Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mbyll xhirimet filmi shqiptaro-amerikan “Nan”, një dramë bazuar në një histori të vërtetë

Postuar: 14/06/2018 - 07:39

F ilmi artistik “Nan” me skenar dhe regji nga Val Jashari sjell një histori të vërtetë. Për filmin janë zhvilluar xhirimet në Dardhë të Korçës, një projekt kinematografik që ka bërë bashkë aktorë shqiptarë, por dhe nga Amerika. Këtë herë filmi ka sjell në role dhe aktorë të njohur nga Shqipëria dhe është vlerësuar prej tyre. Këtë herë ky bashkëpunim me regjisoren Val Jashari me origjinë nga Kosova por që jeton në Amerikë ka rëndësinë e tij. Aktorë të huaj në film, por këtë herë në projektin kinematografik “Nan” është dhe aktori Neritan Liçaj dhe Adrian Pepi. Filmi trajton një histori të vërtetë dhe ngjarjet e tij zhvillohen në luginën e Preshevës. Por vendi i xhirimit siç tregon aktori pjesëmarrës në këtë film Neritan Liçaj ka qenë Dardha e Korçës, sepse ishte dhe fshati që i përshtatej më shumë ngjarjes. “Këtë herë unë isha i angazhuar në filmi artisk me titull “Nan” me skenar dhe regji nga regjisorja kosovare Val Jashari. Një projekt që më ka pëlqyer dhe që ka qenë një eksperiencë e bukur. Ne kemi qenë në zonën e Korçës. Një film që sjell këtë herë dhe aktorë nga Amerika, që janë pjesë e filmit. Ne jemi dhe aktorë nga Shqipëria, veç meje është edhe aktori Adrian Pepi nga Korça. Ngjarjet zhvillohen në një fshat në luginën e Preshevës, por u xhirua në Dardhë, sepse ishte fshati që regjisorja zgjodhi pasi i përshtatej shumë mirë asaj që donte ajo të transmetonte me filmin “Nan””, tregon aktori Neritan Liçaj për këtë projekt kinemaje, që ka bërë xhirime në Dardhë të Korçës. Një bashkëpunim që sjell regjisoren Val Jashari në Shqipëri, një emër i njohur dhe e vlerësuar me filmat e saj dhe më parë. Këtë herë me skenar të saj ajo sjell “Nan”, por Val Jashari ka mbaruar shkollë filmi në New York dhe me filmat e saj ka marrë pjesë dhe në festivale të ndryshme filmi.

Historia në film

Filmi artistik “Nan” sipas aktorit Neritan Liçaj është dramë i bazuar në një histori të vërtetë. Sipas tij është një film, që përcjell mesazhe për shoqërinë. “Filmi “Nan” trajton një histori të vërtetë të një fëmije të vogël, që nuk arrin që të shpëtojë nënën e tij nga vdekja si pasojë e një sëmundje të rëndë. Në qendër të filmit “Nan” është djali, që interpretohet nga Rron, djali i regjisores dhe tregohen peripecitë me fëmijën në vetëm një ditë, ku dhe nëna e tij vdes”, tregon aktori Liçaj për këtë film, që ka vijuar xhirimet këto ditë qershori në Dardhë të Korçës. Një film dramatik dhe i bazuar në një ngjarje të vërtetë, por këtë herë aktori Liçaj vjen me rolin e Isës. “Unë në filmin me regjisoren Val Jashari luaj rolin e Isës, por në qendër të filmit është fëmija, drama dhe përbuzja që pëson ai. Aktorët e tjerë në film janë kryesisht nga shqiptarët e Amerikës dhe Kosova. Nga të Shqipërisë jam unë edhe Andrea Pepi aktor i trupës së teatrit të Korçës”, vijon të pohojë aktori Liçaj. Ky film pritet të jetë premiera e radhës për publikun shqiptar dhe jo vetëm. Por aktori Liçaj tregon se në jetën e tij artistike vijon të jetë me angazhime, që dhe pse kanë lodhjen e tyre sërish i kanë dhuruar kënaqësi. “Unë ia kam kaluar shumë mirë me punën me këtë film që sapo mbarova. Por vijojnë dhe ofertat e tjera me filmin. Ka oferta, por duhet të presim në vijim. Ka qenë një sezon artistik i angazhuar me role dhe në teatër, i lodhshëm por na ka falur shumë. Problemi jonë si artistë qëndron me këto probleme, që kemi me institucionet që nuk na kanë dëgjuar deri tani për teatrin. Nuk na lodh puna ajo na jep kënaqësi”, vijon të pohojë aktori./Julia VRAPI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2018 - 13:55

Aktori i njohur i skenës teatrale dhe kinematografisë shqiptare,  Neritan Liçaj tregon se është bërë pjesë e këtij profesioni prej rreth 25 vitesh dhe pavarësisht këtij fakti thotë se ende nuk di shumë rreth tij.

Postuar: 21/10/2018 - 07:47

Aktori i njohur italian Michele Placido është shprehur për Teatrin Kombëtar, duke e cilësuar shem

Postuar: 21/10/2018 - 07:46

Ekspozita “Chagall: Graviteti Magjik” prezanton për publikun më shumë se 180 gravura

Postuar: 20/10/2018 - 07:44

Teatri Kombëtar i Prishtinës, Kosovë u prezantua në festivalin “Skampa” me shfaqjen &

Postuar: 20/10/2018 - 07:42

Më skenar dhe regji nga Gjegj Xhuvani ka mbaruar xhirimi i filmit “Liqeni im”.

Postuar: 20/10/2018 - 07:41

 Orkestra Simfonike e Vlorës vjen me një koncert në teatrin “Petro Marko” me ras