernitetit të zbrazët kulturalisht. Ndërsa McDonagh nuk e drejton gishtin mbi ndonjë lloj shprese apo zgjidhjeje në vepër, cikli zemërthyes i traumës mes personazheve në Linejn paraqet një kritikë kulturale të rëndë dhe të sinqertë.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/06/2019 - 07:48

Në ambientet e Portit të Durrësit në prani të trupit diplomatik në vendin tonë u prezantuan kërkimet nënujore në ujërat shqiptare nga dy prej institucioneve më të rëndësishme botërore në këtë fushë, RPM Nautical Found

Postuar: 16/06/2019 - 07:46

Festivali “FemArt” ka nisur edicionin e shtatë në Prishtinë.

Postuar: 16/06/2019 - 07:44

Teatrot kanë prezantuar premierat e fundit të këtij sezoni artistik në skena.

Postuar: 15/06/2019 - 07:30

 “Annie” vlerësuar si një shfaqje për të gjithë familjen rikthehet mbrëmjen e so

Postuar: 15/06/2019 - 07:29

Filmi aksion “Balkan Blood” pritet të vijë premierë për publikun në ekranin e kinemas

Postuar: 15/06/2019 - 07:28

Dramaturgu dhe regjisori Naser Shatrolli shprehet se në teatrin shqiptar ka vullnet, ka para, por

Postuar: 14/06/2019 - 07:38

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave njofton se gjatë inspektimeve në institucione të ndryshme të