BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x
BREAKING NEWS

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta janë Kampionët tanë Antikorrupsion, së bashku do të ndëshkojmë të korruptuarit

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta
x

Kultura

Mbyllet GKA, kohëzgjatja e punimeve të rikonstruksionit 24 muaj dhe vlera 1 miliard lekë

Mbyllet GKA, kohëzgjatja e punimeve të rikonstruksionit 24 muaj dhe

Galeria Kombëtare e Arteve do t’i nënshtrohet rikonstruksionit, një proces pune që do të vijojë në 24 muaj. Njoftimi vjen nga Ministria e Kulturës, që bën me dije se GKA nga data 18 është mbyllur. “Referuar zbatimit të projektit të Ministrisë së Kulturës për rikonstruksionin e godinës së GKA-së, ambientet e këtij objekti do të mbyllen përkohësisht, duke filluar nga 18.10.2021 deri në përfundimin e punimeve. Si rrjedhojë, do të pezullohet përkohësisht aktiviteti dhe shërbimi muzeor brenda kësaj godine. Galeria Kombëtare e Arteve është ngarkuar të marrë masa për transferimin e orendive, pajisjeve, arkivin administrativ pranë ambienteve të Albafilm sh.a”, bën me dije MK. Sipas njoftimit zyrtar, aktiviteti i institucionit do të vijojë. Në bashkërendim me Muzeun Historik Kombëtar apo entitete të tjera do të zhvillohen ekspozita të përkohshme dhe programe publike. Ministria shprehet se periudha e realizimit të punimeve në godinën e GKA do të shfrytëzohet për restaurimin dhe digjitalizimin e fondit artistik dhe arkivave, në bashkërendim me institucionet e specializuara të trashëgimisë kulturore. “Galeria Kombëtare e Arteve do t’i nënshtrohet rikonstruksionit total, si një investim i qeverisë shqiptare, duke ruajtur dhe evidentuar vlerat e projektit të prof. Enver Fajës. Një godinë simotër do i shtohet asaj ekzistuese, në pjesën e pasme, me të njëjtat volume, duke zgjeruar hapësirat e fondit të ruajtjes së veprave të artit, ekspozimit, laboratorëve restaurues, aktivitetit edukues për të rinj e fëmijë e shërbime për vizitorët”, thuhet në njoftim. Nga 4.600 m2 që është sot, muzeu do të shtrihet në 10.100 m2. Vlera e investimit rreth 1 miliard lekë. Projekti është realizuar në vitin 2018 nga studio “Atelier 4”. Projekti zbatohet nga bashkimi i operatorëve “4 A - M” sh.p.k., “K.A.E.XH.” sh.p.k., “IMAGE & COMMUNICATIONS DEVELOPMENT” sh.p.k., të përfaqësuar nga “4 A - M” sh.p.k. Kohëzgjatja e punimeve 24 muaj.