BREAKING NEWS

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Prokurori tregon veprimet hetimore, ja kërkesa urgjente e avokatëve

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi
x
BREAKING NEWS

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një mesazh të fortë: Kemi shqetësime serioze për ...

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin: U dogj brenda dhomës

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për
x
BREAKING NEWS

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë, bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës, ja çfarë ndodhi pasi e vodhën...

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3
x
BREAKING NEWS

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare? Niko Peleshi jep lajmin: Nënshkruhet sot kontrata 6 milionë dollarë

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare?
x
BREAKING NEWS

Rama mbledh në “Vilën 30” ambasadorët e huaj, zbardhet arsyeja e takimit

Rama mbledh në “Vilën 30” ambasadorët e huaj,
x

Kultura

“Mbreti Lir” një nga tragjeditë më të mëdha të Shekspirit do të ngjitet së shpejti në skenën e teatrit Metropol

“Mbreti Lir” një nga tragjeditë më të mëdha

Vepra “Mbreti Lir” e Shekspirit së shpejti do të jetë premierë në skenën teatrore. Një nga tragjeditë më të mëdha të Uilliam Shekspirit me regji nga Jonida Beqo do të çelë sezonin e ri artistik të teatrit Metropol. Mbrëmjen e datës 30 shator, premiera “Mbreti Lir” vjen në skenë me pjesëmarrjen e aktorit të njohur Viktor Zhusti dhe në role janë dhe të tjerë aktorë, që publiku i ka vlerësuar në teatër. Teatri Metropol bën me dije se “Mbreti Lir” një nga tragjeditë më të mëdha të Uilliam Shekspir, me regjinë e Jonida Beqos dhe një kast fantastik aktorësh, fundjavën e fundit të shtatorit dhe gjatë gjithë muajit tetor publiku do të ketë mundësinë që të shohë një produksion jashtë të zakonshmes. Interpretojnë në vepër Amri Hasanlliu, Armela Demaj, Dinorah Beqiraj, Edvin Mustafa, Erdet Miraka, Klea Konomi, Klesta Shero, Kriks Dumo, Luisa Dinellari, Lulzim Zeqja, Mariglen Domi, Mario Bali, Marius Dhrami, Roerd Toçe, Sara Koçi, Sedmir Memia, Silva Brahimataj, Silvio Goskova, Sokol Angjeli, Stiv Osmanaj, Xhino Musollari, Xhoni Spahi. As.regjisore Joana Omeraj, Ana Guçe, formulues muzikor Robert Bisha, kostumografia nga Jonida Beqo, as. kostumograf Frenci Gjerasi, skenograf Elvis Themeli, ndriçimi Ergys Baki, grimi Marinela Halilaj.

Tragjedia në skenë

“Mbreti Lir” është një histori e dy familjeve jofunksionale, me dinamika të ndryshme, të cilat shumë prej nesh mund t’i njohin nga afër. Po çfarë e shtyn një mbret të qëndrojë përballë tre vajzave të tij dhe të pyesë se kush e do më shumë?! Çfarë e mirë mund të ndodhë kur mbreti është i çmendur dhe budallai është i mençur?! Kur njerëzit e ndershëm ndëshkohen dhe internohen, kur një djalë kthehet kundër babait të tij?! Vepra do të jetë në skenë në datat: 30 shtator, 1, 2, 6, 7, 8, 9, 13, 14, 15, 16, 20, 21, 22, 23, 27, 28, 29, 30 tetor, ora: 19:00 në Metropol. "Mbreti Lir" është një tragjedi me pesë akte nga Uilliam Shekspir, e interpretuar në vitet 1605 - 1606 dhe e botuar në vitin 1608. Një nga tragjeditë më të mira, pjesa përshkohet nga pesimizmi dhe nihilizmi, gjë që e bën atë një vepër të preferuar të shekullit XX. Uilliam Shekspir e ngriti artin poetik në majat më të larta. Studimet, analizat dhe komentet rreth tij janë të shumta, por përfundimi është i njëjtë: vepra shekspiriane është e admirueshme si tërësi dhe në të tërë përbërësit e veçantë. Vepra e tij së bashku me Biblën dhe Deklaratën e të Drejtave të Njeriut janë shtyllat në të cilat ngrihet identiteti i Evropës historike. Shekspiri konsiderohet një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme, të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore, por edhe shumë komedi dëfryese që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze. Gjatë krijimtarisë së tij, Shekspiri realizoi 37 vepra për teatrin.