BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Mevlan Shanaj kritika programit të Kumbaros për 2017-2021: I mungon vizioni, akoma nuk dimë ç’do bëjë 4 vite

Mevlan Shanaj kritika programit të Kumbaros për 2017-2021: I mungon

Ministrja Mirela Kumbaro me prezantimin e parë sërish si titullare në Ministrinë e Kulturës zhgënjeu artistët. Edhe pse për katër vite kritikat dhe vërejtjet për ministrinë nuk munguan, edhe me fjalën e parë të saj si ministre në Kuvend ku prezantoi programin për 2017-2021 para disa ditësh Kumbaro për artistët tregoi se ishte e paqartë. Programi, që do të ketë Ministria e Kulturës  ka qenë zhgënjim sërish për artistët, të cilët pohojnë se pas katër viteve në krye të dikasterit të ministrisë ministrja Kumbaro duhet të ishte më e qartë në fjalën e saj dhe më konkrete. Në fjalën e ministres Kumbaro mes të tjerash mungoi dhe kinematografia shqiptare dhe kjo për regjisorin e njohur Mevlan Shanaj tregon se sa vëmendje ka pasur dhe do të ketë ministria. “Pas 4 vjet eksperiencë do ishte në nderin e saj të thoshte diçka konkrete. M’u dukën fjalë në erë dhe propagandë. Nuk lexova asgjë për problemet e kinematografisë dhe një shembull, që sillej ishte i çuditshëm pasi nuk përmendej aktorja, që kishte fituar çmimin në Sarajevë, të cilën e përgëzoj”, pohon në reagimin e tij regjisori i njohur Mevlan Shanaj. Një program ku ministrja Kumbaro flet për trashëgiminë kulturore, por dhe kjo një tjetër fushë që akuzat nuk kanë munguar për  mosvëmendje në drejtim të Ministrisë së Kulturës. Por kur flitet për dëmtime, mungesë vëmendje në restaurime apo shkatërrime të tjera në trashëgiminë kulturore reagimet nuk janë vetëm nga specialistët e monumenteve të kulturës. Ashtu si dhe herë të tjera me dëmtimet në monumentet e kulturës edhe këtë radhë regjisori Shanaj, i cili ka lexuar fjalën e ministres Kumbaro që bëri të ditur prioritetet e punës së saj i sjell në vëmendje edhe kishën e Mborjes. “Nga çfarë lexova për programin e Ministrisë së Kulturës mungonte vëmendja për restaurimin e stërzgjatur të kishës së Mborjes dhe Mesopotam, që kanë nga tetë vjet me skela të ngritura”, shton më tej regjisori Shanaj.

Mungesë vizioni

Për regjisorin Mevlan Shanaj, ministrja Kumbaro nuk tregoi vizion. Ai shton më tej në reagimin e tij se i uron ministres, që me këtë riemërim të saj të qartësohet për punën që do të bëjë gjatë këtij mandati të dytë si drejtuese e Ministrisë së Kulturës. Madje ai pohon se duhet të riparaqitet me programin 4 vjeçar të kulturës. “Shkurt nga ministrja Kumbaro, që ende nuk dinte çdo të bënte pas riemërimit, i uroj të qartësohet për katër vitet e ardhshme. Nuk kishte vizion me këtë paraqitje. Sugjeroj të pyes shefin dhe të riparaqitet me programin 4 vjeçar të kulturës, të nëpërkëmbur nga buxheti dhe vizioni”, cilëson më tej regjisori Mevlan Shanaj. Në katër vite ministrja Kumbaro u përball jo pak me reagimet e artistëve të ndryshëm, të cilët folën jo vetëm për institucionet e artit në mjerim, mungesë infrastrukture, projekte të pakta, buxhete të ulëta por dhe mungesë transparence. E në këtë situatë programi, që prezantoi ministrja Kumbaro në katër vite sërish për ata qëndron larg asaj çfarë kërkohet sot për jetën artistike dhe kulturore. Më herët regjisorë si Saimir Kumbaro, Kristaq Mitro apo dhe të tjerë kanë pohuar se për kinemanë shqiptare nuk ka vëmendje, problemet vijojnë dhe vështirësitë e kineastëve nuk janë të pakta. Me vështirësitë në jetën artistike edhe për artistë të fushave të tjera në katër vite ajo çfarë ka bërë Ministria e Kulturës më shumë kanë qenë fjalë, propagandë se sa veprime konkrete në ndihmë të zhvillimit të artit dhe kulturës.

Nga Julia Vrapi

 

Më të lexuarat