BREAKING NEWS

Marrëveshja për Zgjedhoren përfshin votën e emigrantëve? Ja si përgjigjet Damian Gjiknuri

Marrëveshja për Zgjedhoren përfshin votën e
x

Kultura

Merita Smaja: Teatri do ta përcjellë këtë kohë me ndjesi, që mos ta harrojmë

Merita Smaja: Teatri do ta përcjellë këtë kohë me

Veprat teatrore shqiptare në teatër janë vlerësuar nga publiku. Pjesët që janë shkruar nga autorët shqiptarë janë mirëpritur në skena të ndryshme, por për artistët edhe koha që po kalojmë me dramën dhe problemet e saj përmes teatrit nuk do të harrohet. Për artistët, gjithmonë kohërat kanë bërë dhe teatrin dhe kjo kohë që po kalojmë do të sjellë mendime të tjera, si dhe vepra të reja. Aktorja e njohur Merita Smaja shprehet se teatri ka shumë rëndësi në shoqëri, dhe do ti tregojë brezave se çfarë ka ndodhur. “Kjo situatë do të sjellë edhe drama të reja dhe mendime të tjera. Do të fusë jetën njerëzore në teatër dhe teatri do ta bëjë atë të pavdekshme, sepse do ti kujtojë brezave atë që ndodhi dhe përjetimin e saj. Kjo do të jetë një gjë vërtetë interesante në teatrin, që do të ndodhë më pas. Unë e mora vetëm në anën në brendinë e teatrit, se çfarë do të bëhet me teatrin. Pastaj për politikat e teatrit tani nuk është momenti dhe koha për të folur”, pohon aktorja Smaja. Për aktoren e teatrit “Migjeni” është një kohë me ngjarje interesante dhe po krijohet një ndërlidhje, që më pas do të sjellë vepra të fuqishme në skena për publikun. Për aktoren kjo është një periudhë, që do të sjellë vepra teatrore që do ti jetojnë kohës. “Ne tani kemi ngjarje shumë interesante. Ngjarje që janë të gjithsecilit dhe kjo mund të sjellë dhe monodrama dhe drama. Mund të sjelli drama të përgjithshme, për shembull çfarë ndodh në një familje sot? Si e përjeton një familje, ata që kanë të sëmurë me koronavirus? Pra është një gjë që mendoj se teatri do ta përcjellë bukur, me ndjesi dhe emocion që të mos harrohet. Gjithmonë kohërat kanë bërë dhe teatrin, sepse jeta është teatër dhe teatri është jetë. Teatri sjell jetën në teatër, por ama dhe jeta ka teatrin e vet. Kjo ndërlidhje mund të sjellë vepra të fuqishme, që do ti jetojnë kohës dhe do ta vulosin këtë periudhë që është e vështirë, por është dhe shpirtërore edhe psikologjike, shoqërore edhe gjithanshme”, thotë më tej aktorja Merita Smaja.

Puna për pjesën e re në teatër

Këto kohë si regjisore Merita Smaja tregon se po vazhdon punën nga shtëpia. Ajo tregon se vijon punën online për një shfaqje jo për të rritur por për fëmijët, që do të jetë me kalimin e kësaj situate në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Shfaqja për të cilën po punon me aktorët titullohet “Gishtëza”, dhe si regjisore Smaja pohon se tani po punojnë me tekstin e pjesës teatrore. “Unë jam duke punuar për një projekt për teatrin e kukullave. Ne jemi duke punuar online për shkak të situatës, që ndodhemi. Shfaqja quhet “Gishtëza” dhe ne me aktorët po punojmë online, që tekstin ta kemi gati dhe kur ne të dalim prej kësaj që gjendje që jemi do të bëjmë vetëm lëvizjet dhe fillojmë shfaqjen në skenë për fëmijë. Edhe fëmijët kanë nevojë të shijojnë diçka ndryshe, të këndshme, të qeshin dhe të mos ndihen keq nga gjithë kjo periudhë e vështirë psikologjike, sepse pavarësisht se fëmijët nuk e shprehin por janë në një lloj trysnie”, thotë për punën e saj gjatë kësaj kohe si regjisore Merita Smaja. Ajo çfarë e ka e ka lehtësuar punën është teknologjia dhe Merita Smaja shprehet se kjo shfaqje vjen pas një premiere, që u mirëprit më parë nga fëmijët në teatër. “ Falë teknikës që kemi ne mund të bëjmë dhe provat për shfaqjet dhe diskutojmë dhe me aktorët. Kjo do të jetë një shfaqje për fëmijë premierë produksion i teatrit “Migjeni”. Para saj patëm një tjetër premierë për fëmijë, që pati sukses. Pas saj ne do të donim të ishim me këtë premierë që po punojmë, por ndodhi kjo situatë dhe ne jemi duke u përgatitur që sapo të dalim nga kjo gjendje ta sjellim në skenë”, thotë Smaja. Si aktore Merita Smaja me aktivitetin e saj ka qenë në skena me drama dhe komedi, por dhe me role në filma. Me punën e saj ka arritur të fitojë çmime të ndryshme, mes tyre përmendim çmimin si aktorja më e mirë për role protagoniste në tragjikomedinë “Vizita e fundit” e Albri Brahushës apo në dramën “Dy jetë” të Fadil Krajës.