BREAKING NEWS

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër ‘shuplakë’ e fortë për Monika Kryemadhin / Damian Gjiknuri jep lajmin, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër
x

Kultura

“Mes mohimit dhe kontributit në shkencë”, një aktivitet kushtuar katër intelektualëve shqiptarë

“Mes mohimit dhe kontributit në shkencë”, një

Intelektualët Skënder Luarasi, Ramadan Sokoli, Gjergj Kokoshi dhe Dhimosten Budina u përkujtuan në aktivitetin me temë “Mes mohimit dhe kontributit në shkencë”. Në kuadër të “Muajit të kujtesës” shpallur nga Ministria e Kulturës, Muzeu Historik Kombëtar organizoi aktivitetin me temë kushtuar intelektualëve. Dr. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, akademik Vasil Tole, akademik Neritan Ceka dhe prof. asoc. dr. Enriketa Papa mbajtën kumtesat e tyre kushtuar figurave të njohura. Dr. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar mbajti kumtesën me temë: “Skënder Luarasi mes përndjekjes dhe disidencës morale përmes përkthimeve”. Drejtori i MHK tha se një nga figurat më të shquara të viteve ‘20 deri në ‘80 të shekullit të kaluar padyshim është profesor Skënder Luarasi, si një nga veprimtarët më të njohur të nacionalizmit shqiptar. Sipas tij, në vitet e shkollimit të jetuara jashtë ai formoi identitetin e tij politik, që nxiti tek ai qytetarin reagues dhe mësuesin. “U angazhua gjerësisht në përkthime sa arrin të hapi katedrën e anglishtes në UT. Edhe pse ishte i përndjekur dhe u përjashtua nga Lidhja e Shkrimtarëve i qëndroi gjithë jetës së tij besnik bindjes se kultura është rruga e vetme drejt përparimit”, tha Koçi. Akademiku Vasil Tole përshëndeti me kumtesën e tij të regjistruar me temë: “Ramadan Sokoli, themelues i etnomuzikologjisë shqiptare”. Akademiku ndër të tjera theksoi se kontributi i tij i jashtëzakonshëm ndahet në tre fusha. Sipas akademikut Tole, së pari në studimet etnomuzikologjike, së dyti në krijimtarinë muzikore shqiptare, dhe së si pedagog e organizator i aktiviteteve në nivel vendor e ndërkombëtar. “Për sa i përket kontributit të tij në etnomuzikologji ai konsiderohet me të drejtë themeluesi i etnomuzikologjisë pasi ai la vepra me vlerë në fushën e folklorit shqiptar. Vlen për tu përmendur kontributi i tij si kompozitor pasi është një ndër kompozitorët e parë shqiptar së bashku me Tish Dainë, Prenk Jakovën. Realizoi kryesisht muzikë dhome pasi e ndjeu shumë presionin e realizmit socialist dhe nuk dëshironte të ishte i përdorur nga sistemi në krijimtarinë e tij. Për tu vlerësuar është gjithashtu kontributi i tij për të futur në shkolla lëndën e folklorit muzikor duke qenë gjithashtu dhe një nga ideuesit më të rëndësishëm të festivaleve folklorike”, tha akademiku Tole.

 Kontributet e tjera

“Dhimosten Budina, arkeologu i Butrintit”, ishte kumtesa nga akademik Neritan Ceka. Në fjalën e tij akademiku Ceka e cilësoi arkeologun Budina me epitetin “Konti i Butrintit”. Sipas tij, arkeologu Dhimosten Budina ka kontribut dhe në qytetin antik të Antigonesë. “Megjithëse u dërgua në Butrint nga sistemi i kohës, ku qëndroi për një kohë të gjatë, jo vetëm që nuk u dëshpërua por e ktheu këtë të fundit në një kantier pune. Ai ka një kontribut të veçantë dhe në gërmimet e bëra në qytetin antik të Antigonesë, një punë të cilën ai e mbaroi për 10 vjet në një kohë që me ritmet e sotme të gërmimeve në arkeologji do të duheshin rreth 200 vjet”, u shpreh profesor Ceka. Gjatë fjalës së saj me temë “Gjergj Kokoshi dhe kontributi i tij politik në një atmosferë dhune politike në Shqipërinë e pasluftës së Dytë Botërore”, prof. as. dr Enriketa Papa theksoi ligji elektoral i hartuar në Shqipërinë e mbas Luftës së Dytë Botërore u kundërshtua fort nga Gjergj Kokoshi, në atë kohë Ministër Arsimi, duke e quajtur jo të përshtatshëm me parimet demokratike. Në përfundim dr. Dorian Koçi, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar tha se prof. asoc. dr. Konstandinos Jakumis, që do të mbante kumtesën “Theofan Popa dhe disidenca passive”, për arsye personale nuk mund të ishte në këtë aktivitete, por sipas tij në një moment të dytë do të organizohet një aktivitet në nder të kësaj figure të shquar, që ka bërë shumë për të shpëtuar shumë kishat e manastiret në Shqipëri.