BREAKING NEWS

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme të vendit/ Kallëzohen 7 funksionarë publikë në Prokurori. Kush janë zyrtarët e lartë dhe akuzat që rëndojnë mbi to

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme
x

Kultura

Mevlan Shanaj: E drejta e autorit problem, ligjet bëhen për t’u servirur në tavolinat europiane dhe jo për t’u zbatuar

Mevlan Shanaj: E drejta e autorit problem, ligjet bëhen për t’u

E drejta e autorit nuk respektohet kur flasim për prodhime të ndryshme të filmave shqiptarë. Një problem që është bërë me dije herë pas here nga kineastët, të cilët janë shprehur për piraterinë me veprat filmike. Edhe kineasti i njohur Mevlan Shanaj, i cili ndër vite është prezantuar për publikun edhe si aktor në kinema e televizion dhe si producent, shpreh shqetësimin se vepra filmike që mbajnë emrin e kineastëve shqiptarë shpesh janë pre e piraterisë. Filma që transmetohen dhe e drejta e autorit nuk paguhet. Kur flasim për institucionet përgjegjëse, kineastët pohojnë se duke filluar që nga Ministria e Kulturës nuk kanë mundur dot ta parandalojë piraterinë. Kineasti Mevlan Shanaj, në Ditën e të Drejtës së Autorit ( 23 prill) shprehet se janë të njëjtat probleme, në këtë fushë. “Merr boto shkrimet e tua në vijueshmëri janë të njëjtat probleme, gjoja me ndonjë pudër, në fytyrën e zhubrosur edhe pa botox të së drejtës së autorit. Më thuaj ti si gazetare e kësaj rubrike prej më shumë se një dekade: A ekziston e drejta e autorit në shfrytëzimin dhe mënyrën e shfrytëzimit të filmit shqiptar?!”, thotë ai ku pyetet për respektimin e së drejtës së autorit, në vendin tonë. Në vitin që lamë pas ministrja e Kulturës zhvilloi disa takime me anëtarë të shoqatave të ndryshme, që merren me të drejtën e autorit në vendin tonë. Atë kohë u fol për problemet që has kjo fushë, ku e drejta e autorit pak gjen zbatim. Për kineastin e njohur Mevlan Shanaj, takime të tilla nga institucionet zhvillohen, por sekuencat filmike shfrytëzohen pa të drejtën e autorit. “Në sa kabllorë apo programe satire shfrytëzohen sekuenca nga filmat?! A ka kontrata të përdorimit? Pyetja ime është konkrete, në sa programe televizive shfrytëzohen sekuenca nga filmat me parotizim teksti?!”, thotë kineasti i njohur në reagimin e tij.

Institucionet nuk gjejnë zgjidhje

Përballë shfrytëzimit të veprave filmike nga përdorues, që nuk respektojnë të drejtën, kineasti Mevlan Shanaj shprehet se dhe vetë Ministria e Kulturës që është kryesorja në këtë situatë duket se e shikon një problem pa zgjidhje. Sipas kineastit Shanaj janë ligje për tu sevirur në tavolina europiane dhe jo për zbatim. “Pse nuk e parandalojnë në se i kanë mundësitë?! Shteti ka AMA për vëzhgim, po nga që është shtetërore nuk funksionon, pasi vetë Ministria e Kulturës me sa kuptoj nuk e konsideron problem për zgjidhje, por veçse çështje fushate për media, pa përgjegjësi as ligjore as shtetërore, as administrative. Janë ligje, jo për tu zbatuar, por për tu servirur në tavolinat europiane, pasi atje nuk mund të kapërcesh trarin me verbëri. Një i verbër shikon vetëm errësirën! Një punonjës i administratës i ngjason shumë të verbrit prej 30 vjetësh në shfrytëzimin e filmit. Një miku im më thoshte se në Athinë, shitësi grek i gazetës bashkë me gazetën shiste dvd filmin tim "Plumba perandorit” dhe “Nëntori i dytë"”, tregon kineasti Shanaj. Pirateria me filmat dhe shfrytëzimi i tyre ka treguar në vite që ligji për të drejtën e autorit nuk ka gjetur si duhet zbatim, edhe pse u bë një ligj i ri vitet e fundit që vijoi me probleme. Kineasti Mevlan Shanaj thotë se këto probleme i janë bërë me dije më parë dhe ministres së Kulturës. “Ne si shoqatë "Lumiere" së bashku me drejtorin ekzekutiv, kemi ngritur me forcë problemin e së drejtës së autorit dhe mbrojtjen e pronës intelektuale jo vetëm me shkrim, por edhe në takime direkt me ministren e Kulturës znj. Margariti”, shprehet Shanaj. Emrin e regjisorit Mevlan Shanaj e mbajë prodhime të ndryshme të kinematografisë shqiptare, jo vetëm filma artistikë por dhe dokumentarë. Në filmat artistikë si regjisor përmendim: “Lule të kuqe, lule të zeza” 2003, “Fletë të bardha” 1990, “Të shoh në sy” 1986, “I paharruari” 1984, “Plumba perandorit” 1980 dhe të tjerë.