BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

"Mes çarçafëve" me të madhen Yllka Mujo dhe të mrekullueshmen Ermira Hysaj, në 12, 13 dhe 14 maj në teatrin "Skampa" të Elbasanit

"Mes çarçafëve" me të madhen Yllka Mujo dhe

Teatri Shëtitës “Çajupi” po vijon një aktivitet artistik të suksesshëm me shfaqjet jo vetëm në Tiranë, por edhe në skena të qyteteve të tjera. Në datat 12, 13 dhe 14 maj shfaqja teatrore “Mes çarçafëve” do të jetë për publikun në skenën e teatrit “Skampa” të qytetit të Elbasanit. Vepra teatrore “Mes çarçafëve” me regji nga Kiço Londo e Teatrit Shëtitës “Çajupi” është një pjesë e re, që të mbërthen, e interpretuar me shumë mjeshtëri nga dy aktoret Yllka Mujo dhe Ermira Hysaj. Premiera teatrore “Mes çarçafëve” ishte në datat 7 dhe 8 maj në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, për të vijuar dhe në skena të tjera. Ndërsa tani për tre mbrëmje me radhë të enjten, të premten dhe të shtunën do të jetë për publikun në Elbasan. Pjesa e Jordi Mand, e para e saj, është e vendosur në një klasë të vitit të tretë të një shkolle fillore private, krijuar nga skenografia simbolike e detajuar dhe që ndihmon shumë. Vepra është përkthyer nga Artur Lena. Në vijim të aktivitetit artistik Teatri Shëtitës “Çajupi” më parë prezantoi për publikun tre shfaqje teatrore, në të njëjtën ditë, në tre qytete të ndryshme dhe në orar të njëjtë. Por premiera më fundit për publikun është shfaqja teatrore me titull “Mes çarçafëve”, që vjen nën interpretimin brilant të dy aktoreve Yllka Mujo dhe Ermira Hysaj.

Ngjarjet në shfaqje

Është fundi i një mbrëmjeje takimi me prindër. Tereza, mësuesja e re, është gati të mbledhë sendet personale e të niset për në shtëpi, kur shfaqet Marion, nëna e njërit prej nxënësve, që do të zhvillojë një bisedë në lidhje me djalin e saj Aleks. Kjo është diçka e beftë për Terezën, meqë Marion nuk ka kërkuar takim dhe gjithsesi, të gjitha bisedat e mëparshme mbi Aleksin, Tereza i ka pasur me babanë e tij, Kurtis, bashkëshorti i Marion. Marion është krejt në dijeni të lidhjes së tyre dhe kjo gjë e ka indinjuar. Madje më tepër se kaq. Aleks është një fëmijë me nevoja të veçanta, nga ato, që duken si rast serioz i mungesës së aftësisë për t’u përqendruar dhe Marionës nuk i pëlqen të mbetet jashtë qarkut të tij. Ajo padyshim që nuk e pëlqen deklaratën e Terezës, që si mësuesja e Aleksit, ajo shpenzon më tepër kohë me të sesa nëna e tij, e cila është një grua në karrierë, dhe prandaj e kupton më mirë atë. Por gjëja, që nuk i pëlqen fare, është zbulimi, që ka bërë kohët e fundit, i cili del në pah nga disa ndeshje verbale fillestare, nga ku mësojmë, se bashkëshorti i saj dhe Tereza janë të dashuruar. Kjo, plus puna me emaile dhe letra të shkruara, shkon për llogari të kuptimit të titullit. Koha e zgjatjes është mbi një orë. Kur kanë kaluar 10 minuta, Marion hedh bombën dhe është masa e mjeshtërisë së autores, që Marion është shfaqur me zemërim shumë më të madh, se ç’mund të ketë rëndom një prind i pakënaqur, prapë ne tronditemi. E njëjta gjë vlen edhe për zbulimet e tjera në vazhdim, trashë dhe shpejt, nga ana e njërës grua apo tjetrës për gjithë pjesën e mbetur të veprës. Për natyrën e paqetë, që nuk gjen shpëtim, të Kurtisit, që nuk e shohim. Për planet, që ai dhe Tereza duket se janë duke bërë. Për presionet ekonomike, që e mbajnë larg Marionën nga i biri, ndërkohë që siguron para për ta dërguar në shkollë. Për përkushtimin profesional të Terezës, për mospasjen e fëmijëve dhe për shëndetin e saj. Regjisori dhe dy aktoret e tij përdorin teknikën e njohur të ekspozicionit në retrospektivë dhe e mbrujnë me logjikë emocionale pa ndjenja keqardhjeje. Çdo zbulim është një hakmarrje.